Studimi/ Njerëzit janë më të mirë, sesa mendojmë zakonisht
A janë njerëzit egoistë apo bujarë? A janë lakmia dhe intere...
Nga Annie Sparow ?Foreign Policy?
* Përhapja e epidemive është e pashmangshme. Nëse ato bëhen pandemike – pra kur ka një përhapje të pakontrolluar të sëmundjeve ngjitëse, në të gjitha vendet dhe kontinentet e botës ? kjo varet nga përgjigja jonë.
Pandemitë varen gjithmonë nga rrjetet e shpejta të udhëtimit dhe popullsitë e dendura, që dikur ishin relativisht të pazakonta, ndërsa sot janë një normë globale nga Nairobi në Xhakarta. Përhapja e virusit Ebola në Republikën Demokratike Lindore të Kongos, është një kërcënim i tillë pandemik.
Pas më shumë se 18 muajsh, ekzistojnë vetëm 3 raste. Por Kongo dhe shumë vende të tjera të varfra në Afrikë dhe gjetkë, janë tashmë të kërcënuara nga koronavirusi i ri. Koronavirusi është teknikisht vetëm një epidemi, që nuk ka lëvizur ende në një numër të konsiderueshëm jashtë Kinës.
Që nga 14 shkurti, pati mbi 60.000 raste të konfirmuara në Kinë, dhe më pak se 500 raste në 24 vende të tjera. Katër prej këtyre vendeve raportojnë raste, kur infektimi ka ndodhur jashtë Kinës. Si duhet të reagojë bota, përballë kërcënimit, që virusi mund të përhapet në gjithë botën? Kina ka futur në karantinë mbi 80 milionë njerëz.
Në fakt asnjë shtet nuk mund të kontrollojë plotësisht qarkullimin e e një virusi. Dhe vendimet se kush jeton dhe kush vdes, diktohen nga modele që mund të mos jenë mënyra më e mençur ose më efektivja për të trajtuar shëndetin global. Shpërthimet e epidemive, shkaktohen nga sëmundjet që kalojnë nga kafshët te njerëzit.
Në 50 vitet e fundit, më shumë se 300 patogjenë janë shfaqur ose rishfaqur, të nxitur nga ndryshimi i klimës, shkretëtirëzimi i tokës, rritja e ndërveprimeve midis kafshëve dhe njerëzve, sistemet e dobëta shëndetësore, rritja e popullsisë dhe urbanizimi.
Në mënyrë tipike, epidemitë shoqërohen me përdorimin e masave si karantina, mbikëqyrja dhe vaksinimi. Kjo qasje kontrolluese ndaj sëmundjes synon një patogjen të vetëm në një kohë të dhënë. Ky proces filloi me Murtajën, një sëmundje bakteriale e transmetuar kryesisht nga pleshtat që jetojnë tek minjtë e zinj.
Murtaja godiste shpejt, shkaktonte simptoma agonizuese, dhe vriste shpejt të prekurit, zakonisht brenda 3 ditësh. Me një normë mesatare vdekshmërie rreth 70 përqind, ndonjëherë në ndonjë qytet e fshat mbeteshin gjallë shumë pak njerëz, për të të varrosur të vdekurit.
Pandemia e dytë e madhe globale e Murtajës, që filloi në vitin 1347 dhe zgjati deri në shekullin e XVII-të, vrau afërsisht 100 milion njerëz, ose një të katërtën e popullsisë së botës në atë kohë. Frika e përhapur në atë kohë, solli përpjekjet e para të organizuara për ruajtjen e shëndetit publik gjatë shekujve në vazhdim. Bllokadat detare, karantinat ushtarake dhe kordonet sanitare, u përdorën për të izoluar qytete dhe madje edhe vende të tëra.
Autoritetet shëndetësore identifikonin raste të dyshuara gjatë kërkimeve derë më derë, dhe burgosnin me forcë të infektuarit. Ndërkohë, u kërkuan anëtarëve të familjes të të sëmurit nga Murtajës, të hynin në karantinë për 40 ditë. Në shekullin e 18-të në Evropë dhe Amerikë, përhapja e lijës, një sëmundje virale e transmetuar nga njeriu tek njeriu, u lehtësua nga zhvillimi i urbanizimit dhe jetesa në grupe të mëdha.
Ajo vriste një të tretën e atyre që infektonte, dhe i linte përgjithmonë me shenja të mbijetuarit.
Vaksina e mjekut anglez Eduard Xhener, e prodhuar në vitin 1796, garantoi një masë të re për shëndetin publik. Në gjysmën e dytë të shekullit XIX, teoria e mikrobeve, e promovuar nga biologu francez Lui Pastër, u konsolidua teksa mjeku gjerman Robert Koh izoloi i pari bakterin që shkakton tuberkulozin dhe më pas kolerën, ndërsa mjeku hungarez Injac Semelveis, isht pionier i praktikës së dezinfektimit dhe larjes së duarve.
