Si u sabotua “Pranvera Ballkanike” nga korrupsioni dhe nepotizmi
Nga Jelena Dragicevic “Harvard International Riview”* Më 15 ...
Reagimi natyror ndaj një sëmundje të re, është ndjenja e ankthit dhe dëshira për të bërë diçka. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz shkojnë të blejnë sa më shumë maska për fytyrën. Por a është kjo masa e duhur mbrojtëse. Jo. Ju nuk duhet të blini apo vendosni asnjë lloj maske për fytyrën. Ato jo vetëm nuk ndihmojnë në parandalimin nga infektimi, por sipas ekspertes Eli Perençeviç në Kolegjin e Mjekësisë në Universitetin e Ajouas në SHBA ?një person i shëndetshëm, nuk ka nevojë të mbajë maskë”.
?Nuk ka asnjë dëshmi se mbajtia e maskës nga ana e njerëzve të shëndetshëm do t?i mbrojë ata. Ata i vënë maskat në mënyrë të gabuar, dhe në këtë mënyrë mund të rrisin rrezikun e infektimit, pasi e prekin më shpesh fytyrën e tyre?- thotë ajo. Së pari, shumica e njerëzve që blejnë maska ??nuk po marrin mjetin që e pengon virusin të mbërrijë në gojën ose hundën e tyre. Koronavirusi transmetohet përmes pikëlave të sekrecionit, dhe jo përmes ajrit.
Kjo do të thotë që ju nuk mund të merrni frymë lirisht, por edhe që kjo maskë standarde kirurgjikale nuk do t`ju ndihmojë. Këto maska ??janë krijuar që bartësi i virusit të mos sëmurë të tjerët. ?Ju mund të mbani një maskë nëse jeni i sëmurë, dhe keni nevojë të dilni nga shtëpia. Nëse jeni me grip, apo mendoni se keni COVID, atëherë mund do të vini një maskë për të mbrojtur të tjerët nga infektimi?- thotë ekspertja.
Por çfarë e mban larg virusin?
Lloji i maskës së fytyrës, që zvogëlon ekspozimin ndaj grimcave të ajrit – përfshirë mbrojtjen e mbajtësit nga viruset dhe bakteret – quhet respirator. Lloji i pajisjeve të mbrojtjes personale (PPE), që mbajnë punonjësit e kujdesit shëndetësor kur trajtojnë dikë që ka një sëmundje ngjitëse serioze, është një respirator mjekësor.
Siç e shpjegon kompania ?3M?, një prodhues i madh i maskave dhe respiratorëve, respiratorët mjekësorë i kryejnë të dyja funksionet: ato mbrojnë mbajtësin nga sëmundja, por edhe pacientin nga mikrobet e atij që e mban maskën. Dhe ky është ngatërrimi që i bëhet shpesh termave, ku me ?maskë? dhe ?respirator? nënkuptohet shpesh e njëjta gjë.
Respiratorë mjekësorë duhet të jenë të standarteve ?N95?, ?FFP2?, apo i një vlerësimi të ngjashëm që i referohet sasisë dhe madhësisë së grimcave që mund të depërtojnë ose jo.
Por edhe në këtë rast ?pavarësisht sa mirë puthitet një respirator në fytyrë dhe sa efektive është filtri që përmban, përdoruesit e tij duhet të presin një sasi të vogël rrjedhjeje brenda çdo maske?- thotë kompania ?3M?, duke e bërë të qartë së asnjë respirator nuk do të eliminojë plotësisht ekspozimin ndaj viruseve.
Mos përdorimi në mënyrë korrekte e një maske respiratore, mund të rrisë rrezikun nga infektimi, pasi ajo mbledh të gjitha gjërat që ndodhen në ajër, që ju po përpiqeni t?i shmangni. Për këtë arsye, shumë njerëz përfundojnë duke e prekur shpesh fytyrën e tyre, pa e pasur mendjen.
?Mbajtja e maskës është e ndërlikuar, pasi ajo mund të krijojë një ndjenjë të rreme të sigurisë. Nëse nuk i lani duart përpara se të hiqni maskën, dhe pasi ta hiqni atë, ju mund të rrisni rrezikun e prekjes nga virusi?- shprehet Perençeviç.
Kirurgu amerikan Zherom Adams, u bën thirrje njerëzve përmes një postimi në Twitter:?Njerëz ndalni blerjen e maskave!?. Përveç mungesës së efektivitetit të tyre në mbrojtjen e publikut, ai tha ?nëse punonjësit e kujdesit shëndetësor, nuk mund të kujdesen sot për pacientët e sëmurë, kjo i vë në rrëzik ata dhe komunitetet tona!?.
Mund ta keni dëgjuar papushim këtë këshillë, por mënyra më e mirë për të mbrojtur veten nga koronavirusi është larja sa më shpesh dhe rregullisht e duarve me sapun dhe ujë. Karen Fleming, profesore e biofizikës në Universitetin Xhon Hopkins, shpjegoi në Tëitter pse: ?Koronavirusi është një virus ?i mbështjellë?, gjë që do të thotë se ai ka një shtresë të jashtme të membranave lipide, pra një shtresë e jashtme yndyror. Dhe larja e duarve me sapun dhe ujë ka aftësinë ta shpërndajë këtë shtresë yndyrore dhe të vrasë virusin?.
Ndërkohë, ju mund të mbroheni nga koronavirusi përmes distancimit social:Nëse shihni dikë që kollitet ose teshtin, ose që është dukshëm i sëmurë, qëndrojini të paktën 1 metër larg, pasi kjo është distanca që përhapen shumica e pikëlave me sekrecione.
Nëse jeni duke udhëtuar në një zonë që dihet se është prekur nga kronavirusi, këshillohuni paraprakisht me mjekun e familjes. Por edhe në këto raste, distancimi shoqëror dhe larja shpesh e duarve tuaja, janë mjetet më të rëndësishme dhe efektive të mbrojtjes. Ndërkohë për t?u përgatitur për një epidemi të mundshme në qytetin tuaj, mund të blini në farmaci çdo ilaç që mund t?ju nevojitet për të paktën 3-4 javë./ Forbes.com-Përshtatur nga CNA.al
Nga Jelena Dragicevic “Harvard International Riview”* Më 15 ...
Nga Chris Patten “Project Syndicate”* Kur dramaturgu gjerman...
Rreth kësaj periudhe të vitit, miliona njerëz priren të heqi...
* Projekti Manhatan, i vënë në zbatim gjatë Luftës së Dytë B...
Nga Edward Lucas “Center for European Policy Analysis”* Në f...
29 shkurti, që qëllon këtë vit ditën e shtunë, njihet si Dit...
Nga Genadi Rudkevich “The Moscow Times”Një ditë para se votu...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”* Viti 2020 sapo ka h...
* Për shumicën dërrmuese të diabetikëve, gjendja e tyre shën...
* Kërkimi për të gjetur dhe hetuar jetën përtej Tokës, ka ar...
Nga jeta e saj dashurore shumë aktive, deri tek një karrierë...
Nga Portia Kentish “Emerging Europe”Qëkur një seri rastesh t...
* Ajo se çfarë ndodh kur vdesim, është ndoshta një nga miste...
* E gjithë filozofia perëndimore, shkroi dikur matematikani ...
Nga Louis Seiller “Equal Times”* “Ishallah bëjnë diçka të bu...
* Thithja e oksigjenit, shihet si një tipar themelor i kafsh...
Nga Michael T.Osterholm & Mark Olshaker “The New York Times”...
Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, Sekretari i P...
Ideja se shëndeti i njeriut, kafshëve dhe ekosistemit, janë ...
Nga Robert W.Merry “National Interest”* Xhon Konali, politik...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...