Pse flitet ende për Platonin, edhe 2.100 vjet më vonë?
* E gjithë filozofia perëndimore, shkroi dikur matematikani ...
* Ajo se çfarë ndodh kur vdesim, është ndoshta një nga misteret më të mëdha të botës, sepse askush nga ne nuk e di përgjigjen, edhe pse në fund të gjithë do ta përjetojmë vdekjen. Në vitin 1994, kirurgu ortopedik Toni Çikoria mund të ketë qenë afër zgjidhjes së këtij misteri të madh, kur u godit nga një rrufe.
Ai e ndjeu veten të shkëputej për disa kohë nga trupi i tij në koma. Ai pa një grua të kryente masat për reanimimin e tij, përpara se të fluturonte drejt shkallëve për të parë fëmijët e tij që luanin në dhomat e tyre. ?Në atë moment isha i rrethuar nga një dritë e bardhë. Kisha një ndjenjë të jashtëzakonshme të mirëqenies dhe paqes… Më dolën para syve momentet më të vështira dhe ato më të lumtura. Pastaj u riktheva?- kujtoi më vonë ai.
Sipas doktor Sem Parnias, që studion prej vitesh përvojat pranë vdekjes, përjetimi i Çikorias nuk ishte një dukuri e rrallë. ?Vdekja është një proces. Nuk është një moment bardh e zi?-thotë ai. Ndërsa mund të mos e kuptojmë plotësisht ndjenjën e vdekjes derisa ta provojmë vetë atë, ne e dimë se çfarë ndodh menjëherë pas vdekjes me gjendjen e trupave tanë.
Sipas doktoreshës Nina O?Konor, frymëmarrja e personit bëhet e çrregullt, ose jashtëzakonisht e cekët ose shumë e thellë. Dhe frymëmarrja e tyre më pas mund të nisë të tingëllojë si një ngulçim, dhe kjo ndodh pasi personi nuk është në gjendje të nxjerrë jashtë sekrecionet përmes kollitjes.
?Kjo ndodh për shkak të procesit të ngadalësimit të funksioneve trupore?- thotë ajo. Në momentin e vdekjes, çdo muskul në trup relaksohet. Kjo mund të bëjë që personi të ankohet sa herë që merr frymë. Ndërkohë, ndërsa trupi relaksohet, kokërdhokët e syve zgjerohen, nofullat mund të hapen, ndërsa lëkura varet.
Por siç sugjeron Parnia, vdekja nuk ndodh në çast. Disa studiues pohojnë se truri ynë mund të funksionojë deri në 10 minuta pasi zemrat tona ndalojnë së rrahuri. Brenda orës së parë pas vdekjes, trupi fillon ?ftohtësia e vdekjes?, e quajtur edhe ?algor mortis?. Pra kufoma merr temperaturën e dhomës përreth tij.
Pas disa dy orësh, gjaku fillon të grumbullohet në zonat e trupit që janë më afër tokës, për shkak të gravitetit. Kjo dukuri njihet si ?livor mortis?. Nëse trupi qëndron në të njëjtin pozicion për disa orë, këto pjesë të trupit do të fillojnë të mavijosen, ndërsa pjesa tjetër e trupit bëhet më e zbehtë.
Gjymtyrët dhe nyjet do të fillojnë të ngurtësohen brenda disa orësh pas vdekjes, gjatë një procesi të quajtur ?rigor mortis?.
Kur trupi është në ngurtësinë e tij maksimale, gjunjët dhe bërrylat do të përkulen, dhe gishtat mund të shtrembërohen. Pas rreth 12 orësh, lëkura nis të tkurret, gjë që mund të krijojë iluzionin se flokët dhe thonjtë e personit janë rritur, por ky është vetëm një mit.
Tkurrja e lëkurës, krijon ndërkohë iluzionin sikur gjaku është thithur nga kufomat, dhe kjo ka frymëzuar legjendat e vampirëve në Evropën Mesjetare. Për shkak se shumica nga ne nuk do të ketë një përvojë pranë vdekjes gjatë jetës sonë, siç ndodhi me Çikorian, mbetet të pyesim:Si janë momentet e fundit?
