Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Nga Andreas Kluth ?Gulf News?
* Shumë gjëra, i ndajnë këto ditë 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Por një debat në veçanti, e përmbledh dilemën thelbësore që e mundon sot bllokun. A ka përfunduar apo jo ?zgjerimi? i unionit, dhe nëse do të nisin zyrtarisht bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë?
Duke parë nën sipërfaqe, pyetja kryesore ështe nëse BE mund të vazhdojë të ?zgjerohet? dhe ?thellojë integrimin e saj të brendshëm? në të njëjtën kohë. Pra, nëse unioni vazhdon të pranojë anëtarët e rinj, pavarësisht nëse ata janë gati apo jo, nuk do të bëhet i paqeverisshëm, dhe nuk do të përçahet?
Si zakonisht, barra për të trajtuar këto dilema i ra presidentit francez Emanuel Makron, i cili ka fituar reputacionin e një lideri të sinqertë, kur e ka shfaqur hapur këtë tension. Ai i tronditi udhëheqësit e tjerë të BE-së, kur bllokoi nisjen e bisedimeve zyrtare me Maqedoninë e Veriut, një vendim, që u mbështet vetëm nga Danimarka dhe Hollanda, Shqipëria.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, ishte e irrituar, ndërsa kritikat nga Ballkani ishin të zëshme. Brukseli po përpiqet tani ta bindë të heqë veton, përpara samitit evropian të marsit. Makronit iu vunë përpara 2 argumente kryesore.
Së pari, ai ishte i padrejtë kur nuk kishte pranuar të njihte progrsin e bërë nga 2 shtetet aspirante. Shqipëria e ka reformuar tërësisht sistemin e saj gjyqësor, dhe e ka goditur krimin e organizuar. Ndërkohë, vendi fqinj ndryshoi madje emrin e tij, vetëm për të qetësuar Greqinë anëtare të BE-së, që ka një rajon në veri me një njëjtin emër ?Maqedoni?.
BE-ja kishte premtuar se ky akt, do të ishte mëse i mjaftueshëm për të filluar negociatat e anëtarësimit. Së dyti, Makron u akuzua se kishte një lloj ?miopie strategjike?, në kushtet kur BE-ja duhet të nisë të mendojë ?gjeopolitikisht?. Rusia dhe Kina, janë duke i shtrirë tashmë tentakulat e tyre në Evropën Juglindore, përmes financimit të ndërtimit të porteve, rrugëve dhe linjave hekurudhore, si pjesë e marrëveshjeve të errëta politike.
Nëse Ballkani ndjehet i shpërfillur nga BE-ja, ai do të hidhet me vrap në krahët e autokratëve jo-perëndimorë. Të gjitha këto janë të vërteta. Por ekziston ndërkaq edhe një arsye e fortë për të kundërshtuar zgjerimin:Në mënyrë të pashmangshme, ajo vështirëson integrimin e mëtejshëm midis anëtarëve ekzistues.
Bashkëpunimi midis 6 vendeve themeluese të BE në vitet 1950, ishte i vështirë. Me secilin anëtarësim të ri, bashkëpunimi u vështirësua më tej, pasi duheshin akomoduar gjuhët e reja, kulturat politike, ankesat historike dhe interesat e tjera kombëtare. Kjo ishte e vërtetë kur bllokut iu bashkua Britania e Madhe në vitin 1973, dhe pas zgjerimeve të mëvonshme në rajonin e Mesdheut dhe Evropën Veriore.
Kjo dilemë u bë veçanërisht e qartë pas dy zgjerimeve në lindje në vitet 2004-2007. Të njëjtat argumentet që përdoren tani, shiheshin edhe atëherë:Mospranimi i vendeve post-komuniste do të kishte qenë një marrëzi gjeopolitike, pasi do t?i hedhte ato në sferën e ndikimit të ish-represorëve të tyre rusë.
Dhe do të ishte një gjë e padrejtë për njerëzit, që kishin luftuar për një kohë të gjatë dhe me guxim për lirinë e tyre, dhe që dëshironin t?i bashkoheshin ?Perëndimit?. Megjithatë, më shumë se një dekadë më vonë, disa prej atyre vendeve anëtare lindore, janë shndërruar në sabotatorë të projektit evropian, ose më keq akoma.
Hungaria është aktualisht një gati-autokraci, dhe që e quan veten me krenari ?joliberale?. Polonia po dëmton aktivisht pavarësinë e sistemit të saj gjyqësor dhe shtetin ligjor, duke u përplasur hapur me Gjykatën Evropiane në Luksemburg.
Çdo raund i mëparshëm i zgjerimit, ka shkaktuar përçarje të reja në BE, midis veriut dhe jugut, apo midis lindjes dhe perëndimit. Makron vështirë së është i vetmi që vëren se integrimi evropian ka ngecur shumë kohë më parë, dhe se fajtore për këtë ishte ?zgjerimi?.
