Kriza e re e emigrantëve sirianë në prag/ Europa është e papërgatitur
* Për gati një dekadë, luftaçivile në Siri, ka qenë një njol...
Zyrtarët e shërbimeve diplomatike në ambasadat dhe konsullatat amerikane kudo në botë, i dërgojnë çdo ditë raportime Uashingtonit. Pjesa më e madhe e asaj që ata shkruajnë harrohet, edhe para se të lexohet në Departamentin e Shtetit. Por disa kabllograma, bëhen të famshme kur rrjedhin dhe botohen në media.
Zakonisht asnjëra prej tyre nuk ndryshon dot rrjedhën e historisë. Përjashtim bën kabllograma e famshme që Xhorxh Kenan, i dërgoi eprorëve të tij të Departamentit të Shtetit nga Moska më 22 shkurt 1946. Në dimrin e viteve 1945-1946, shpresat e Shteteve e Bashkuara ishin të mëdha se gjërat do të shkonin mirë.
Lufta e Dytë Botërore, kishte përfunduar me humbjen e Japonisë dhe Gjermanisë naziste. Shumë amerikanë prisnin që Uashingtoni të kishte marrëdhënie të afërta me aleatin e saj të luftës, Bashkimin Sovjetik. Ata mbështesnin përfundimin e gjeneralit amerikan DuajtAjzenhauer, pas vizitës që zhvilloi në Moskën e vitit 1945:?Asgjë nuk e orienton më shumë politikën ruse, sesa dëshira për të pasur miqësi me Shtetet e Bashkuara?.
Por në fundin e vjeshtës së atij viti, aleanca filloi të prishet, ndërsa Moska nisi të ndërtojë një sferë të ndikimit të saj në Ballkan, një prelud i asaj që do të bëhej sundimi sovjetik i Evropës Lindore. Pastaj më 9 shkurt 1946, udhëheqësi sovjetik Josif Stalin mbajti një fjalim të zjarrtë, në të cilën ai foli për aleancën e kohës së luftës si një gjë që i përkiste tashmë të kaluarës, teksa bëri thirrje që Bashkimi Sovjetik të zbatonte me një angazhim maksimal një seri planesh 5-vjeçare, që synonin një ndërtim të shpejtë ushtarako-industrial të vendit.
I mbajtur vetëm 6 muaj pasi mbaroi Lufta e Dytë Botërore, fjalimi i Stalinit i alarmoi zyrtarët amerikanë. Departamenti i Shtetit iu drejtua për një shpjegim Xhorxh Kenanit, ekspertit më të mirë mbi sovjetikët në ambasadën amerikane në Moskë. Kenan, aso kohe 42-vjeç, një diplomat në karrierë, ktheu një përgjigje prej 5000 fjalësh, që ka hyrë në histori si ?Telegrami i gjatë?.
Në të ai argumentonte se politika amerikane ndaj Bashkimit Sovjetik, mbështetej mbi një supozim të gabuar:që Uashingtoni mund të ndikonte në sjelljen e Moskës, duke ofruar stimuj për të inkurajuar një sjellje më të mirë.
Përkundrazi, ishte dinamika e brendshme e fuqishme dhe e parezistueshme, ajo që nxiti sjelljen agresive të Moskës. Sovjetikët besonin se me SHBA-në nuk mund të kishin një ?modus vivendi? (një mirëkuptim) të përhershëm, se ata dëshironin dhe e shihnin të domosdoshme prishjen e harmonisë së brendshme të shoqërisë amerikane, duke shkatërruar mënyrën tradicionale amerikane të jetesës, dhe duke e shkatërruar autoritetin ndërkombëtar të SHBA-së.
Për pasojë, shkruante Kenan, vetëm kërcënimi i forcës mund të kufizojë ose ndryshojë ambiciet sovjetike. Ai publikoi një version të rishikuar të ?Telegramit të gjatë? një vit më vonë në revistën ?Foreign Affairs? me pseudonimin ?X?. (Ishte ende një punonjës i Departamentit të Shtetit, dhe konsiderohej e papërshtatshme, që ai të shkruante nën emrin e tij).
Në thelb sugjerimi mbeti i njëjtë:elementi kryesor i çdo politike të Shteteve të Bashkuara ndaj Bashkimit Sovjetik, duhet të jetë ai i një kontrolli dhe frenimi afatgjatë, të durueshëm, por të vendosur dhe vigjilent ndaj tendencave ekspansive ruse.
Ideja e Kenan, ishte se Shtetet e Bashkuara duhet të përpiqeshin të mbanin nën kontroll, më shumë sesa të mundoheshin të riafroheshin me Bashkimin Sovjetik. Doktrina e frenimit, do të orientojë politikën e jashtme të SHBA-ve për 4 dekadat e ardhshme.
Kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë në vitin 1991, studiuesit e politikës së jashtme në të gjithë spektrin ideologjik, u përpoqën të ripërpunonin konceptet e Kenan, dhe ta riemërtonin epokën e politikës së jashtme që arriti të kontrollonte. Deri më tani, askush nuk e ka pretenduar trashëgiminë e tij.
Megjithatë Kenan, nuk ishte asnjëherë dakord me mënyrën se si u zbatuan sugjerimet e tij. Ai besonte se administrata Truman, i dha teorisë së frenimit të Bashkimit Sovjetik një përmasë më luftarake dhe militariste, sesa e kishte menduar ai.
Kenan nisi të mënjanohej gjithnjë e më shumë brenda Departamentit të Shtetit, dhe u largua nga Shërbimi i Jashtëm në vitin 1950. Ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në Institutin për Studime të Avancuara në Univrsitetin e Prinstonit, duke shkruar në mënyrë elegante edhe pse kritike mbi politikën e jashtme të SHBA-së.
Ai vdiq në vitin 2005 në moshën 101-vjeçare. Ai e kishte siguruar termin përcaktues të epokës së tij. Por mendonte gjithnjë se ishte jashtë rolit të tij, duke e përshkruar veten si ?mysafir të kohës së dikujt, dhe jo një anëtar të familjes së tij?./ Cfr.org-Përshtatur nga CNA.al
* Për gati një dekadë, luftaçivile në Siri, ka qenë një njol...
Nga Yi-Zheng Lian “The New York Times”* Sëmundja e re e koro...
Nga Nikola Xhorxheviç “Emerging Europe”* Që shumë vende evro...
Nga Christos Lynteris “The New York Times”* Epidemia e fundi...
Nën hijen e atentatit tragjik në Hanau u hap edicioni i 70-t...
Nga James Downing “Free beacon”* Që kur presidenti Donald Tr...
* Gjatë dekadave të ardhshme, në Facebook do të ketë gjithnj...
Nga Walter Mayr “Der Spiegel”* A është vërtetë e mundur që b...
Nga Karen Alea “Narratively”* “E dëgjuat lajmin?”-e pyeta Ma...
Nga Andrew Hammond ”Gulf News”* Konferenca e Sigurisë e Myni...
Nga Annie Sparow “Foreign Policy”* Përhapja e epidemive ësht...
A janë njerëzit egoistë apo bujarë? A janë lakmia dhe intere...
Nga Lily Kuo “The Guardian”* Liu Mengdi, 25-vjeçe, ka mbajtu...
Nga Jacob Heilbrunn ”National Interest”* Kur Donald Trumpi, ...
* Pak pas mesnatës së 17 shkurtit 1974, mekaniku 20-vjeçar i...
Nga Aidan Foster-Carter “The Diplomat”* Tre vjet më parë, Ki...
Nga Klaus Ehringfeld “Der Spiegel”* Rekrutët që i fshehin fy...
Nga Licia Cianetti “The Conversation”* Gjatë dekadës së shku...
Herë pas herë një zonjë e moshuar, i vendos mbeturinat e saj...
Pse dashurojmë? Në rastin më të mirë, dashuria është një bek...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...