SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Nga Jeremy Cliffe ?New Stastesman”
* Nëntë persona u vranë të mërkurën e kavës së kaluar, kur një njeri i armatosur sulmoi 2 bare në Hanau pranë Frankfurtit në Gjermani. Të gjithë viktimat ishin me origjinë emigrante – kryesisht turq – ashtu si shumica e 5 të plagosurve. Autori i dyshuari, 43-vjeçari Tobias Ratjen, u gjet i vdekur, teksa dyshohet se kreu vetëvrasje pasi kishte ekzekutuar edhe nënën e tij në banesë menjëherë pas sulmit.
Duke shfaqur atë që autoritetet gjermane e kanë quajtur një ?mentalitet shumë racist?, Tobias duket se ka qenë autori i një ?manifesti? prej 24 faqesh, i mbushur me teori konspirative dhe urrejtje gjenocidale, që propozonte ndër të tjera asgjësimin e një liste të gjatë vendesh në Afrikë dhe Azi.
Sulmi ishte më i fundit në një valë aktet terroriste të motivuara nga ideologjia e ekstremit të djathtë. Një listë që përfshin masakrën e Utojas dhe Oslos në vitin 2011, sulmin me makinë ndaj një grupimi njerëzish në Sharlotsvil të SHBA-së në vitin 2017, të shtënat në një supermarket në El Paso të Teksasit, dhe ato në një xhami në Kristçërç të Zelandës së Re vitin e kaluar.
Vetëm 12 muajt e fundit, në Gjermani ka pasur disa sulme të ekstremit të djathtë. Në reagimin e tij për ngjarjen presidenti gjerman Frank-Valter Shtajnmajer, rikujtoi vrasjen qershorin e vitit të kaluar të Valter Lybkes, një politikani lokal që kishte mbështetur politikat pro refugjatëve të kancelares Angela Merkel.
Apo edhe sulmin e tetorit 2019 mbi një sinagogë në qytetin Hale, në të cilën vetëm një derë e sigurisë së lartë e vendosur kohët e fundit, parandaloi një kasaphanë. Nuk është e vështirë të vërehet i njëjti model në ideologjinë e autorëve.
Sloganet e gjenocidit ndaj të bardhëve, teoria e zëvendësimit të të bardhëve në vendet evropiane, lufta racore, anti-feminizmi dhe komplotet hebreje apo myslimane, përsëriten vazhimisht në shkrimet raciste të autorëve të këtyre sulmeve.
Ato i përkasin një ?ekosistemi? të përbashkët të ideve ekstremiste, të mbushura plot me urrejtje. Për shembull, autorët e sulmeve në Hale dhe Krisçërç, dukej se kishin zgjedhur argumente nga forumet e organizatave ekstremiste në sinternet. Ndërkohë, teksti i autorit të dyshuarit në Hanau ishte më ezoterik, dhe në dallim nga të tjerët nuk përmendte sulmet e mëparshme.
Gjithsesi, ai u bënte jehonë teorive konspirative, ligjërimit të ekstremit të djathtë në SHBA. Manifesti përfshin një thirrje për të ndërtuar një mur kufitar me Meksikën, dhe pretendonte se CIA përdor kontrollin e mendjes.
Ky model i motivimit ideologjik, anashkalohet ndonjëherë kur analizohen shkaqet e sulmeve të tilla. Raportimi fokusohet kryesisht tek viktima, sesa duke i dhënë sulmuesit kënaqësinë e publicitetit. Cilësimi i një akti të tillë si ?një sulm ndaj të gjithëve?, është një thirrje e mirëmenduar për unitet.
Por ajo mund të minimizojë racizmin, që fshihet pas sulmeve të tilla ndaj minoriteteve. Dhe etiketimi i racizmit si një ?helm? siç e cilësoi edhe Merkel, është absolutisht i saktë. Por jashtë kontekstit, ai mund të nënkuptojë se racizmi është më shumë një forcë e natyrës, sesa një botëkuptim që duhet luftuar.
Pas sulmeve terroriste si ato në Paris, Nisë, Bruksel dhe Mançester, vëmendja është fokusuar me me të drejtë drejt ?ekosistemit? ideologjik nga të cilat u prodhuan ato; tek procesi i radikalizmit të autorëve, tek xhamitë dhe medresetë që morën pjesë në të, tek udhëtimet e kryera në Lindjen e Mesme apo Afrikën e Veriut, dhe tek forumet radikale në internt ku ata knë bërë pjesë.
