Koronavirusi/ A do jetë mes nesh për një kohë të gjatë?
* Rastet e infeksionit me koronavirus po shtohen çdo ditë. D...
Nga Pierre Haski ?Internazionale?
* Është e pashmangshme përjetimi i një ndjenje dezhavyje, para pamjeve dramatike që shihen në kufirin turko-grek, të cilat sjellin në mend katastrofën e dimrit të vitit 2015. E çfarë mund të jetë më keq, sesa një përsëritje e ngjarjeve të atij viti, që e përçanë Evropën, duke e nxjerrë në pah paaftësinë e saj totale, për t?u marrë me një krizë të tillë të papritur?
Në atë kohë, Bashkimi Evropian kishte arritur një marrëveshje me Turqi mbi problemin e emigracionit të paligjshëm, duke paguar para për një kontroll më të madh të autoriteteve turke, si dhe me koston e një poshtërimi të jashtëzakonshëm.
Sot ajo marrëveshje ekonomike po u kthehet kundër evropianëve, që ndërkohë janë sjellë sikur problemi të mos ekzistonte, kur në realitet refugjatët dhe emigranëtët thjesht janë zhvendosur përtej kufirit. Dhe mjaftoi një ngjarje e rëndësishme që të prishte stabilitetin e fasadës, dhe konkretisht konflikti në rajonin e Idlibit në veri-lindje të Sirisë, me ofensivën e regjimit të Bashar Al-Asad të mbështetur nga Rusia, Irani, dhe Hezbollahu libanez.
Kësaj i duhet shtuar edhe vendimi cinik i presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan, për të shndërruar miliona burra, gra dhe fëmijë të dëshpëruar në instrumente presioni drejt një Evrope, të cilën Ankaraja nuk e respekton dhe nuk e ka frikë.
Krizat janë dy, megjithëse të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën:ajo e Idlibit, ku ushtria turke pësoi humbje të mëdha, dhe hyri në një kurs përplasjeje me regjimin e Asadit; dhe atë që Turqia sapo e ka shkaktuar, duke i ftuar emigrantët që ka pritur prej vitesh në territorin e saj, që të nisen drejt Evropës, dhe në veçanti drejt Greqisë.
Më 3 mars, Ministri i Jashtëm i Francës Zhan Iv Lë Drian, e akuzoi Erdoganin se i kishte shfrytëzuar refugjatët për të ushtruar presion mbi Evropën, dhe për të fituar mbështetjen e saj në operacionin ushtarak që Ankaraja po zhvillon në Siri.
Ashtu si kancelarja gjermane Angela Merkel më herët, Lë Drian e quajti të papranueshme sjelljen e presidentit turk. Ministri me sa duket ka të drejtë, dhe Erdogani vetëm sa e diskrediton veten kur mburret gjatë takimeve të ndryshme se ka dërguar në Evropë miliona njerëz.
Por kundërvënia ndaj Turqisë, që gjithsesi ka mirëpritur 4 milionë refugjatë, nuk është një përgjigje e përshtatshme politike, ashtu siç nuk është edhe ideja e një Evropë ?kështjellë? të barrikaduar pas telave me gjemba.
Le ta pranojmë:për Evropën nuk ka asnjë skenar pozitiv. Evropianët nuk kanë asnjë shans që të ndikojnë në rrjedhën e konfliktit në Siri, që mbetet në fakt shkaku kryesor i presionit migrator. Për më tepër, Bashkimi Evropian nuk ka asnjë mënyrë që të ndikojë tek Turqia, dhe aq më pak tek Rusia, aktoret kryesorë në këtë krizë.
Së fundmi, dështimi i vitit 2015, na ka mësuar që Bashkimi Evropian nuk është në gjendje të përcaktojë një politikë të përbashkët të emigracionit. Aktualisht jemi duke u përballur me një provë tjetër të ambicieve të Evropës.
Nëse kontinenti i vjetër nuk do të jetë në lartësinë e situatës, ai do të humbasë edhe atë besueshmëri që i ka mbetur, dhe do të lejojë lulëzimin e forcave populiste dhe ekstremiste, që zakonisht përfitojnë nga frika. Bashkimi Evropian ka një imperativ të trefishtë:të humanizmit, që fatkeqësisht mungon në skenat e tmerrshme që kanë vazhduar me ditë të tëra në kufirin grek; të solidaritetit me vendet që përbëjnë kufirin e jashtëm të Evropës; dhe në fund të koherencës për të gjetur zgjidhje diplomatike për këtë sfidë të re. Kjo gjë do të jetë shumë e vështirë. Por nga ana tjetër, është çmimi që duhet paguar për grumbullimin e problemeve, që janë injoruar në të kaluarën./ Përshtatur nga CNA.al
* Rastet e infeksionit me koronavirus po shtohen çdo ditë. D...
Rastet e reja me Covid-19, po rriten me një rritëm të friksh...
Bota e njeh si “babain” e teorisë së evolucionit. Shumëkush ...
Nga Simon Waldman “The National”* Sulmi ajror i së enjtes së...
Nga Jacob Heilbrunn “National Interest”* Po, ai mundet. Ish-...
Nga Timothy Garton Ash “The Guardian”* Një udhëheqës evropia...
Pluhuri, ozoni dhe të tjera lëndë dëmtuese për ajrin i kusht...
Reagimi natyror ndaj një sëmundje të re, është ndjenja e ank...
Nga Jelena Dragicevic “Harvard International Riview”* Më 15 ...
Nga Chris Patten “Project Syndicate”* Kur dramaturgu gjerman...
Rreth kësaj periudhe të vitit, miliona njerëz priren të heqi...
* Projekti Manhatan, i vënë në zbatim gjatë Luftës së Dytë B...
Nga Edward Lucas “Center for European Policy Analysis”* Në f...
29 shkurti, që qëllon këtë vit ditën e shtunë, njihet si Dit...
Nga Genadi Rudkevich “The Moscow Times”Një ditë para se votu...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”* Viti 2020 sapo ka h...
* Për shumicën dërrmuese të diabetikëve, gjendja e tyre shën...
* Kërkimi për të gjetur dhe hetuar jetën përtej Tokës, ka ar...
Nga jeta e saj dashurore shumë aktive, deri tek një karrierë...
Nga Portia Kentish “Emerging Europe”Qëkur një seri rastesh t...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...