Doni një jetë më të gjatë e më të shëndetshme?/ Kjo është ajo çfarë duhet të bëni
Rreth kësaj periudhe të vitit, miliona njerëz priren të heqi...
Nga Chris Patten ?Project Syndicate?
* Kur dramaturgu gjerman Bertolt Breht shkroi se ?E gjithë fuqia vjen nga njerëzit?, ai vazhdoi më tej duke shtruar pyetjen mjaft të rëndësishme ?Por, ku shkon ajo??. Mund të duket e çuditshme, që një ekonomi globale me kaq shumë njohuri dhe pasuri në dispozicion të saj, do të përndiqej nga kaq shumë kriza.
E megjithatë, gjendja aktuale e tmerrshme e punëve, është pikërisht ajo që duhet të presim pas 40 viteve të fondamentalizmit të tregut ?lakmia është diçka e mirë?. Sfida më e madhe e demokracisë liberale në gjysmë shekulli pas Luftës së Dytë Botërore, ishte si t?i përgjigjej kësaj pyetjeje, në një mënyrë që të promovonte konsensus dhe solidaritet social.
Edhe pse qeveritë u zgjodhën nga shumica e qytetarëve të barabartë, ata punuan brenda një rendi kushtetues të mbështetur tek sundimi i ligjit, institucionet demokratike, vlerat dhe të drejtat e gjithëpranuara. Dhe ata qeverisnin me pëlqimin e një pakice që e respektonin.
Nga fundi i viteve 1980, disa besonin se ky sistem qeverisje, që krijonte sukses ekonomik dhe stabilitet politik, kishte fituar kundër çdo lloj alternative tjetër. Autorizarizmi komunist dhe ai fashist, ishin diskredituar. Por ndjenja e triumfalizmit, e rriti vetëkënaqësinë, dhe sot gjërat për demokratët liberalë duken shumë më pak të shndritshme.
Së pari, bumi ekonomik i dekadës së parë të këtij shekulli, ka mbaruar. Ai inkurajoi ndërkohë një formë të pakufizuar të globalizimit, që mori shumë pak parasysh pasojat sociale të kostove krahasuese të punës në vendet në zhvillim për punëtorët në vendet e zhvilluara.
Tregtia më e lirë dhe shkëmbimi më i hapur, nuk u shoqëruan nga një treg pune dhe politika sociale, për të lehtësuar efektet e tyre negative. Për më tepër, Kina, sot ekonomia më e madhe në botë në aspektin e fuqisë së blerëse, i shtrembëroi në avantazhin e vet rregullat e tregut ndërkombëtar.
Dy çështje të tjera, i diskredituan qeveritë demokratike. Së pari, pabarazia sociale u rrit në mënyrë alarmante në shumë vende, sidomos në Shtetet e Bashkuara, duke i bërë qytetarët të pyesin nëse po jetojnë apo jo në shoqëri të ndershme. Së dyti, emigrimi nga vendet më të varfëra drejt atyre më të pasura, i nxitur nga varfëria dhe faktorët demografikë, krijuan tensione në ekonomitë e zhvilluara.
Standardet e jetesës ranë, dhe njerëzit i humbën shpresat e tyre për një cilësi më të mirë jetese.
Disa shohin sot një përplasje midis demokracisë liberale dhe liberalizmit jodemokratik. Zhgënjimi në rritje me qeverinë demokratike, është i dukshëm me ngjitjen në pushtet të liderëve si presidenti brazilian Zhair Bolsonaro, kryeministri hungarez Viktor Orban, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, dhe natyrisht Donald Trump.
Presidenti amerikan shfaqet arrogant në qëndrimin e tij ndaj Kushtetutës, sundimit të ligjit, lirisë së shtypit dhe debatit politik të civilizuar. Amerika ka qenë përherë një etalon i demokracinë liberale dhe të drejtave e njeriut. Por administrata Trump preferon autoritarët e dorës së forte, në vend të demokratëve, madje i sulmon aleatët demokratikë të SHBA-së.
Por s?duhet ta teprojmë:ne nuk jemi duke shkruar aktin e fundit në historinë e demokracisë liberale. Por ka shumë shenja shqetësuese, që duhet t?i bëjnë amerikanët dhe evropianët e ndjeshëm, ta kujtojnë rrëshqitjen e Evropës drejt tiranisë në vitet 1930, dhe të veprojnë tani për të parandaluar përsëritjen e diçkaje të tillë.
Demokracitë liberale, duhet të përballen gjithashtu me kërcënimet e jashtme. Për shembull, presidenti rus, Vladimir Putin, përpiqet të nxisë probleme në demokracitë evropiane dhe përkundër mohimit të provave nga Trump, edhe në Amerikë.
Duke financuar partitë politike nacionaliste dhe populiste, dhe duke përdorur sulmet kibernetike, Putini po vazhdon përpjekjet e tij për të ndryshuar hartën politike të Evropës. Putini dëshiron ta kthejë Evropën në një kontinent të dominuar nga sferat e ndikimit, sesa vetëvendosja.
Por Rusisë, një shtet i varur nga nafta dhe raketat, i mungon ndikimi ekonomik, që të ndërmarrë një sulm themelor mbi vlerat liberale-demokratike. Pra, ndonëse sjellja kërcënuese e Kremlinit duhet të vëzhgohet dhe të zmbrapset, kërcënimi që ai paraqet, duket se nuk ka gjasa që të bëhet ekzistencial.
Kina është tjetër çështje. Rimëkëmbja e jashtëzakonshme dhe kryesisht i mirëpritur e këtij vendi, i ka dhënë atij një ndikim të madh global dhe rajonal. Por dobësitë e mëdha të sistemit plot të meta të qeverisë autoritare kineze, nënkuptojnë s udhëheqësit e saj komunistë, shqetësohen shumë se si të mbajnë nën kontroll absolut vendin përballë ndryshimeve teknologjike, demografike dhe ekonomike.
Prandaj, qeveria dhe forcat e armatosura janë udhëzuar të sulmojnë demokracinë kushtetuese perëndimore, vlerat universale, shoqërinë civile dhe median e pavarur. Ky sulm, synon gjithashtu çdo studim historik që përpiqet të zbulojë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën, për të pranuar vetëm versionin e ngjarjeve që servir Partia Komuniste.
Disa apologjetë që mbrojnë një sjellje të kujdesshme ndaj Kinës, argumentojnë se dështimet e dikurshme perëndimore, kompensojnë ato të regjimit komunist në Pekin. Dhe këshillat e tyre janë që ne të angazhohemi me Kinën, dhe njëherazi të pengojmë sjelljen e saj më të keqe.
Por angazhimi duhet që të ndodhë me kushte, të cilat janë të ndershme për të dyja palët. Dhe frenimi duhet të jetë real, kur ai është i nevojshëm. Por nëse liberalët vazhdojnë të jenë kaq jo mendjemprehtë, kjo do të shtojë rreziqet për ne.
Shënim: Chris Patten, guvernatori i fundit britanik i Hong Kongut, dhe ish-komisioner i BE-së për punët e jashtme, është kancelari i Universitetit të Oksfordit në Britani./ Përshtatur nga CNA.al
Rreth kësaj periudhe të vitit, miliona njerëz priren të heqi...
* Projekti Manhatan, i vënë në zbatim gjatë Luftës së Dytë B...
Nga Edward Lucas “Center for European Policy Analysis”* Në f...
29 shkurti, që qëllon këtë vit ditën e shtunë, njihet si Dit...
Nga Genadi Rudkevich “The Moscow Times”Një ditë para se votu...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”* Viti 2020 sapo ka h...
* Për shumicën dërrmuese të diabetikëve, gjendja e tyre shën...
* Kërkimi për të gjetur dhe hetuar jetën përtej Tokës, ka ar...
Nga jeta e saj dashurore shumë aktive, deri tek një karrierë...
Nga Portia Kentish “Emerging Europe”Qëkur një seri rastesh t...
* Ajo se çfarë ndodh kur vdesim, është ndoshta një nga miste...
* E gjithë filozofia perëndimore, shkroi dikur matematikani ...
Nga Louis Seiller “Equal Times”* “Ishallah bëjnë diçka të bu...
* Thithja e oksigjenit, shihet si një tipar themelor i kafsh...
Nga Michael T.Osterholm & Mark Olshaker “The New York Times”...
Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, Sekretari i P...
Ideja se shëndeti i njeriut, kafshëve dhe ekosistemit, janë ...
Nga Robert W.Merry “National Interest”* Xhon Konali, politik...
Nga John Rettie “The Guardian”* Muzika sublime e kompozitori...
Dikur nuk ndalej vala e punëtorëve migrantë nga vendet lindo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...