web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Koronavirusi/ A do jetë mes nesh për një kohë të gjatë?

6 Mars 2020, 07:25, Blog CNA

* Rastet e infeksionit me koronavirus po shtohen çdo ditë. Dhe ?marshimi? i koronavirusit të ri, duket të jetë i pandalshëm. Gjithsesi, vlen gjithmonë duhet të theksohet, se shkalla e tij e vdekshmërisë  mbetet e ulët. Por sipas disa ekspertëve, koronavirusi do të vazhdojë që të përhapet, dhe me siguri neve do të na duhet të mësojmë që të jetojmë me të. Por pa u trembur prej tij.

Sipas epidemiologëve, ne do të arrijmë në pikën kur frazës së famshme ?po vjen gripi sezonal?, do të duhet t?i shtojmë frazën ?bashku me Covid-19?. Arsyeja? Le t?ja fillojmë me një krahasim, atë me rastin e parë të gripit të shpendëve, kur në majin e vitit 1997 u regjistrua viktima e parë: një djalë 3-vjeçar që jetonte në Hong Kong.

Në atë rast, kaluan disa muaj para se një laborator në SHBA, të konfirmonte se virusi se ishte një variant i gripit, H5N1, i njohur deri atëherë që infektonte vetëm zogjtë. Dhe siç mund ta mbani mend Gripi i Shpendëve, kishte një shkallë vdekshmërie rreth 60 për qind.

Por, një sëmundje e rëndë si ajo e shkaktuar nga virusi H5N1, do të thotë gjithashtu që personat e infektuar mund të identifikohen dhe izolohen (ose të vdesin) shumë shpejt, duke mos lejuar që virusi të qarkullojë vërdallë, dhe për rrjedhojë të rrisë shkallën e tij të përhapjes.

Çështja është ndryshe me koronavirusin e ri, i njohur edhe si Sars-CoV-2, që po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, duke shkaktuar një sëmundje të frymëmarrjes, të njohur si Covid-19, që cila ka një shkallë vdekshmërie rreth 2 për qind. Me përzierjen e fuqishme të tipareve, ky virus duket se është i ndryshëm nga të tjerët: mund të jetë fatal, por jo shumë, dhe të shkaktojë infeksione, por jo në mënyra të parashikueshme dhe të identifikueshme.

Madje ndonjëherë mund të mos shkaktojë fare simptoma. Por ndryshe nga gripi i shpendëve, bota po reagon me një shpejtësi të paparë, dhe me një mobilizim të madh të burimeve. Në fakt, virusi i ri u  identifikua shumë shpejt, gjenoma e tij u sekuencua, dhe informacioni u përhap në të gjithë botën pas disa javësh.

?Unë mendoj se ndoshta ky virus nuk do të jetë i kontrollueshëm?- tha profesori i epidemiologjisë në Universitetin e Harvardit Mar Lipsit për ?The Atlantic?. Masat frenuese janë hapi i parë për të reaguar ndaj çdo epidemie. Por sipas ekspertit, në rastin e Covid-19, shanset për të parandaluar një epidemi globale dukeshin të pakta që nga janari, kur Kina nisi të izolojë zona gjithnjë e më të gjera.

Virusi është zbuluar deri tani në 24 vende, dhe sipas parashikimeve të Lipsit brenda vitit të ardhshëm, afro 40-70 për qind e njerëzve në të gjithë botën do të infektohen me koronavirusin e ri. Por, ai sqaron se kjo nuk do të thotë se të gjithë do të vuajnë nga sëmundje serioze.

?Shumë prej tyre, ka të ngjarë të kenë një sëmundje të butë, ose mund të mos kenë fare simptoma?- tha eksperti. Ashtu si me gripin e zakonshëm, që shpesh është i rrezikshëm për njerëzit me sëmundje kronike, dhe ata që janë shumë të moshuar, në shumicën e rasteve ai mund të kalojë pa trajtim mjekësor.

Lipsit nuk është i vetëm në bindjen e tij se koronavirusi do të vazhdojë të përhapet. ?Më duket se ky virus është arratisur nga Kina, dhe po përhapet shumë shpejt. Tani unë jam shumë më pesimist, nëse ai mund të kontrollohet?- thotë epidemiologu i Universitetit të Oksfordit, Kristopher Daj për revistën ?Science?.

Në fakt, sipas mendimit të një numri gjithnjë e në rritje epidemiologësh, rezultati më i mundshëm i kësaj epidemie, mund të jetë ai i një sëmundje të re sezonale, një koronavirus ?endemic?. Pra, i famshmi ?sezoni i gripit?, mund të bëhet ?sezoni i gripit, dhe Covid-19?./ Galileonet.it- Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga