Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Nga Madeleine Albright & Igor Ivanov, ?The New York Times?
* Raportet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, kanë qenë në krizë për pjesën më të madhe të dekadës që kaloi. Komunikimi i zakonshëm është ndërprerë, duke e thelluar mosbesimin, dhe duke e bërë më të vështirë uljen e tensioneve. Gjendja e tanishme, nuk i shërben aspak interesave strategjike të secilit vend, dhe e vë në rrezik sigurinë globale, pasi Rusia dhe SHBA-ja janë të vetmet vende që zotërojnë mjaftueshëm armë bërthamore për ta shkatërruar njëra-tjetrën, por edhe gjithë njerëzimin.
Rindërtimi i besimit të ndërsjellë, dhe përmirësimi i marrëdhënieve SHBA-Rusi, do të jetë një përpjekje sfiduese afatgjatë, duke pasur parasysh klimën aktuale politike në Uashington dhe Moskë. Gjithsesi, të dyja vendet kanë shansin të zbusin raportet duke e zgjatur afatin e Traktatit të Ri për Reduktimin e Armëve Strategjike të vitit 2010, që skadon pas një 1 viti.
Ndërsa 12 muaj mund të duken një kohë e bollshme, në terma diplomatikë dhe në mjedisin aktual, koha ikën shumë shpejt. Nëse reagojnë shpejt, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, i kanë të gjithë mundësitë të shmangin një rikthim të pakuptimtë dhe të rrezikshëm në pragun e një përplasjeje bërthamore.
Nuk ka asnjë arsye të pritet, dhe zgjatja e traktatit, të njohur si NEË START, është pikënisja e duhur për përmirësimin e raporteve. Me skadimin e Traktatit të Forcave Bërthamore të Rrezes së Mesme vitin e kaluar, NEW START, është marrëveshja e vetme që ekziston ende, dhe që kufizon madhësinë e forcave bërthamore amerikane dhe ruse.
Ky taktat garanton masat e rëndësishme të verifikimit dhe transparencës, përfshirë inspektimet në terren, të cilat kanë ndihmuar në forcimin e stabilitetit strategjik. Traktati lejon një zgjatje 5-vjeçare, nëse për këtë gjë bien dakord udheqësit e të dyja vendeve.
Prandaj presidentët Vladimir Putin dhe Donald Trump, duhet që ta shfrytëzojnë këtë mundësi.
Vendet tona, i mbijetuan rreziqeve bërthamore të Luftës së Ftohtë, përmes një kombinimi të diplomacisë së aftë, udhëheqjes politike, dhe fatit të mirë. Rënia e Murit të Berlinit nuk i eliminoi ato rreziqe, por vitet që pasuan shënuan një progres të vazhdueshëm në kontrollin e armëve, një rënie të ndjeshme të rrezikut bërthamor, dhe një besim të zvogëluar në mjetet ushtarake për adresimin e konflikteve të mundshme.
Ndërkohë, sot tensionet gjeopolitike po rriten, dhe fuqitë kryesore po i kushtojnë sërish rëndësi rolit të armëve bërthamore në strategjitë e tyre ushtarake. Ekspertët po flasin më pak mbi mjetet për ndalimin e konfliktit bërthamor, dhe me shumë për prodhimin e armëve që mund të përdoren për sulme.
Madje disa madje kanë përqafuar idenë e marrë, se mundet të fitohet edhe një luftë bërthamore. Në fund të vitit të shkuar, ne u takuam në Vjenë me ish-ministra të tjerë të jashtëm nga më shumë se një duzinë vendesh, si pjesë e Forumit të Aspenit, për të analizuar peizazhin global të sigurisë, dhe për t?i ekzaminuar më në thellësi këto tendenca.
Ne dolëm nga këto konsultime shumë të shqetësuar nga pasojat e mundshme në të gjithë botën, nga një gare e përshpejtuar globale e armëve, nga rreziku i rritur i incidenteve ushtarake, si dhe nga degradimi i marrëveshjeve të kontrollit dhe mos-përhapjes së armëve bërthamore. Ne besojmë se bota duhet të lëvizë në një drejtim të ri, më pak të rrezikshëm.