Sipas mjekes Kler Gerada, vdekja mund të ndjehet ndonjëherë sikur keni nevojë të shkoni në banjë. ?Shumica e njerëzve vdesin në shtrat, por nga pjesa tjerët, shumica do të vdesë ulur në banjë. Kjo për shkak se ka disa ngjarje fatale, si një sulm shumë i madh në zemër ose mpiksje e gjakut në mushkëri, ndjesia trupore është sikur të doni të jashtëqitni?.
Por nëse një person nuk vdes nga një ngjarje që sjell vdekjen e menjëhershme, dhe kalon më ngadalë nga një sëmundje afatgjatë, vdekja mund të ndihet disi si një lloj depresioni. Në fund të jetës së tyre, njerëzit kanë tendencë të hanë dhe pinë më pak, çka u sjell lodhje dhe mungesë energjie. Kjo bën që ata të lëvizin, të flasin dhe mendojnë më ngadalë.
Po ku shkojmë pas vdekjes? Kjo ndryshon nga feja në fe. Dhe ritualet diktohen nga këto besime.
Rabini Korej Helfand thotë:?Sipas teksteve që lexojmë tek Zanafilla, përderisa Adami vinte nga Toka, ne i kthejmë Tokës dhe Zotit trupat tanë. Dhe kjo është arsyeja pse i varrosim të vdekurit tanë?.
Prandaj hebrenjtë i varrosin njerëzit e tyre zhveshur, të mbështjellë me një çarçaf pambuku, dhe të vendosur në një arkivol të thjeshtë prej druri pishe, në mënyrë që trupi të dekompozohet natyrshëm. Myslimanët bëjnë të njëjtën gjë me të vdekurit e tyre, duke i varrosur në disa raste pa arkivol.
Egjiptianët e lashtë, besonin se të vdekurit kalonin në fillim nëntokë, para se të mund të pushonin në jetën e përtejme. Por udhëtimi drejt jetës së përtejme ishte i mbushur me pengesa, ndaj i varrosnin të dashurit e tyre me hamajli magjike, për t?i mbrojtur dhe udhëhequr ata në vendin e tyre të fundit të pushimit të përjetshëm./Allthatsinteresting-Përshtatur nga CNA.al
* E gjithë filozofia perëndimore, shkroi dikur matematikani ...
Nga Louis Seiller “Equal Times”* “Ishallah bëjnë diçka të bu...
* Thithja e oksigjenit, shihet si një tipar themelor i kafsh...
Nga Michael T.Osterholm & Mark Olshaker “The New York Times”...
Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, Sekretari i P...
Ideja se shëndeti i njeriut, kafshëve dhe ekosistemit, janë ...
Nga Robert W.Merry “National Interest”* Xhon Konali, politik...
Nga John Rettie “The Guardian”* Muzika sublime e kompozitori...
Dikur nuk ndalej vala e punëtorëve migrantë nga vendet lindo...
Muhamed Ali ishte një nga amerikanët më të famshëm të shekul...
Nga Jeremy Cliffe “New Stastesman”* Nëntë persona u vranë të...
Nga Richard Partington “The Guardian”* Kostoja në rritje e e...
* Ngrënia me bollëk, mund të jetë gjëja e fundit që na shkon...
Nga Andreas Kluth “Gulf News”* Shumë gjëra, i ndajnë këto di...
Nga Tony Shaffer “The Hill”Presidenti Donald Trump, premtoi ...
A dëshiron që të jesh i lumtur? Harro paratë dhe pasurinë, d...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Presidenti francez Emanuel...
Vetëdija mbi vdekjen, është dobësia më e madh e inteligjencë...
Ishin 12 sekonda, që do ta ndryshonin përgjithmonë botën. Në...
* Shprehjet e fytyrës, mund të mos jenë tregues të besueshëm...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...