Rezultati ka qenë një konsensus në rritje, se për të luftuar kërcënimin e sigurisë nga ekstremizmi islamik, duhet që të përballemi me idetë dhe jo vetëm me sulmet ekstreme, edhe kur ato marrin forma jo të dhunshme. ?Masat e sigurisë janë të domosdoshme. Por ne po harxhojmë miliarda e miliarda dollarë në masa sigurie. Por në fund, janë idetë ekstremiste ato që duhet të zhdukim?- tha muajin e shkuar Toni Bler për ?Neë Stateman?.
Kjo është po aq e vërtetë për terrorizmin e ekstremit të djathtë, sa edhe për terrorizmin islamik. Parullat antisemite, mizogjine, teoritë raciste të komplotit dhe të ngjashme si këto, ekzistojnë jo vetëm në mendjet e terroristëve të ekstremit të djathtë, por edhe tek një grupim shumë më i madh njerëzish, që janë të gatshëm t?i promovojnë dhe përhapin ato.
Në fakt, në një formë disi më të butë, ato madje mund të tolerohen nga segmente të politikës qëndrore të një vendi. Një raport i vitin e kaluar nga Instituti për Dialog Strategjik, vuri në dukje se ?teoria e zëvendësimit të të bardhëve? ? koncepti i gënjeshtërt i cituar nga sulmuesi në Kristçërç, se emigracioni dhe niveli i ndryshëm i lindjeve po e zhduk popullsinë e bardhë perëndimore, është theksuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit në mediat sociale.
Raporti e shpjegon këtë me rritjen e popullaritetit të politikanëve radikalë si H.C.Strahe në Austri, Marion Lë Pen në Francë dhe Bjorn Hecke i AfD në Gjermani. Ka shumë prova se politika qëndrore në Perëndim ka bërë shpesh një sy qorr, duke i toleruar ide të tilla helmuese.
Për shembull në Gjermaninë, forcat e armatosura janë akuzuar prej kohësh se kanë bërë shumë pak të larguar ekstremistët e krahut të djathtë në radhët e tyre. Madje në fillim të këtij muaji partitë centrististë, për pak sa krijuan një qeveri lokale me mbështetjen e AfD.
Përgjigja afatgjatë ndaj dhunës dhe terrorit të së djathtës ekstreme, duhet të jetë e njëjtë me përgjigjen afatgjatë ndaj dhunës dhe terrorit ekstremist islamik:pra masa më të larta sigurie, por edhe një kulturë e pakompromistë e denoncimit, përballjes dhe mposhtjes së ideve që nxisin sulme të tilla./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Richard Partington “The Guardian”* Kostoja në rritje e e...
* Ngrënia me bollëk, mund të jetë gjëja e fundit që na shkon...
Nga Andreas Kluth “Gulf News”* Shumë gjëra, i ndajnë këto di...
Nga Tony Shaffer “The Hill”Presidenti Donald Trump, premtoi ...
A dëshiron që të jesh i lumtur? Harro paratë dhe pasurinë, d...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Presidenti francez Emanuel...
Vetëdija mbi vdekjen, është dobësia më e madh e inteligjencë...
Ishin 12 sekonda, që do ta ndryshonin përgjithmonë botën. Në...
* Shprehjet e fytyrës, mund të mos jenë tregues të besueshëm...
Zyrtarët e shërbimeve diplomatike në ambasadat dhe konsullat...
* Për gati një dekadë, luftaçivile në Siri, ka qenë një njol...
Nga Yi-Zheng Lian “The New York Times”* Sëmundja e re e koro...
Nga Nikola Xhorxheviç “Emerging Europe”* Që shumë vende evro...
Nga Christos Lynteris “The New York Times”* Epidemia e fundi...
Nën hijen e atentatit tragjik në Hanau u hap edicioni i 70-t...
Nga James Downing “Free beacon”* Që kur presidenti Donald Tr...
* Gjatë dekadave të ardhshme, në Facebook do të ketë gjithnj...
Nga Walter Mayr “Der Spiegel”* A është vërtetë e mundur që b...
Nga Karen Alea “Narratively”* “E dëgjuat lajmin?”-e pyeta Ma...
Nga Andrew Hammond ”Gulf News”* Konferenca e Sigurisë e Myni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...