Në politikën e jashtme dhe të mbrojtjes, çdo shtet anëtar mund të vendosë veton ndaj çdo vendimi, duke garantuar në këtë mënyrë parëndësinë dhe pafuqinë e Evropës në skenën botërore.
Idetë më të mëdha, si ajo e një ushtrie evropiane, nuk janë asgjë tjetër veçse ëndrra në diell. Në eurozonë, as bashkimi bankar dhe as ai fiskal nuk kanë përfunduar, duke e lënë kësisoj monedhën e përbashkët të rrezikuar nga kriza e radhës. E gjitha kjo është pjesë e të menduarit gjeopolitikisht.
Në ekuilibër, është akoma më mirë të çelen bisedimet me Tiranën dhe Shkupin, sesa të refuzohet hapja e tyre. Por BE-ja duhet të përballet njëherazi me dilemën më të madhe të integrimit, që ka hyrë në ngërç. Për këtë, duhet të thyejë një tabu, dhe të flasë për një Evropë me shumë shpejtësi.
Kjo ide ka është diskutuar për dekada:Lejimi i disa vendeve, që të integrohen më shpejt se të tjerët në fushat e politikave që zgjedhin ata vetë. Kjo gjë është bërë de fakto një realitet. Vetëm 19 nga 27 vendet e BE-së, kanë si monedhë euron; 26 anëtarë të të ashtuquajturës zonë Shengen kanë kufij plotësisht të hapur me njëri-tjetrin, nga të cilët katër (Norvegjia, Islanda, Zvicra dhe Lihtenshtajni) nuk janë as në BE etj.
Disa shtete anëtare si Polonia, e kanë kundërshtuar gjithmonë një BE të tillë me disa kategori, nga frika se mos bëhen periferike dhe të dorës të dytë. E megjithatë ato po pretendojnë se janë po aq të shqetësuara, nga dhënia Brukselit të më shumë nga sovraniteti kombëtar. Por kjo është zgjedhja e natyrshme e atyre që i përkasin BE-së.
Prandaj le ta bëjmë klubin më fleksibël, me lloje të ndryshme anëtarësie. Me nivele të ndryshme anëtarësie, vijnë shkallë të ndryshme të integrimit, detyrimeve dhe të të drejtave. Nuk doni të merrni pjesën tuaj të refugjatëve? Atëherë do merrni më pak para nga buxheti i BE-së. Nuk doni sundimin e ligjit? Atëherë do humbni të drejtën e votës në Bruksel.
Në një BE-së të tillë me disa nivele anëtarësimi, pjesë të Evropës mund të bashkohen për të shtuar fuqinë gjeopolitike, ndërsa pjesët e tjera mbajnë më shumë pavarësi. Kjo është mënyra e vetme, përmes së cilës Evropa mund të zgjerohet dhe thellohet në të njëjtën kohë. Kush e di? Ndoshta ky është lloji i BE-së, që ndoshta edhe britanikët mund të dëshirojnë t?i bashkohen një ditë./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Tony Shaffer “The Hill”Presidenti Donald Trump, premtoi ...
A dëshiron që të jesh i lumtur? Harro paratë dhe pasurinë, d...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Presidenti francez Emanuel...
Vetëdija mbi vdekjen, është dobësia më e madh e inteligjencë...
Ishin 12 sekonda, që do ta ndryshonin përgjithmonë botën. Në...
* Shprehjet e fytyrës, mund të mos jenë tregues të besueshëm...
Zyrtarët e shërbimeve diplomatike në ambasadat dhe konsullat...
* Për gati një dekadë, luftaçivile në Siri, ka qenë një njol...
Nga Yi-Zheng Lian “The New York Times”* Sëmundja e re e koro...
Nga Nikola Xhorxheviç “Emerging Europe”* Që shumë vende evro...
Nga Christos Lynteris “The New York Times”* Epidemia e fundi...
Nën hijen e atentatit tragjik në Hanau u hap edicioni i 70-t...
Nga James Downing “Free beacon”* Që kur presidenti Donald Tr...
* Gjatë dekadave të ardhshme, në Facebook do të ketë gjithnj...
Nga Walter Mayr “Der Spiegel”* A është vërtetë e mundur që b...
Nga Karen Alea “Narratively”* “E dëgjuat lajmin?”-e pyeta Ma...
Nga Andrew Hammond ”Gulf News”* Konferenca e Sigurisë e Myni...
Nga Annie Sparow “Foreign Policy”* Përhapja e epidemive ësht...
A janë njerëzit egoistë apo bujarë? A janë lakmia dhe intere...
Nga Lily Kuo “The Guardian”* Liu Mengdi, 25-vjeçe, ka mbajtu...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...