web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi/ Mos i besoni asnjëherë fytyrës së një personi

22 Shkurt 2020, 14:02, Blog CNA

* Shprehjet e fytyrës, mund të mos jenë tregues të besueshëm të emocionit, thonë studiuesit, duke shtuar se njerëzit nuk duhet t?i besojnë kurrë pamjes së fytyrës së një personi. Sipas studimit, disa biznese janë duke punuar madje edhe mbi një teknologji, që do të përcaktojë cilat janë kënaqësitë e klientit, pikërisht përmes shprehjeve të fytyrës.

?Pyetja që shtruam në fillim të studimit ishte:?A mund të zbulojmë vërtet emocionin, përmes shprehive të fytyrës. Dhe përfundimi kryesor është jo, nuk mundemi?- thotë autori kryesor i studimit Aleks Martinez nga Universiteti Shtetëror i Ohajos në SHBA.

Për gjetjet, studiuesit u fokusuan në ndërtimin e algoritmeve kompjuterike, të cilat analizojnë shprehitë e fytyrës tek njerëzit. Studiuesit analizuan kinetikën e lëvizjes së muskujve në fytyrën e njeriut, dhe i krahasuan ato lëvizje muskujsh me emocionet e një personi.

Dhe zbuluan se përpjekjet për të zbuluar ose përcaktuar emocionet, bazuar në shprehjet e fytyrës së një personi, ishin thuajse gjithmonë të gabuara. ?Që të gjithë ne bëjmë shprehje të ndryshme të fytyrës, bazuar në kontekstin dhe prejardhjen kulturore?- tha Martinez.

?Dhe është shumë e rëndësishme të kuptohet, që jo të gjithë ata që i shohim të buzëqeshim janë të lumtur. Dhe jo të gjithë ata që janë të lumtur buzëqeshin. Unë madje do të shkoja deri në ekstrem, duke thënë se shumica e njerëzve që nuk buzëqeshin, nuk janë domosdoshmërisht të palumtur?- shtoi Martinez.

Është gjithashtu e vërtetë, që njerëzit buzëqeshin ndonjëherë për shkak të një detyrimi ndaj normave sociale, thanë më tej studiuesit. Kjo në vetvete, nuk do të ishte një problem thotë Martinez. ?Pasi me siguri ata kanë të drejtë t?i dhurojnë një buzëqeshje pjesës tjetër të botës. Por disa kompani, kanë nisur të zhvillojnë teknologji, për të njohur lëvizjet e muskujve të fytyrës, dhe për të përcaktuar emocione apo qëllimet që fshehin ato lëvizje.

Grupi i studi, analizoi disa nga këto teknologji, dhe zbuloi se ato kryesisht ishin të pasakta në analizat e tyre. ?Disa pretendojnë se përmes këtyr teknologjive, mund të zbulojnë nëse dikush është fajtor për një krim apo jo, ose nëse një student është i fokusuar në mësim apo jo, apo nëse një klient është i kënaqur pas një blerjeje që ka bërë. Por ajo që tregoi hulumtimi ynë, është se ato pretendime janë të plota.

Nuk ka asnjë mënyrë se si mund t?i përcaktoni këto gjëra. Dhe akoma më keq, kjo mund të jetë diçka e rrezikshme?-shtoi ai. Pas analizimit të të dhënave në lidhje me shprehjet e fytyrës dhe emocionet, ekipi hulumtues arriti në përfundimin se duhen më tepër sesa shprehjet për të zbuluar saktë emocionin e një njeriu.

?Ajo që treguam është se kur përjeton një emocion, truri jonë çliron peptide ? dhe kryesisht hormone – që e ndryshojnë rrjedhën e gjakut dhe përbërjen e tij. Dhe për shkak se fytyra është e mbushur me këto peptide, ajo ndryshon ngjyrë?- thekson Martinez. Sipas studiuesve, ngjyra e fytyrës mund të ndihmojë në sigurimin e shumë të dhënave./ Thepeninsulaqatar-Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga