Protestuesit te selitë e partive/ Vrenozi: Veprim antishqiptar, PD dhe PS nuk u prekën as në '97
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Nga John Rettie ?The Guardian?
* Muzika sublime e kompozitorit finlandez Sibelius, po jehonte nga muret e banesës sime në Moskë, teksa Kostja Orlov po më rrëfente historinë e zymtë të Nikita Hrushovit, mbi krimet e turpshme të kryera nga paraardhësi i tij, Josif Stalin.
Fjalimi ishte mbajtur pak më shumë se një javë më pare, në një seancë të fshehtë të Kongresit të XX-të të Partisë Komuniste Sovjetike. Kjo kishte ndodhur vetëm 3 vjet pas vdekjes së Stalinit, i përcjellë me lot nga shumica e qytetarëve sovjetikë, të cilët e shihnin si një ?baba? hyjnor.
Por shumë shpejt, ishte udhëheqësi i tyre i ri që po u thoshte se kishin bërë një gabim të madh:larg nga nga të qenit një hyjnor, Stalini ishte djalli vetë. Drejtuesit që trashëguan partinë nga diktatori, ranë dakord që Hrushovi ta mbante fjalimin vetëm pas disa muajsh debatesh të forta, dhe me kompromisin që ai fjalim të mos publikohej kurrë.
Por pasojat e tij, që sigurisht nuk ishin parashikuar plotësisht nga Hrushovi, e tronditën në themele Bashkimin Sovjetik, por edhe më shumë nga aleatët e tij komunistë, sidomos në Evropën Qendrore. Forcat që ato çliruan, ndryshuan në fund rrjedhën e historisë.
Por në atë kohë, ndikimi tek delegatët ishte më i menjëhershëm. Burimet arkivore sovjetike të hapura pas viteve 1990, tregojnë që shumë delegatë u tronditën aq shumë saqë pësuan sulme në zemër, ndërsa të tjerët kryen vetëvrasje më pas.
Por kur Kostja Orlov, një kontakti im në Moskë, për të cilin tani dyshoj se punonte për KGB-në, më telefonoi atë mbrëmje në fillim të marsit 1956, unë dija pak nga të gjitha këto. Gjatë 10 ditëve të kongresit, një pjesë e vogël e korrespondentëve perëndimorë në Moskë kishin lexuar fjalime që dënonin tërthorazi ?kultin e personalitetit?, një term i koduar që nënkuptonte Stalinin. Dritat e godinës së Komitetit Qendror të parties, qëndruan ndezur deri vonë mbrëmjen e 24 shkurtit. Vetëm disa vjet më vonë, u bë e qartë se udhëheqja e partisë, po debatonte ende mbi tekstin e fjalimit që do të mbante Hrushovi të nesërmen në mëngjes në një seancë sekrete.
Në ditët që pasuan diplomatët e shteteve komuniste të Evropës Qendrore, nisën të pëshpëritin se Hrushovi e kishte denoncuar Stalinin në një seancë të fshehtë. Por asnjë detaj nuk po dilte. Unë punoja në atë kohë si korrespodent i dytë i agjencisë Rojter në Moskë për Sidni Veiland. Ai u përpoq t?i niste Londrës një raportim të shkurtër të kësaj ngjarje.
Por siç mund të pritej, censuruesit e kishin cunguar atë. Pastaj, një natë para se të nisesha me pushime në Stokholm, Orlov më telefonoi:?Dua t?ju takoj para se të ikni!?. Orlov më dha një përshkrim të hollësishëm të akuzës së Hrushovit:që Stalini ishte një tiran, një vrasës dhe torturues i anëtarëve të partisë.
Ai nuk kishte shënime, dhe aq më pak një tekst të fjalimit. A mund t?i zija besë? Historia e tij përshtatej paksa me atë që dinim tashmë, por detajet që më tha ishin aq befasuese sa që dukeshin të pabesueshme. Sot është e lehtë të mendosh se të gjithë e dinin që Stalini ishte një tiran, por në atë kohë këtë në BRSS e besonte vetëm një pakicë fatkeqe.
?Nëse nuk e publikoni këtë, atëherë jeni një hiç!? më tha ai. Kjo dukej si një sfidë e qartë për të thyer censurën, diçka që asnjë gazetar nuk kishte bërë që nga vitet 1930, kur korrespondentët perëndimorë shkonin shpesh në Riga, kryeqytetin e Letonisë ende të pavarur, për të raportuar historitë e tyre.
Mora në telefon Veiland dhe lashë të takoheshim në qendër të qytetit, pasi aty nuk kishte përgjues. Pasi analizuam gjithçka, vendosëm t?i besojmë Orlovit. Mëngjesin tjetër, udhëtova për në Stokholm, nga ku telefonova shefin e redaksisë në Londër. Këmbëgula që emri im të mos publikohej në asnjë nga shkrimet, pasi nuk doja të akuzohesha për shkelje të censurës kur të kthehesha në Moskë.
Në Moskë, gjithçka vazhdoi si më parë. Gjatë verës së vitit 1956, triumfoi linja e Hrushovit dhe moskovitët u qetësuan edhe më shumë. Por në Evropën Qendrore, ndikimi i fjalimit po rritej. Në vjeshtë Polonia ishte gati të shpërthente në revoltë, ndërsa në Hungari një revolucion antikomunist rrëzoi partinë dhe qeverinë staliniste, duke i zëvendësuar me reformistin jetëshkurtër Imre Nagi.
Në Moskë, udhëheqja sovjetike u zhyt në kaos. Anastas Mikojani, krahu i djathtë i Hrushovit, kishte kërkuar vazhdimisht reforma më të mëdha. Ai qëndroi disa ditë në Budapest në përpjekje për të shpëtuar regjimin e Nagit, por pa sukses. Në fund, fituan komunistët e vijës së ashpër, që këmbëngulën se për arsye sigurie, Bashkimi Sovjetik nuk mund të lejonte një vend fqinj të largohej nga Pakti i Varshavës.
Në Perëndim, ndikimi i fjalimit ishte i madh pas botimit të tekstit të plotë, edhe pse me disa redaktime në ?The Observer? dhe ?The New York Times?. Edhe sekretarët lokalë të partive që ua lexonin anëtarëve, duhej t?i kthenin tekstet e tyre brenda 36 orësh.
Sipas biografit të Hrushovit, Uilliam Taubman, teksti i plotë i fjalimit u publikua në Poloni, ku, ashtu si për aleatët e tjerë komunistë të Evropës Qendrore, Moska kishte dërguar një kopje të redaktuar. Në Varshavë, punonjësit e shtypkronjave e morën me vete në shtëpi, duke e shtypur në fshehtësi mijëra kopje më shumë se sa ishin të autorizuar.
Njëra prej tyre ra në duart e inteligjencës izraelite, që ia kaloi në prill CIA-s. Disa javë më vonë CIA ia dha gazetës ?The New York Times?. Hrushovi u trondit nga zhvillimet. Kundërshtarët e tij fituan terren, dhe në majin e vitit 1957 ndërmorrën një akt për ta larguar nga drejtimi i partisë. Kur shumica në Presidiumin e Komitetit Qendror (Byroja Politike) votoi shkarkimin e tij, ishte vetëm veprimi i tij i shpejtë i mbledhjes së gjithë trupës së Komitetit Qendror, ai që i dha shumicën dhe e shpëtoi.
Ata që humbën pozitat ishin kundërshtarët e tij, sidomos veteranët Vjaçesllav Molotov dhe Lazar Kaganoviç. Por 7 vjet më vonë, konservatorët arritën ta largojnë atë. Pasuan 20 vitet e Leonid Brezhnevit, gjatë së cilit ora u kthye pas, në mos në një stalinizëm në shkallë të plotë, të paktën në një pjesë të tipareve të tij.
Por pati komunistë që nuk e harruan kurrë Hrushovin, dhe veçanërisht ?fjalimin e tij të fshehtë?. Njëri prej tyre ishte Mikail Gorbaçov, që në vitin 1956 ishte student në Universitetin e Moskës. Kur u ngjit në pushtet në vitin 1985, ai ishte i vendosur të vijonte punën e Hrushovit për reformimin e Bashkimit Sovjetik dhe hapjen e tij në pjesën tjetër të botës.
?Fjalimi i fshehtë? i Hrushovit, ishte më i rëndësishmi i shekullit XX-të, pasi ai mbollin ?farën? që shkaktoi në fund shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik./ Përshtatur nga CNA.al
Dikur nuk ndalej vala e punëtorëve migrantë nga vendet lindo...
Muhamed Ali ishte një nga amerikanët më të famshëm të shekul...
Nga Jeremy Cliffe “New Stastesman”* Nëntë persona u vranë të...
Nga Richard Partington “The Guardian”* Kostoja në rritje e e...
* Ngrënia me bollëk, mund të jetë gjëja e fundit që na shkon...
Nga Andreas Kluth “Gulf News”* Shumë gjëra, i ndajnë këto di...
Nga Tony Shaffer “The Hill”Presidenti Donald Trump, premtoi ...
A dëshiron që të jesh i lumtur? Harro paratë dhe pasurinë, d...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Presidenti francez Emanuel...
Vetëdija mbi vdekjen, është dobësia më e madh e inteligjencë...
Ishin 12 sekonda, që do ta ndryshonin përgjithmonë botën. Në...
* Shprehjet e fytyrës, mund të mos jenë tregues të besueshëm...
Zyrtarët e shërbimeve diplomatike në ambasadat dhe konsullat...
* Për gati një dekadë, luftaçivile në Siri, ka qenë një njol...
Nga Yi-Zheng Lian “The New York Times”* Sëmundja e re e koro...
Nga Nikola Xhorxheviç “Emerging Europe”* Që shumë vende evro...
Nga Christos Lynteris “The New York Times”* Epidemia e fundi...
Nën hijen e atentatit tragjik në Hanau u hap edicioni i 70-t...
Nga James Downing “Free beacon”* Që kur presidenti Donald Tr...
* Gjatë dekadave të ardhshme, në Facebook do të ketë gjithnj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...