Teoria e mikrobeve, çoi në modelin biomjekësor të qasjes ndaj sëmundjes, që supozon se secila sëmundje ka një shkak specifik. Në Evropë dhe Amerikën e Veriut, nevoja e higjenës nxiti një lëvizje sanitare që e reformoi jetesën në qytete, përmes programeve të shëndetit publik që përmirësuan kushtet e jetesës mbi një spektër të gjerë sëmundjesh:ujë të sigurt, kanalizime, mbledhje e mbeturinave, asgjësim i ujërave të zeza, ventilim etj.
Pastaj në vitin 1946, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ripërcaktoi shëndetin si ?gjendje e mirëqenies së plotë fizike, mendore dhe sociale, dhe jo thjesht mungesa e ndonjë sëmundje?. Ajo e vuri theksin tek vaksinimi dhe mjetet për të luftuar infeksionin përmes aspekteve pozitive:ushqim më të mirë, edukim fizik, kujdes dhe sigurim shëndetësor.
Sot, reagimi ndërkombëtar është përqendruar kryesisht tek sëmundjet që paraqesin një kërcënim për Perëndimin. Sëmundjet endemike që vrasin shumë më tepër njerëz si malarja, kolera dhe tuberkulozi, marrin shumë më pak fonde dhe vëmendje, dhe shkaqet rrënjësore mbeten të paadresuara.
Patogjenët ndjekin rrugë tashmë të njohura. Prandaj, përhapja e tyre dhe rreziku i transmetimit të qëndrueshëm, varet nga bashkëpunimi global.Reagimi ndërkombëtar ndaj shpërthimit të koronavirusit, është vetëm shembulli i fundit. Edhe pse shumë vende perëndimore përfitojnë nga zhvillimet më të fundit të mjekësisë, në pjesën më të madhe të botës mungon kujdesi i duhur shëndetësor.
Numri i kufizuar i rasteve të diagnostikuara, nuk nënkupton se përhapja globale e tij është e stabilizuar në 24 vendet aktuale, apo se nuk po ndodh ndonjë përhapje lokale. Mungesa e rasteve në Afrikë, edhe pse ka një fluks të lartë trafiku me Kinën, ka të ngjarë t?i detyrohet mungesës së aftësisë diagnostikuese të kontinentit.
E njëjta gjë vlen për Indonezinë dhe Pakistanin. Nëse virusi përhapet gjatë verës në Afrikë ose Indonezi, mund të ketë një transmetim të tij gjatë gjithë vitit. Kjo do të shtonte mundësinë që koronavirusit të bëhet endemik dhe pandemi si malarja. Dhe do të shkaktonte shpërthime vjetore çdo sezon gripal, duke paraqitur një kërcënim të vazhdueshëm.
Modeli biomjekësor, ia nënshtron njerëzit sëmundjes. Bota ka nevojë për një model që i vë njerëzit të parët. Ashtu si shëndeti individual nuk është mungesa e sëmundjes, në një nivel shoqëror apo edhe global, shëndeti i një popullate nuk mund të përcaktohet nga mungesa e shpërthimeve epidemike./ Përshtatur nga CNA.al
A janë njerëzit egoistë apo bujarë? A janë lakmia dhe intere...
Nga Lily Kuo “The Guardian”* Liu Mengdi, 25-vjeçe, ka mbajtu...
Nga Jacob Heilbrunn ”National Interest”* Kur Donald Trumpi, ...
* Pak pas mesnatës së 17 shkurtit 1974, mekaniku 20-vjeçar i...
Nga Aidan Foster-Carter “The Diplomat”* Tre vjet më parë, Ki...
Nga Klaus Ehringfeld “Der Spiegel”* Rekrutët që i fshehin fy...
Nga Licia Cianetti “The Conversation”* Gjatë dekadës së shku...
Herë pas herë një zonjë e moshuar, i vendos mbeturinat e saj...
Pse dashurojmë? Në rastin më të mirë, dashuria është një bek...
Gati dy të tretat e burrave, përjetojnë një formë të rënies ...
Nga Hugh Thomson “Spectator”* Libri i mëhershëm mbi udhëtime...
Stereotipi i shkencëtarit të “çmendur”, ka frymëzuar shumë l...
* Nikola Tesla, e nisi karrierën e tij me perspektivën e një...
Nga Edward Lucas, “Center for European Policy Analysis”* Të ...
Një studim i ri, ka zbuluar se kur njerëzit shohin një film ...
Nga Madeleine Albright & Igor Ivanov, “The New York Times”* ...
Nga Michael Le Page & Debora MacKenzie, “New Scientist”* Nës...
Nga Anders Aslund “Project Syndicate”* Muajin e shkuar, pres...
Nga David N.Bossie “Fox News”* Rezultatet e zgjedhjeve brend...
Nga Xiao Qiang “Project Syndicate”* Në librin e tij të vitit...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...