web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si preken njerëzit nga sëmundjet e reja?

27 Shkurt 2020, 07:55, Blog CNA

Ideja se shëndeti i njeriut, kafshëve dhe ekosistemit, janë të ndërlidhura mes tyre, është relativisht e re. Por dekadën e fundit, ajo është theksuar më shpesh. Madje Qendrat federale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, kanë një zyrë ?One Health?, që synon arritjen e rezultateve optimale shëndetësore, duke i njohur ato lidhje.

?Pranohet gjerësisht ideja, se ne nuk mund ta mbrojmë, dhe aq më pak ta përmirësojmë shëndetin e njeriut, nëse nuk mbrojmë realisht shëndetin e mjedisit që mbështet mirëqenien njerëzore?- thotë Xhulio De Leo nga Instituti Uds për Mjedisi në Universitetin e Stenfordit.

Shumë studiues, mendojnë se aktualisht lakuriqët e natës ishin burimi kryesor i koronavirusit (që tani quhet zyrtarisht COVID-19), dhe se mund ai të ketë lëvizur përmes pangolinave – kafsha më e trafikuar në botë – si një bujtësi i ndërmjetëm përpara se të kalonte te njerëzit përmes tregtisë së kafshëve të egra.

Ekzistojnë 3 mënyra kryesore, përmes të cilave sëmundjet e reja, e gjejnë rrugën e tyre drejt njerëzve, thotë De Leo. Se pari, ndryshimi i mënyrës së përdorimit të tokës dhe prishja e habitatëve, sidomos shpyllëzimet, që i vendos në një kontakt të ri njerëzit, kafshët shtëpiake dhe kafshët e egra, dhe që mund t?i japin sëmundjeve të reja shansin të depërtojnë në popullatën njerëzore.

Se dyti, tregtia e paligjshme e jetës së egër, transporton rreth 5.600 lloje nga tokat e egra në tregjet, kopshtet zoologjike dhe dyqanet e kafshëve në të gjithë botën. Kjo gjë mund të jetë veçanërisht e rrezikshme, pasi kafshët transportohen dhe shpesh shiten të gjalla. Dhe Kina është qendra e kësaj tregtie globale.

Së treti, në rastin e epidemisë aktuale, tregjet e mishit të gjallë dyshohen si vatrat e mundshme, në të cilat kafshët e sëmura infektuan një grup njerëzish. Këto të ashtuquajtura ?tregje plot lagështirë?, grumbullojnë bashkë një mori kafshësh nëpër kafazë dhe njerëz, dhe janë mjediset ideale për depërtimin dhe përhapjen e sëmundjeve të reja.

Po çfarë mund të bëhet në këto kushte? Kina e ka ndaluar përkohësisht tregtinë me kafshë të egra dhe shitjen e tyre në tregje, restorante dhe internet. Shumë aktivistë të kafshëve dhe ekologë të sëmundjeve, kanë kërkuar prej vitesh një ndalim të përhershëm të kësaj tregtie, duke thënë se kjo do të ishte një fitore për ruajtjen e faunës së egër, por edhe të shëndetit global.

Raportet e lajmeve tregojnë se ligjvënësit kinezë, mund të miratojnë kufizime të përhershme në tregtinë e kafshëve të egra. Në një plan afatgjatë, ekspertët dëshirojnë që pikat e nxehta të shpyllëzimeve të monitorohen më nga afër. Studiuesit po studiojnë ndërkohë epidemitë, dhe po manipulojnë modelet e sistemeve të sëmundjes, për të zbuluar mekanizmat që qëndrojnë pas përhapjes së infeksioneve.

Shpresa është që një ditë menaxherët e tokës, të mund të jenë më të aftë për të marrë vendime që promovojnë shëndetin e ekosistemit, për njerëzit dhe kafshët që varen prej tij. ?Studimi i këtyre lidhjeve, mund të na tregojë mekanizmat që mund të përdorim për të mbrojtur shëndetin e njeriut, ndërsa në të njëjtën kohë mbrojmë edhe integritetin e mjedisit ku po jetojmë?- thotë De Leo./KQED.org- Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga