web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse po dështon multikulturalizmi në qytetet evropiane

17 Shkurt 2020, 07:33, Blog CNA

Nga Licia Cianetti ?The Conversation?

* Gjatë dekadës së shkuar, ideja se multikulturalizmi është një eksperiment social i dështuar, ishte e përhapur në të gjithë Evropën. Miratimi i politikave mbi emigrantët dhe njerëzit me prejardhje emigrante, duket se sugjeron se ?momenti multikulturor? – nëse ka pasur ndonjëherë një të tillë ? ka marrë realisht fund.

Nën këtë mjedis, shumë ekspertë janë duke kërkuar për qytete me ide të freskëta, se si të ndërtojnë një shoqëri multikulturore dhe më gjithëpërfshirëse. Sipas rrjetit të Eurocities, ?e ardhmja e Evropës varet nga qytetet e saj?. Por hulumtimi im tregon se aftësia e qyteteve për të nxitur përfshirjen etnike dhe racore, po kufizohet nga masat shtrënguese, dhe nga besimi se të parët vijnë kulturat dhe njerëzit ?vendas?.

Pritshmëria që qytetet e kanë përgjigjen se si të nxitin diversitetin, vjen nga ideja se ato janë vendet natyrale për kreativitet dhe takime midis kulturave. Por kjo anashkalon pabarazinë, dhe ndarjen që vërehet gjithashtu në qytete. Gjithsesi, shumë qytete duket se e kanë kuptuar idenë e potencialit të tyre progresist.

Rrjeti Eurocities po kremton 100 ditët e para të Komisionit të ri Evropian me shembuj të qyteteve që mund ta frymëzojnë BE-në, përmes mënyrave të tyre inovative për të adresuar ?sfidat evropiane?. Këto përfshijnë qasjen gjithëpërfshirëse të kryeqytetit bullgar, Sofje, për ofrimin e shërbimeve për të ardhurit; Inkubatorin e Biznesit për të Rinjtë në Oslo, që përfshin gjithashtu emigrantët; dhe programin e përfshirjes së romëve në Berlin.

Por a janë realisht qytetet përcaktuese, për një të ardhme më gjithëpërfshirëse? Hulumtimi im mbi qytetet multikulturore tregon se idetë mbi përfshirjen etnike, racore dhe fetare, kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Dhe këtu kanë ndikuar masat shtrënguese.

Buxhetet e këshillave locale, janë zvogëluar me urdhër të qeverive qendrore. Në të njëjtën kohë, më shumë politika sociale, po u kalohen në varësi administratave lokale. Me numrin e njerëzve në rrezik për të qenë në pragun e varfërisë, që është rritur dy herë më shumë në qytete sesa në zona të tjera, qytetet e kanë gjithnjë e më të vështirë të përmbushin nevojat e qytetarëve të tyre.

Një problem shtesë është rritja e lëvizjes nativiste. Ajo kërkon që politikëbërësit t?u japin përparësi nevojave të qytetarëve ?vendas?: kujtoni lëvizjen ?punë britanike për punëtorët britanikë? ose ?prima gli italiani? (italianët të parët).

Ky kombinim i masave shtrënguese dhe nativizmit, i vë nën presion qytetet që angazhohen të promovojnë përfshirjen etnike dhe racore. Ato duhet ta bëjnë këtë me buxhete të zvogëluara, dhe përballë armiqësisë në rritje ndaj shpenzimit të burimeve të kufizuara për ?jo-vendasit?.

Një vend ku mund të shihen ndryshime në qasjen e qyteteve ndaj multikulturalizmit, janë dokumentet e prodhuara nga rrjetet transnacionale, ku qytetet bëhen bashkë për të shkëmbyer praktikat më të mira, dhe për të dalë me axhenda të përbashkëta.

Këto përfshijnë Rrjetin Eurocities, ose Programin e Qyteteve Ndërkulturore të Këshillit të Evropës. Këto kohë, kanë ndodhur 2 ndryshime kryesore. Së pari, rrjetet po promovojnë gjithnjë e më shumë politika që synojnë individët sesa grupet. Këtu përfshihen programe të tilla si trajnimet për punësim, apo ato që synojnë përmirësimin e aftësive dhe shanseve të individëve, pavarësisht prejardhjes së tyre etnike.

Njëkohësisht, rrjetet po promovojnë mënyrën se si qytetet po gjejnë zgjidhje pragmatike për çështjet më të ngarkuara politike. Ato përhapin praktikat më të mira mbi sheshimin e ndarjeve kulturore me projekte – si festivalet apo grupet teatrale – që promovojnë kontaktin midis kulturave dhe përmirësojnë ?kohezionin e komunitetit?.

Ose projekte që adresojnë varfërinë midis emigrantëve, duke i ndihmuar ata të hyjnë në tregun e punës, ose të hapin një biznes. Kjo qasje është gjithashtu një përgjigje ndaj masave shtrënguese. Ndërkohë, përpjekjet e disa qyteteve në Evropë dhe më gjerë për të kundërshtuar ligjet anti-migrantëve, dhe për të sfiduar masat shtrënguese, japin shpresë se gjërat do të jenë më mirë. Për shembull, kryetarët e bashkive në Itali nuk pranuan të zbatonin një dekret qeveritar, që kufizonte të drejtat e migrantëve.

Por prirjet e përmendura më lart, duhet të na bëjnë gjithashtu të jemi kujdesshëm. Qeveritë lokale të qyteteve, po miratojnë politika më të hapura ndaj emigrantëve, nën presionin e fortë për të punuar me më pak burime, dhe për ta bërë atë në mënyra që nuk provokojnë një reagim të ?vendasve?. Dhe kjo gjë zvogëlon opsionet e tyre politike. Qytetet mund të jenë vërtetë në gjendje të krijojnë një të ardhme më gjithëpërfshirëse, por ato po përballen me një sfidë të madhe në këtë drejtim./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga