web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vetëm paratë, nuk mund ta bëjnë dot president Majkëll Blumbergun

27 Shkurt 2020, 07:34, Blog CNA

Nga Robert W.Merry ?National Interest?

* Xhon Konali, politikani kurajoz nga Teksasi, u bë qesharak në vitin 1980 kur shpenzoi plot 11 milion dollarë, një shumë e madhe për kohën, në përpjekje për të qenë kandidati zyrtar presidencial i Partisë Republikane.

Dhe pavarësisht shumës së shpenzuar, ai arriti që të zgjedhë vetëm një delegate në konventë, Ada Millsin nga Arkansasi, e cila hyri në histori si ?delegatja 11-milionë dollarëshe?. Bazuar në atë shumë të shpenzuar, Majkëll Blumberg duhet të kishte deri më tani 19 vota në konventën demokrate.

Por sigurisht, ai nuk ka asnjë të tillë, dhe strategjia e tij politike ishte e bazuar në supozimin e kundërt. Është e vështirë që një miliarder si Blumberg, një njeri serioz për dekada në botën e biznesit dhe politikës së Nju Jorkut, të shmangë fatin e Konalit. Sigurisht, cilido që ka rreth 63.7 miliardë dollarë, mund të përballojë çdo lloj shpenzimi, mjaft që të hyjë në Shtëpinë e Bardhë. Por a ky një veprim i zgjuar? L të shohim përllogaritjet e gabuara të Blumbergut, pasi e ai e prezantoi veten si njeriu që mund të rrokte imagjinatën kombëtare, dhe ta largonte Donald Trumpin nga presidenca.

Së pari, ai nuk logariti si duhet dinamikën politike të garës për nominimin presidencial. Çdo 4 vjet flitet për një konventë të mundshme, bazuar në supozimin se asnjë kandidat nuk do të ketë shumicën e kërkuar të delegatëve kur nis zyrtarisht gara. Një fitore e hershme nxit interes dhe entuziazëm, gjë që e shtyn fituesin përpara në garat pasuese.

Dhe kur Bloomberg të hyjë zyrtarisht në garë në Super të Martën e datës 3 marsit, kjo dinamikë do të ketë nisur të krijojë prirjen e vet, me rezultatin që do të jetë i vështirë të arrihet për çdo kandidat. Sigursht për secilin nga kandidatët, asgjë nuk është e pamundur.

Por duket se senatori i Vermontit Berni Sanders, ka krijuar një avantazh të qartë ndaj të tjerëve, dhe entuziazmi që po gjeneron fushata e tij do të jetë i vështirë për t?u kapërcyer. Së dyti, ai nuk hyri në garë me ndonjë mesazh bindës, që të përshkruajë qartë se ku ndodhet sot vendi, dhe ku do ta çonte ai si president.

Reklamat e tij të kudondodhura televizive, e vënë theksin tek synimi i tij për të larguar presidentin Trumpin nga Shtëpia e Bardhë. Ato janë të mira për aq sa ecin, por mbeten në thelb të papërshtatshme. Votuesit dëshirojnë kandidatët që i shohin sfidat e kohës ashtu si ata vetë. Nëse nuk paraqet ndonjë narrativë që të tregosh një vizion gjithëpërfshirës të Amerikës dhe të ardhmes së saj, nuk mund të shpresosh të kesh ndonjë mbështetje domethënëse.

Së treti, Blumberg nuk ka treguar asnjë vetëdije për realitetin politik themelor të kohës sonë ? pra për shpërbërjen e statuskuosë, si për sa i përket strukturës politike amerikane, ashtu edhe strukturës globale. Siç shkrova edhe kohët e fundit, amerikanët po e shohin se mënyrat e vjetra nuk po funksionojnë më, dhe se është e nevojshme diçka e re shumë e ndryshme. Ata duan një udhëheqës të aftë që ta udhëheqë kombin në drejtime të reja.

Kjo është arsyeja pse dy politikanët më bindës në skenën politike amerikane janë Donald Trump dhe Berni Sanders, që të dy armiq të rendit të vjetër, me kritika gjithëpërfshirëse për statuskuonë, dhe me vizione të guximshme për përshtatjen e Amerikës me një epokë të re. Blumberg është një produkt i Rendit të Vjetër; ai mendon në termat e Rendit të Vjetër; dhe nuk duket se e sheh fundin e tij të afërt në këtë garë.

Së katërti, Blumberg nuk është mjaftueshëm bindës as për të ulur zellin anti-kapitalist që po shfaqet në partinë e tij, siç u dëshmua edhe në debatin e fundit kur u sulmua ashpër mbi suksesin e tij të shpejtë si sipërmarrës. Moderatori Çak Tod i NBC News, u frymëzua nga agresiviteti i mbështetësve të Sanders duke e pyetur Blumberg:?A keni fituar shumë para? A ka qenë një shumë e turpshme parash? A duhet të jesh ti një kandidat??.

Çfarë shansi që pati! Blumberg i kishte të gjitha mundësitë të përshkruante rrugëtimin e tij në biznes, se si e revolucionarizoi marrjen e vendimeve në sektorin financiar, si krijoi 20.000 vende pune, dhe si ndihmoi mijëra amerikanë të fitojnë mjaftueshëm për t?u martuar, për të blerë shtëpi, për të pasur fëmijë, etj.

Përkundrazi, ai u tregua fjalëpak. I pyetur nëse i meritonte miliardat e tij, gjithçka që mundi të thoshte ishte:?Po. Kam punuar shumë për to!?. Ai shtoi se kishte qenë ?me shumë me fat?. Kjo frymëzoi Berni Sanders t?i thoshte:Po të mos ishte thjesht fati, pse të mos lejoni që qeveria të rishpërndajë të ardhurat?

Blumberg është kritikuar për performancën e tij në debatin e fundit, pse nuk është shumë i artikuluar apo luftarak. Por problemi i vërtetë ishte mesazhi, që ishte i zbehtë, jofrymëzues, dhe derivat i atyre që thoshin të gjithë të tjerët, pra pa asnjë vizion. Ndoshta një kandidat mund të dalë në krye edhe duke hyrë në fund të garës, por asnjë kandidat nuk mund të hyjë vonë në garë në këtë mënyrë, dhe të shpresojë të ketë sukses./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga