SHBA-ja s’ka nevojë për një kandidat, që ka nostalgji Bashkimin Sovjetik
Nga Garry Kasparov “CNN”* Në një vit zgjedhor, në të cilin v...
Përkundër besimit popullor se njerëzit në kohën e Mesjetës kutërbonin në masë erë të keqe, ata i lanin shpesh duart, zakonisht kur ngriheshin nga gjumi në mëngjes, si dhe para dhe pas ngrënies. Dhe kjo gjë nuk ishte vetëm një akt i një sjellje të mirë, por ata ishin të ndërgjegjshëm për lidhjen midis papastërtisë dhe sëmundjeve.
Për pasojë, kirurgu i shekullit XIV, Xhon i Ardernes, u kërkoi praktikantëve të tij të ardhshëm të mjekësisë që të ?pastronin duart e tyre nga të gjitha papastërtitë dhe fëlliqësirat?. Larja e duarve kishte rëndësi, sepse shihej si një mjet që hiqte si papastërtitë e jashtme, ashtu edhe jashtëqitjet e dëmshme trupore.
Shqetësimi i dyfishtë mbi papastërtitë dhe jashtëqitjet trupore, vazhdoi edhe gjatë periudhës së Rilindjes. Mjeku italian Tomazo Rangone (1493-1577), këshillonte që duart duhet ?të pastrohen rregullisht nga papastërtitë, djersitja, dhe pisllqet e tjera që natyra shpesh i depoziton në atë vend?.
Mjekë të tjerë të kohës, e pranonin se duart mund të transmetonin sëmundje të ndryshme, edhe pse shqetësimet e tyre fokusoheshin tek sëmundjet e lëkurës siç ishte zgjebja, sesa nga Murtaja që ishte më famëkeqja. Prandaj, larja e duarve mendohej se ishte e nevojshme për një shëndet të mirë.
Shqetësimet e hershme në lidhje me higjenën e duarve, përqendroheshin më shpesh tek ushqimi. Prandaj shumica e njerëzve, lanin duart para dhe pas ngrënies. Disa libra me këshilla, këmbëngulnin që edhe duart e pastra duhet të rilaheshin në tryezë, duke përdorur një legen, në mënyrë që të gjithë të tjerët të ndjehen shumë më të sigurt për ndarjen e ushqimit.
Si e tillë, higjena e dobët mund të provokonte një reagim të ashpër. Pasi hëngra darkën me xhaxhain Uajt në vitin 1663, shkruan Samuel Pepis, ?pamja e duarve të tezes time… gati më solli zorrët tek goja!?. Shoqëria e shtresës së lartë në Britaninë xhorxhiane, shqetësohej shumë për higjenën e duarve të shërbëtorëve, sidomos gjatë përgatitjes së ushqimit dhe shërbimit të tyre në tryezë.
Shkrimtarja e shekullit XVIII-të, Eliza Hejud kërkoi nga shërbëtoret e saj që t?i lanin duart rregullisht, dhe nga pjesa tjetër e personelit që shërbente, që t?i mbante duart ?të rregullta dhe të pastra?, sipas një libri të sjelljes të asaj kohe.
?Udhëzimet për shërbëtorët? e vitit 1745 e shkrimtarit Xhonatan Suift, kritikonin enkas shërbëtorët që përgatitnin sallata me duar të palara, pasi ishin marrë me gatimin e mishit, apo pasi kishin shkuar në tualet. Në shekullin XIX, shkencëtarë tillë si Lui Pastër dhe Jozes Lister, bënë përparime të rëndësishme në teorinë e mikrobeve, dhe në zbatimet e saj praktike, të cilat shpjegonin qartë se përse larja e duarve funksionon në frenimin e përhapjes së sëmundjeve. Ndonëse më pak i njohur, një tjetër pionier i rëndësishëm në këtë drejtim ishte mjeku obstetër hungarez me banim në Vjenë, Injac Semelveis (1818?1865), i cili e kuptoi se gratë e klasës punëtore infektoheshin me sëmundjen e etheve nga mjekët, të cilët shkonin direkt nga morgu për në sallën e lindjeve.
Ai vërtetoi se vdekshmëria e nënave gjatë lindjes, mund të redukohej shumë me larjen rutinore të duarve me një lëng me bazë klori. Kjo njohuri e re revolucionare, pati çuditërisht pak ndikim të menjëhershëm, pjesërisht për shkak të rezistencës nga mjekët, që nuk pranuan të fajësohen për vdekjen e pacientëve të tyre.
Sidoqoftë, në dekadat që pasuan u bënë përpjekje të shpeshta për ta bindur publikun më të gjerë mbi vlerën e madhe që ka higjena e duarve. Në vitet 1920, kompania prodhuese e sapunëve ?Lever Brothers?, zhvilloi një fushatë të duarve të pastra, dhe u kërkoi fëmijëve të lanin duart ?para mëngjesit, para darkës dhe pas shkollës?.
Sapuni i tyre ?Lifebuoy?, u promovua si mënyra më e mirë për të zhdukur mikrobet, pasi në një reklamë të vitit 1927, shfaqej një baba që e këshillonte të birin se ?duart e pista, janë të rrezikshme?. Reklama të tilla, patën ndikim të konsiderueshëm, por mesazhi i tyre vazhdon të përsëritet edhe sot./Historyextra –Përshtatur nga CNA.al
Nga Garry Kasparov “CNN”* Në një vit zgjedhor, në të cilin v...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”* Ndërsa Covid-19 vazhdon q...
“Mjellma e zezë” në terminologjinë e financave përdoret për ...
* Një krem i mrekullueshëm, u prezantua në kryeqytetin fra...
Nga Pierre Haski “Internazionale”* Është e pashmangshme përj...
* Rastet e infeksionit me koronavirus po shtohen çdo ditë. D...
Rastet e reja me Covid-19, po rriten me një rritëm të friksh...
Bota e njeh si “babain” e teorisë së evolucionit. Shumëkush ...
Nga Simon Waldman “The National”* Sulmi ajror i së enjtes së...
Nga Jacob Heilbrunn “National Interest”* Po, ai mundet. Ish-...
Nga Timothy Garton Ash “The Guardian”* Një udhëheqës evropia...
Pluhuri, ozoni dhe të tjera lëndë dëmtuese për ajrin i kusht...
Reagimi natyror ndaj një sëmundje të re, është ndjenja e ank...
Nga Jelena Dragicevic “Harvard International Riview”* Më 15 ...
Nga Chris Patten “Project Syndicate”* Kur dramaturgu gjerman...
Rreth kësaj periudhe të vitit, miliona njerëz priren të heqi...
* Projekti Manhatan, i vënë në zbatim gjatë Luftës së Dytë B...
Nga Edward Lucas “Center for European Policy Analysis”* Në f...
29 shkurti, që qëllon këtë vit ditën e shtunë, njihet si Dit...
Nga Genadi Rudkevich “The Moscow Times”Një ditë para se votu...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...