Koronavirusi do ta transformojë globalizimin
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”* Ndërsa Covid-19 vazhdon q...
Nga Garry Kasparov ?CNN?
* Në një vit zgjedhor, në të cilin vështirë se dikush bie dakord për ndonjë gjë, ajo që mund ta themi me siguri, është se rreziqet janë tepër të mëdha. Donald Trump, i inkurajuar nga shfajësimi që mori nga republikanët në Senat, do të kandidojë për t?u rizgjedhur në detyrë.
Por sulmi i tij gjatë mandatit të dytë ndaj institucioneve amerikane dhe rendit global, do t?i bënte 3 vitet e fundit që të dukeshin të mërzitshme. Gjykata Supreme do të zëvendësojë 2 gjyqtarë liberalë me Trumpistët e rinj (jo konservatorë, por Trumpistë), dhe Trump madje mund të emërojë të pestin, nëse gjyqtari më i vjetër konservator, Klarens Tomas, tërhiqet në pension.
Presidenti rus Vladimir Putin, do të vazhdojë të zhvillojë luftërat e tij, dhe të nxisë destabilitet më ndërhyrjen e tij në presidencialet amerikane.
Besueshmëria e qeverisë samerikane, do të bjerë edhe më tej pasi Trump ushqen frikën ndaj emigrantëve, shpërfill rregulloret mjedisore, dhe flirton me diktatorët. Ndërsa shumica e votuesve demokratë, kanë si prioritet mposhtjen e Trumpit, disa anëtarë të një fraksioni të udhëhequr nga Berni Sanders, duket se janë më të interesuar për pastërtinë ideologjike, sesa fitoren në zgjedhjet e nëntorit.
Por fitorja e madh e Xho Bajden gjatë Super të Martës në Karolinën e Jugut, tregoi se votuesit demokratë nuk e kanë pranuar plotësisht si një pashmangshmëri rizgjedhjen e Trumpit për një mandat tjetër. Të moderuarit Bajden, Tom Stejer, Pit Batigig, Emi Klobushar dhe së fundmi Majkëll Blumberg, e dëmtojnë jo pak figurën e Trumpit.
Por Sanders, ashtu si i ngjashmi i tij socialist Xheremi Korbyn, udhëheqësi i Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, është shumë ekstremist në të majtë. Unë kam pak përvojë në zgjedhje të lira dhe të ndershme, pasi linda në Bashkimin Sovjetik. Dhe si sovjetik, e kam zili aftësinë e qytetarëve të botës së lirë që të zgjedhin udhëheqësit e tyre.
Ndaj për mua është e bezdisshme, se si një amerikan gjen ndonjë gjë për të admiruar në regjimin tonë totalitar komunist. Por ishte Sanders, asokohe kryetar i bashkisë së Barlingtonit në Vermont, që u kënaq shumë gjatë vizitës së tij të vitit 1988 në Bashkimin Sovjetik. ?Le të marrim në konsideratë pikat e forta të të dyja sistemeve. Dhe le të mësojmë nga njëri-tjetri?- tha ai kur u rikthye në SHBA.
Do të ishte një kthesë mizore, të kesh një president që admiron diktaturën aktuale në Rusi, duke garuar ndaj një kundërshtari që lavdëron diktaturën e dikurshme. Sovjetikët i lejonin vizita të tilla, vetëm nëse mund t?i shfrytëzonin ato për propagandë, dhe Sanders bëri pikërisht këtë.
Sanders bëri të njëjtën gjë me Kubën e Fidel Kastro, duke përhapur mite mbi mungesën e problemeve ekonomike atje, po ashtu edhe për Kinën së fundmi. ?Kina është një vend autoritar. Por a mund ta mohojë dikush, se ata kanë nxjerrë gjithnjë e më shumë njerëz nga varfëria ekstreme, se sa çdo vend tjetër në histori??- tha ai gjatë një interviste për CNN.
Bashkimi Sovjetik prodhoi një art madhështor, përparime shkencore, dhe disa kampionë bote në shah. Por ai gjithashtu prodhoi Terrorin e Madh, dhe skllavëroi qindra miliona njerëz. Qytetarët në Kubë dhe Kinë mbijetojnë, nganjëherë lulëzojnë, pavarësisht socializmit të tyre dhe përkundër regjimeve të tyre brutale.
Nëse ka diçka që mund mësoni nga regjime të tilla, pse të mos zgjidhni shembuj që përfshijnë censurën, gulagët dhe vrasjet masive, midis ?arritjeve? të tyre? Për Berni Sanders, përgjigjja është sepse ai donte dhe do që të promovojë socializmin. Ai dhe ndjekësit e tij, mund të dëshirojnë të ndjekin shembullin e Danimarkës dhe Finlandës, por fjalët e tij lavdërojnë edhe diktaturat socialiste të Nikaraguas, Kubës dhe Bashkimit Sovjetik.
Demokratët duhet të fokusohen tek integriteti dhe kompetenca e kandidatëve. Kolegji Zgjedhor në SHBA është një instrument i vjetër, por gjithsesi ekzistent. Sanders do të kishte nevojë për një pjesëmarrje rekord në mesin e të rinjve, që të kishte qoftë edhe një shans kundër Trumpit në shtetet e lëkundura të Mes-Perëndimit.
Florida ka të ngjarë të mos votojë kurrësesi për Sanders, pas komenteve të tij mbi Kubën dhe Izraelin. Pensilvania do të humbiste qindra mijëra vende pune, sipas një propozimi të frikshëm të Sanders (që mbështetet edhe nga Elizabeth Uorren).
Dhe një studim, zbuloi se një kandidaturë e Sandersit, ka më shumë të ngjarë të rrisë pjesëmarrjen në zgjedhje për Trumpin, dhe jo për demokratët. Përkundrazi, një demokrat i moderuar mund të tërheqë disa nga shumë votuesit e pakënaqur të Trumpit, ose t?i mbajë ata në shtëpi.
Progresistët militantë, mund të jenë të gatshëm të rrezikojnë gjithë axhendën e tyre dhe të ardhmen e republikës, me shansin iluzoar për ta parë heroin e tyre socialist ?të pushtojë Shtëpinë e Bardhë?. Por unë shpresoj që shumica do të bjerë rakord ,se rruga më e sigurt për të ecur përpara, është rivendosja e arsyes dhe stabilitetit.
Edhe nëse e doni Berni Sanders, dhe jeni dakord me mesazhin e tij, është shumë e rrezikshme të besoni se ai është më i miri për t?u dërguar në Shtëpinë e Bardhë./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”* Ndërsa Covid-19 vazhdon q...
“Mjellma e zezë” në terminologjinë e financave përdoret për ...
* Një krem i mrekullueshëm, u prezantua në kryeqytetin fra...
Nga Pierre Haski “Internazionale”* Është e pashmangshme përj...
* Rastet e infeksionit me koronavirus po shtohen çdo ditë. D...
Rastet e reja me Covid-19, po rriten me një rritëm të friksh...
Bota e njeh si “babain” e teorisë së evolucionit. Shumëkush ...
Nga Simon Waldman “The National”* Sulmi ajror i së enjtes së...
Nga Jacob Heilbrunn “National Interest”* Po, ai mundet. Ish-...
Nga Timothy Garton Ash “The Guardian”* Një udhëheqës evropia...
Pluhuri, ozoni dhe të tjera lëndë dëmtuese për ajrin i kusht...
Reagimi natyror ndaj një sëmundje të re, është ndjenja e ank...
Nga Jelena Dragicevic “Harvard International Riview”* Më 15 ...
Nga Chris Patten “Project Syndicate”* Kur dramaturgu gjerman...
Rreth kësaj periudhe të vitit, miliona njerëz priren të heqi...
* Projekti Manhatan, i vënë në zbatim gjatë Luftës së Dytë B...
Nga Edward Lucas “Center for European Policy Analysis”* Në f...
29 shkurti, që qëllon këtë vit ditën e shtunë, njihet si Dit...
Nga Genadi Rudkevich “The Moscow Times”Një ditë para se votu...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”* Viti 2020 sapo ka h...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...