Si rezultat i këtij takimi, ne dhe 24 ish-ministrat e tjerë të jashtëm tani, po bëjmë publike një deklaratë që u bën thirrje liderëve të të gjitha vendeve, të reagojnë ndaj pasigurive mbi armët bërthamore. Mjetet për t?i adresuar këto rreziqe janë në dispozicionin tonë, por ato mund të përdoren vetëm përmes një udhëheqjeje të mençur.
Gjatë Luftës së Ftohtë, bota vërtetoi se traktatet e ekuilibruara dhe të zbatuara me besnikëri, angazhimet politike dhe normat e sjelljes mund të zvogëlojnë në një mënyrë efektive tensionet dhe mundësinë e konflikteve. Këtë pranverë, 190 vende do të mblidhen në Nju Jork në kuadër të 50 vjetori të Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore, për të shqyrtuar rreziqet aktuale bërthamore dhe sfidat.
Zgjerimi i traktatit NEW START, do t?i dërgonte një sinjal pjesës tjetër të botës, dhe mund të hedhë themelet për një bashkëpunim të rritur ndërkombëtar në dekadën e ardhshme. Përshkallëzimi i sulmeve të fundit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, tregoi se sa shpejt mungesa e vigjilencës mund të na çojë në pragun e luftës.
Gjatë viteve të ardhshme, peizazhi i sigurisë do të bëhet edhe më sfidues, nga teknologjitë në zhvillim, dhe nga ndërthurja e tyre me aftësitë konvencionale dhe bërthamore. Prandaj do të jetë vendimtare të krijohet një frymë e rigjallëruar e diplomacisë, bazuar në një kuptim të përbashkët të rreziqeve dhe mënyrave për të kontrolluar burimet e mundshme të dëmit.
Koha është kritike. Të mos bërit asgjë, duke pritur një marrëveshje ?më të mirë?, është një recetë që të çon drejt katastrofës.
Shënim: Medlin Ollbrajt, Sekretare amerikane e Shtetit në vitet 1997-2001. Igor Ivanov, ministër i Jashtëm i Rusisë në vitet 1998-2004../ Përshtatur nga CNA.al
Nga Michael Le Page & Debora MacKenzie, “New Scientist”* Nës...
Nga Anders Aslund “Project Syndicate”* Muajin e shkuar, pres...
Nga David N.Bossie “Fox News”* Rezultatet e zgjedhjeve brend...
Nga Xiao Qiang “Project Syndicate”* Në librin e tij të vitit...
Një ofensivë siriane e mbështetur nga Rusia në Idlib i ka sj...
Drezdeni pandehte se ishte i sigurtë, besonte se mburojë kis...
Nga Ivana Kottasová, Stephanie Halasz & Claudia Otto “CNN”Pl...
A keni menduar ndonjëherë, se si disa njerëz ia dalin të qën...
Sot shumica prej nesh, janë pjesë e të paktën njërës prej pl...
Xhorxh Uashingtoni ishte një flokëkuqXhorxh Uashingtoni, nji...
Të gjithë e dinë se fëmijët e parëlindur janë udhëheqës naty...
Nga David Howell “Japan Times”Më shumë se 30 vjet më parë, n...
Ndërsa lëvizni lart e poshtë në Facebook, ju e shihni:Miku j...
Eksperti i sëmundjeve infektive, njëherazi drejtues i qendrë...
Nga Eric Edelman & Charles Wald “National Interest”Në takimi...
Stereotipet tradicionale gjinore, thonë se gratë janë ato që...
Nga Toby Vogel & Kurt Bassuener ”Eu Observer”Komisioni Evrop...
Nga Brahma Chellaney “Project Syndicate”Nga Tigri tek Indi, ...
Nga Robert B.Talisse “The Conversation”Kur kryetarja e Kongr...
Qëkur qeniet njerëzore kanë parë yjet lart në qiell, 2 pyetj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...