web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Orvil dhe Uilbur Rajt/ Vëllezërit që ndryshuan historinë e aviacionit

23 Shkurt 2020, 07:27, Blog CNA

Ishin 12 sekonda, që do ta ndryshonin përgjithmonë botën. Në mëngjesin e ftohtë dhe me erë të fortë të 17 dhjetorit 1903, disa njerëz u mblodhën në dunat me rërë në Kiti Houk të Karolinës së Veriut, rreth një mjeti mekanik të prodhuar me dru dhe pëlhura.

Ata ishin atje për të dëshmuar kulminacionin e viteve të tëra të studimeve, eksperimenteve të njëpasnjëshme, djersës së derdhur dhe sakrificës së 2 burrave modestë nga Dejtoni i Ohajos.
Atë ditë, ëndrrat e Vëllezërve Rajt për të fluturuar do të realizoheshin, teksa Orvil Rajt fluturoi për 12 sekonda.

?Nuk mendoj se kam parë ndonjëherë një pamje më të bukur në jetën time?- do të shprehej me vonë dëshmitari okular Xhon T.Daniels. Uilbur lindi në vitin 1867, ndërsa Orvil 4 vite më vonë. Sipas biografit Dejvid Mekalloug, i ati Milton Rajt, ishte një peshkop në Kishën Liberale të Vëllezërve të Bashkuar të Krishtit.

E ëma, Suzana, ishte një natyrë e ndrojtur, por shumë kreative. Ajo bënte gjithçka, sidomos lodra për fëmijët e saj. Edhe pse familja do të kishte 5 fëmijë, Uilbur dhe Orvil kishin që një fillim një raport të veçantë dhe thuajse simbiotik mes tyr. Që në moshë të re, ata ëndërronin të bënin zbulime të mëdha.
Interesi i tyre mbi aviacionin, u nxit në fillim nga babai i tyre, kur u solli në shtëpi një lodër të vogël franceze, që funksionte si një helikopter primitiv. ?Mësuesja e parë e Orvil në shkollë, Ida Palmer, do ta kujtonte atë në bankën e tij duke gdhendur copa druri. Kur e pyeti njëherë se për çfarë i duheshin, ai i tha se po ndërtonte një makinë, me të cilën ai dhe vëllai do të fluturonin një ditë?- shkruan Mekalloug në librin ?Vëllezërit Rajt?.

Ndryshe nga pjesa tjetër e fëmijëve, përfshirë motrën e tyre Kethrin, dy vëllezërit nuk u diplomuan në unversitet. Në vitin 1889, kur ishte ende në gjimnaz, Orvil hapi një shtypshkronjë. Uilbur iu bashkua së shpejti. Ndërkohë në vitin 1893. djemtë hapën një dyqan biçikletash, që do ta emertonin ?Wright Cycle?.
Ngarja e biçikletës, ishte shumë popullore në atë kohë, dhe biznesi po u ecte mirë. Mekalloug thotë se Uilbur ishte më studiues dhe vizionar se sa Orvil, që ishte një natyrë me e matur, por shumë më i lumtur dhe optimist për jetën. Orvil dhe Uilbur, jetuan me babanë e tyre dhe Kethrin, që u kujdes shumë për vëllezërit e saj.
?Kethrin ishte shtylla e tyre, dhe cilësohej shpesh si vëllai i tretë Rajt?-thotë Daun Djui nga Universiteti Shtetëror Rajt në Dejton. Viti 1896, do të ishte një pikë kthese për gjithë familjen Rajt. Orvil u prek nga ethet e tifos.

Kur po kujdesej për vëllanë e tij të vogël, Uilbur nisi të lexonte mbi jetën e pionierin të aviacionit Oto Liliental, që kishte humbur jetën gjatë njërit prej eksperimenteve të tij. Ai nisi të rizbulojë fiksimin e tij të fëmijërisë mbi fluturimin, dhe pasi bindi edhe Orvil, nisën të studionin me seriozitet mbi teorinë e fluturimit.

Ata nisën të vëzhgojnë në detaje zogjtë, mbi mënyrën sesi ata fluturojnë. Vëllezërit filluan t?i shkruajnë Institutit Smithsonian dhe Zyrën së Motit, për informacione dhe këshilla në lidhje me teoritë e fluturimit dhe aeronautikës. Rreth fundit të shekullit XIX, nisën të ndërtojnë në pjesën e pasme të dyqanit, prototipin e parë eksperimental të mjetit me të cilin do të fluturonin.
Kur erdhi koha të testonin makinën e tyre të re, vendosën ta bëjnë këtë gjë në Kiti Houk.
Atje ata u miqësuan me shumë banorë të zonës, të cilët u habitën nga pajisja e 2 vëllezërve. Vëllrëzit Rajt.
Në vitin 1903, vëllezërit ishin të sigurtë se mund të ndërtonin një mjet fluturues. Në orën 10:35 të paradites së 3 dhjetorit të atij viti Orvil ndezi mjetin e ndërtuar dhe ai u nis. Në fund të pistës, ai u ngrit më në fund në ajër, dhe Daniels arriti të kapë atë që do të bëhej një nga fotografitë më historike të shekullit.

Distanca që përshkroi ishte 120 metra, dhe koha totale në ajër afro 12 sekonda. ?A pate frikë??- u pyet më pas Orvil. Ai u përgjigj duke buzëqeshur:?Nuk kisha kohë!?. Vetëm disa ditë para fluturimit të suksesshëm të vëllezërve, makina fluturuese 70.000 dollarëshe e ndërtuar nga Samuel Lengli, sekretari i Institucionit Smithsonian, ishte rrëzuar në lumin Potomak.
Pas kthimit në Dejton, vëllezërit Rajt vazhduan eksperimentet me mjetin e tyre. Ndërkohë,
mediat dyshonin ende dhe e injoruan çdo veprim të tyre. ?Nëse ata nuk do ta besojnë fjalën tonë dhe të shumë dëshmitarëve. . . mendoj se do të binden vetëm kur ta shohin fluturimin me sytë e tyre?-shkroi Uilbur.
Ndërkohë shumë shpejt qeveritë e Francës dhe Britanisë së Madhe, nisën të shfaqin interes për blerjen e pajisjes fluturuese të vëllezërve Rajt, ndërsa burokracia amerikane tregoi pak interes. Vëllezërit Rajt, dhe e motra Kethrin shkuan në Evropë, ku u pritën si heronj.

Pas një demonstrimi të fluturimit nga Uilbur në vitin 1908, një gazetar i francezes ?Le Figaro? shkroi:Unë kam parë sot Uilbur Rajt dhe zogun e tij të madh të bardhë, zogun e bukur mekanik … s?ka asnjë dyshim! Uilbur dhe Orvil Rajt fluturuan vërtet!?. Qeveria amerikane më në fund u bind, duke nënshkruar një kontratë me Vëllezërit Rajt, për avionin e parë ushtarak të ushtrisë amerikane.
Në vitin 1909, ata u dekoruan për arritjen e tyre nga vetë presidenti amerikan Uilliam Taft. Në vitin 1912, Uilbur vdiq në moshën 45-vjeçare nga ethet tifoide. Orvil e shiti kompaninë ?Rajt? për rreth 1.5 milionë dollarë. Ai e kaloi pjesën tjetër të jetës në dyqanin e tij, duke mbrojtur trashëgiminë e familjes Rajt. Kur vdiq në vitin në 1948, shpikja e tij dhe e vëllait, e kishte transformuar përgjithmonë transportin, kulturën dhe mënyrën e zhvillimit të luftërave./Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga