VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Nga Jeremy Cliffe ?New Statesman?
* Ndërsa Covid-19 vazhdon që të përhapet, ekonomia botërore ka ?ndezur? dritat e alarmit. Më 2 mars, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), deklaroi se koronavirusi mund të përgjysmojë për këtë vit rritjen globale të ekonomisë, në rreth 1.5 për qind, krahasuar me parashikimin e tij të mëparshëm prej 2.9 për qind.
Kjo deklaratë erdhi pasi Dow Jones, indeksi kryesor i tregut të aksioneve në SHBA-së, ra me 4.4 për qind, në rënien më të madhe që pësuar ndonjëherë brenda një dite. Ndërkohë, Baltic Dry Index, një masë e kostove të transportit për mallrat me shumicë, tregon se normat e qirasë për anijet më të mëdha të transportit kanë rënë me dy të tretat që nga fillimi i dhjetorit 2019.
Kërkesat e konsumatorit po bien, flukset e tregtisë po ngadalësohen, dhe zinxhirët e furnizimit po prishen. Edhe para shpërthimit të epidemisë, analistët kishin folur për një ?de-globalizim?. Tregtia globale e kishte ndalur rritjen, dhe populizmi proteksionist ishte në rritje, i ilustruar më së miri nga lufta tregtare e Donald Trumpit me Kinën, por edhe nga Brexit.
Disa ndërmarrje, ishin ?riorganizuar?, duke e orientuar prodhimin nga ekonomitë me kosto të ulët. Dhe ekonomia e re dixhitale, ishte dëshmuar më pak e lirë nga sa pritej, me rregullat e ndryshme për mbrojtjen e të dhënave, ekosistemet rivale teknologjike, dhe ndërhyrjet e qeverisë që prodhonin një të ashtuquajtur ?splinternet?.
Që të gjitha ishin shumë larg nga idealizmi i fundit të viteve 1990 për një botë ?të sheshtë? apo të ?post-gjeografisë?. Dhe që me epideminë e Covid-19 – për të cilën mund të mos ketë një vaksinë deri në vitin 2021 – kërcënon të intensifikohet më tej.
?Koronavirusi e ka futur globalizimin në procesin e kundërt?-argumentonte në një editorial të fundit gazeta ?Financial Times?. Por a është vërtet kështu? Së pari, narrativa e deglobalizimit e mbivlerëson shkallën e globalizmit që është arritur deri më sot.
Shumica e biznesit, zhvillohet ende brenda kufijve kombëtarë, dhe integrimi i botës gjatë 3 dekadave të fundit ka qenë i pabarabartë:mallrat i kanë kapërcyer kufijtë në vëllime të rritura shumë, por shërbimet – të cilat janë shpesh të rrënjosuara në aspektin gjuhësor dhe kulturor ?janë globalizuar shumë pak.
Politika dhe qeverisja, duken veçanërisht të ngulitura në truallet kombëtare. Përhapja kaotike e Covid-19, vetëm sa po e ilustron mungesën e një dimensioni të sofistikuar politik drejt globalizmit. Koncepti ?deglobalizim?, e tepron me përmbysjen e gjeravë që ka ndodhur viteve të fundit.
Integrimi ekonomik global mund të ketë ngecur vërtet, por një indeks i publikuar në dhjetor 2019 nga kompania logjistike DHL dhe Shkolla Stern e Biznsit, arriti në përfundimin:?Bota mbetet më e lidhur se sa thuajse në çdo moment tjetër të historisë… pa shenja të një përmbysjeje të gjerë të globalizmit deri më tani?.
Duke vlerësuar të dhënat për tregtinë, investimet dhe aktivitetet e tjera ndërkufitare, studimi nuk gjeti ?asnjë tërheqje të madhe nga globalizimi i korporatave?. Pra në vend se të bjerë, globalizimi po ndryshon. Së pari, ai është duke u bërë më pak një histori e integrimit përmes anijeve me kontejnerë, sesa e integrimit përmes shtrirjes më të gjerë shoqërore.
Ndërsa studimi i DHL/Stern tregon që mallrat dhe flukset e kapitalit janë duke u ngadalësuar, ai raporton gjithashtu se flukset e informacionit dhe të njerëzve (trafiku ndërkufitar në internet dhe thirrjet telefonike, studentët e universiteteve ndërkombëtare, migracioni dhe turizmi) po vazhdojnë që të rriten fuqishëm.
Ekonomia e aplikacioneve, po standardizon përbërësin e shërbimeve të ekonomive më të zhvilluara. Së dyti, ndryshimet në globalizim nuk po kërkojnë një kthim tek kufijtë kombëtarë, por një forcim të pozitave brenda kufijve rajonalë. Për shembull, flukset e tregtisë ndër-rajonale brenda Evropës ose Azisë Lindore, janë rritur që nga viti 2012.
Aty ku bisedimet globale të tregtisë kanë ngecur, ato bilaterale – si midis BE-së dhe Koresë së Jugut, apo brenda rrjetit të Brezit dhe Rrugës të Kinës në Azinë Qendrore – kanë triumfuar. Dhe interneti po ndahet jo në blloqe kombëtare, por në blloqe rajonale.
Gjigandët e teknologjisë amerikane, si Google dhe Amazon, janë dominuese në shumë pjesë të botës. Gjigandët kinezë si Huauei po komandojnë të tjerët, ndërsa Evropa po e pozicionon veten si përcaktuese e standardeve globale në rregullimin e veprimtarisë së teknologjisë.
Së treti, globalizimi po i nënshtrohet ngadalë një dukurie që dukej se e anashkalonte prej kohësh: politikës. Debatet që edhe në kulmin e entuziazmit globalist në vitet 1990 kufizoheshin nga kufijtë kombëtarë – migracioni, teknologjia dhe ndryshimi i klimës – tani janë vërtet ndërkombëtare.
Sot përhapja e Covid-19, duket se po i përshpejton që të tria këto ndryshime. Ajo do t?i inkurajojë kompanitë të riatdhesojnë zinxhirët e tyre të furnizimit, duke përshpejtuar ri-vlerësimin e prodhimit të mallrave. Por, duke detyruar më shumë punonjës të punojnë nga shtëpia dhe të mbajnë takime në distanca, kjo do të tregojë sesa pak rëndësi ka vendi, dhe në këtë mënyrë do t?i hapë rrugën një epoke të artë në shërbimet e jashtme.
Dhe ndërsa kronavirusi mund të dekurajojë tregtinë transglobale midis ekonomive të largëta si Kina dhe SHBA, ai do të theksojë ndërkaqë më shumë ndërvarësinë, përfitimet e tregjeve të ndryshme, dhe prodhimin më pak të kushtueshëm. Përpjekja për t?u bërë më elastike pa sakrifikuar diçka nga përfitimet e integrimit, mund të nxisë investimet më ?afër vendit? nga ana e ekonomive më të mëdha në botë:në Evropën Lindore, Azinë Qëndrore dhe Juglindore dhe Amerikën Qendrore.
Së fundmi, Covid-19 do të jetë një përvojë e zakonshme, duke përafruar debatet politike dhe përparësitë në vende të ndryshme, dhe kjo kërkon një shkallë më të madhe të qeverisjes globale sesa ekziston aktualisht. Bota po i përshtatet dalëngadalë një debati realisht të globalizuar mbi ndryshimin e klimës, dhe ndryshimeve të politikës që ajo kërkon.
Por rezultati nuk do të jetë de-globalizimi, por një përshpejtim i evolucionit të globalizmit në diçka më pak të përqëndruar tek mallrat, drejt diçkaje më rajonalë dhe më politike. Në vend të shpejtojë shkatërrimin e globalizmit, koronavirusi mund të paralajmërojë kapitullin e tij të ardhshëm./ Përshtatur nga CNA.al
“Mjellma e zezë” në terminologjinë e financave përdoret për ...
* Një krem i mrekullueshëm, u prezantua në kryeqytetin fra...
Nga Pierre Haski “Internazionale”* Është e pashmangshme përj...
* Rastet e infeksionit me koronavirus po shtohen çdo ditë. D...
Rastet e reja me Covid-19, po rriten me një rritëm të friksh...
Bota e njeh si “babain” e teorisë së evolucionit. Shumëkush ...
Nga Simon Waldman “The National”* Sulmi ajror i së enjtes së...
Nga Jacob Heilbrunn “National Interest”* Po, ai mundet. Ish-...
Nga Timothy Garton Ash “The Guardian”* Një udhëheqës evropia...
Pluhuri, ozoni dhe të tjera lëndë dëmtuese për ajrin i kusht...
Reagimi natyror ndaj një sëmundje të re, është ndjenja e ank...
Nga Jelena Dragicevic “Harvard International Riview”* Më 15 ...
Nga Chris Patten “Project Syndicate”* Kur dramaturgu gjerman...
Rreth kësaj periudhe të vitit, miliona njerëz priren të heqi...
* Projekti Manhatan, i vënë në zbatim gjatë Luftës së Dytë B...
Nga Edward Lucas “Center for European Policy Analysis”* Në f...
29 shkurti, që qëllon këtë vit ditën e shtunë, njihet si Dit...
Nga Genadi Rudkevich “The Moscow Times”Një ditë para se votu...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”* Viti 2020 sapo ka h...
* Për shumicën dërrmuese të diabetikëve, gjendja e tyre shën...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...