web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Intervista/ Stoltenberg: Raketat e reja ruse, janë shumë të rrezikshme

28 Shkurt 2020, 07:35, Blog CNA

Në një intervistë për gjermanen ?Der Spiegel?, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, flet me shqetësim mbi arsenalin e ri të të armëve ruse, paralajmërimet e presidentit francez Emanuel Makron, se Evropa duhet të reduktojë varësinë e saj nga Uashingtoni, dhe mbi temperamentin e paparashikueshëm të presidentit amerikan Donald Trump.

Kohët e fundit, Rusia prezantoi raketat e reja me aftësi bërthamore, si dhe armë të reja hipersonike ultramoderne. Moska është sot shumë më mirë se Perëndimi në këtë fushë. A mendoni se tashmë ekziston një çekuilibër i rrezikshëm?

Sistemet e reja të raketave ruse, janë shumë të rrezikshme. Ato janë të lëvizshme, mund të fshihen lehtë, dhe mund të godasin qytetet evropiane me shumë pak kohë paralajmëruese. Kjo rrit mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore, por gjithashtu edhe atë të llogaritjeve të gabuara.

NATO nuk dëshiron të zhvillojë më shumë armë bërthamore në Evropë. Por ushtria amerikane, po vendos armët bërthamore më të vogla në nëndetëse, dhe po planifikon të ndërtojë raketa të reja të pajisura me armë bërthamore?

Ne nuk do të sillemi si Rusia. Por strategjia jonë e frenimit, duhet të mbetet e besueshme. Dhe kjo do të thotë, se duhet t?i përshtatemi rrethanave të reja. Në rastin konkret, armëve të reja ruse. Njëherazi, jemi duke punuar për të forcuar procesin e ç?armatimit dhe kontrollit të armëve.

Rusët po shpenzojnë miliarda dollar në armatime, duke marrin në sy shumë rreziqe. Pse po i bëjnë të gjitha këto?

Ne e shohim atë që po bën Rusia. Por unë nuk dua të spekuloj mbi motivet e saj.

Pentagoni në SHBA e ka një teori:Qeveria ruse mund të marrë në konsideratë një sulm të parë me armë bërthamore taktike ndaj Evropës, pasi ka të ngjarë të supozojë se SHBA-ja nuk do të godiste me raketat e saj të mëdha strategjike, nga frika e një luftë bërthamore. A mendoni ju se presidenti amerikan Donald Trump do të rrezikonte Nju Jorkun, për të mbrojtur Talinin në Estoni?

Synimi i NATO-s, është të parandalojë konfliktet. Dhe kjo bazohet në garancinë ?një për të gjithë, dhe të gjithë për një?. Nëse sulmohet një aleat, të gjithë aleatët do të reagojnë. Kjo është baza për një strategji frenimi të besueshme. Së dyti, SHBA-ja është duke e rritur praninë e saj ushtarake në Evropë. Dhe së treti, NATO ka një strategji frenuese bërthamore në Evropë.

Por në Konferencën e Sigurisë në Mynih, presidenti Francez Emanuel Makron krijoi përshtypjen se nuk mund të mbështetemi më tek SHBA-ja , dhe se Evropa duhet të marrë në konsideratë frenuesit e saj bërthamorë?

Forcat bërthamore franceze dhe britanike, kanë potencial bërthamor frenues, dhe ndihmojnë ndjeshëm në sigurinë tonë të përgjithshme. Por e përsëris:Tashmë ne kemi një mbrojtje bërthamore në Evropë – atë të NATO-s. Kemi struktura të përbashkëta drejtimi, doktrina të përbashkëta bërthamore, dhe stërvitje të përbashkëta. Të gjitha këto janë testuar ndër dekada.

Trump vlerësoi kohët e fundit partnerët e NATO-s, për rritjen e buxheteve të tyre të mbrojtjes. A ju ka falënderuar tashmë gjermane, që arritët të qetësonit disi Trumpin?

Ato nuk janë shifrat e mia, por janë shifra zyrtare. Nuk ka asnjë lloj magjie. Dhe kur gota është gjysmë e mbushur, unë nuk them se ajo është gjysmë bosh. Ne duhet ta njohim përparimin që kemi arritur së bashku. Për më tepër, nuk po shpenzojmë më shumë para për mbrojtje, sepse këtë e dëshiron presidenti amerikan. Ne po e bëjmë këtë, për sigurinë tonë.

A është Trump kaq miqësor ndaj NATO-s, për shkak se aleanca do të merret në vend të SHBA-së me disa punë të pakëndshme, si për shembull në Irak?

Ne jemi në Irak për t?u mbrojtur nga terroristët. Deri kohët e fundit, ISIS kontrollonte një zonë po aq të madhe sa Britania e Madhe. Në Irak, jemi duke punuar bashkë në misionin e trajnimit të NATO-s dhe në koalicionin e udhëhequr nga SHBA, për të mposhtur grupin terrorist ISIS. Si një organizatë shumëpalëshe, dhe me struktura të vendosura mirë për vendimmarrje, NATO ka një potencial të pashfrytëzuar për të bërë më shumë. Kjo është arsyeja pse kohët e fundit, vendosëm të përmirësojmë misionin tonë trajnues në Irak.

Dhe kështu garantoni lehtësimin nga angazhimet që dëshiron SHBA-ja?

Ideja që NATO hyn diku për të zëvendësuar SHBA-në, është thjesht e gabuar. Shihni praninë tonë në Afganistanin, rajonin e Balltikut apo Kosovë. SHBA po i qëndron më shumë se kurrë angazhimeve të saj. NATO gjendet tashmë në Irak, dhe ne kemi vendosur së bashku të bëjmë më shumë atje.

Sot kërcënim për botën nuk janë vetëm armët bërthamore. Ndryshimi i klimës, cilësohet gjithashtu një kërcënim ekzistencial. Si po e adreson atë NATO?

Para se të bëhesha Sekretar i Përgjithshëm, unë veç të tjerash isha i dërguari i OKB-së për klimën, dhe kam punuar shumë vite mbi këtë çështje. Ndryshimi i klimës, është një shumëzues i konflikteve. Bazat detare, kërcënohen nga pasojat e ndryshimit të klimës. Moti ekstrem, i vendos ushtarët tanë përballë sfidave të reja.

Por si mund të reagojë NATO ndaj ndryshimeve klimatike, kur presidenti i SHBA i mohon ndryshimet klimatike?

Mund të ketë pikëpamje të ndryshme, nëse ndryshimi i klimës është i shkaktuar apo jo nga njerëzit. Por askush nuk po e mohon që temperaturat po rriten. Kjo është arsyeja pse ne mund ta adresojmë këtë problem, duke zvogëluar emetimet e gazrave serrë në atmosferë, dhe duke përdorur energjinë e rinovueshme. Kjo do të zvogëlojë varësinë tonë nga karburantet fosile./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga