Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
* Jozef Frind e mori në varr sekretin e tij. Kur vdiq në moshën 81-vjeçare, pastori i qytetit Dorsten në Gjermaninë Perëndimore, la pas një kishë që vajtoi humbjen e një njeriu të devotshëm të Zotit. Por ajo që nuk dinin besimtarët, ishte se pastori i tyre kishte punuar edhe për policinë sekrete famëkeqe të Gjermanisë Lindore, STASI.
Nën emrin e koduar ?Erich Neu?, pastori besohet se kishte dërguar 95 raporte informatorësh, përfshirë atë mbi një koleg që edhe në atë kohë kishte dëshmuar një potencial të madh:Jozef Racinger, i njohur më vonë si Papa Benedikti XVI.
Frind, që studioi dhe dha mësim në qytetin e Mynsterit, dha informacione mbi teologët e ardhshëm të kishës atje, përfshirë papën e ardhshëm, që në atë kohë punonte si profesor. Dy vjet pas vdekjes së Frindt, një hulumtim i kryer nga agjensia federale federale për dosjet e STASI me qendër në Berlin, hodhi dritë mbi aktivitetet e pretenduara të Frind si një agjent i Gjermanisë Lindore komuniste.
Ato çka u zbuluan, tronditën anëtarët e kishës së së tij të Zemrës së Shenjtë në Dorsten. ?Shumë njerëz, e kishin thjesht të pamundur ta imagjinonin diçka të tillë. Tani ata janë në kërkim të arsyeve, pse ai mund ta ketë bërë diçka të tillë?- tha një udhëheqës i kishës.
Këto zbulime nga zona e Mynsterit, janë një ?terren i panjohur? për qytetarët e ish-Gjermanisë Perëndimore, të cilët besuan për vite me radhë se trauma që kishte shkaktuar STASI-i nuk kishte asnjë lidhje me ta. ?Bashkëpunëtorë jozyrtarë?, siç njiheshin informatorët nga brenda popullatës, dhe raportet që ata paraqisnin pranë STASI, konsideroheshin një problem ekskluziv vetëm i Gjermanisë Lindore.
Spiunët brenda Gjermanisë Perëndimore, si rasti i pastor Frindit, i përkasin një kapitulli të harruar të historisë gjermane. Hulumtimet e viteve të fundit, kanë zbuluar se organizata kishte 149 informatorë aktivë në Bon, ish-kryeqytetin e Gjermanisë Perëndimore, dhe 542 të tjerë në Berlinin Perëndimor.
Duket se STASI i rekrutoi shumicën e këtyre spiunëve nga sektorët e industrisë, që të vidhte informacione mbi teknologjinë perëndimore. Ai mbante gjithashtu lidhje të forta në Partinë Socialdemokratike të qendrës së majtë, ku 78 bashkëpunëtorë jozyrtarë dhe kontakte të tjera mbanin kontakte me Berlinin Lindor, dhe 13 prej tyre shërbenin si burim informacioni për aktivitetet brenda komitetit ekzekutiv të partisë.
Shërbimi sekret i Gjermanisë Lindore, ishte ndërkaq i mirë-informuar mbi çështjet e brendshme në sindikata, kisha dhe universitete. Në dhjetorin e vitit 1988, 1.929 qytetarë të Gjermanisë Perëndimore shërbenin si bashkëpunëtorë jozyrtarë ose njerëz kontakti për Republikën Demokratike Gjermane.
Në shumicën e rasteve, emrat e tyre të vërtetë si dhe raportet që ata dorëzuan kanë mbetur të panjohura, pasi kur u rrëzua sistemi i Gjermanisë Lindore, punonjësit e STASI shkatërruan pjesën më të madhe të materialeve mbi agjentët e tyre në Gjermaninë Perëndimore.
Shembulli më i famshëm, se deri ku kishte depërtuar STASI, ishte ai i ndihmësit të kancelarit të Gjermanisë Perëndimore Vili Brand, Gynter Gijom. Por spiunë kishte edhe brenda Bundesnachrichtendienst (BND), shërbimit gjerman të inteligjencës. Gjatë 4 dekadave të ndarjes së vendit, STASI kishte rreth 12.000 bashkëpunëtorë jozyrtarë në Berlinin Perëndimor dhe pjesën tjetër të Gjermanisë Perëndimore.
Mynster i interesoi STASI-t për 2 arsye:Ajo ishte njëherazi një bastion i rëndësishëm për partinë politike të qendrës së djathtë, Unionin Kristian (CDU) në landin e Rin-Vestfalisë së Veriut, dhe një qytet universitar me një staf akademik kryesisht të majtë. Shefi i STASI, Erik Mielke i kërkoi agjentëve të tij të rekrutonin bashkëpunëtorë jozyrtarë brenda CDU-së.
Kështu agjentët u infiltruan në polici, forcat e armatosura, dhe në sistemin politik. Ata gjithashtu rekrutuan studentë, sidomos talentet e reja, të cilët një ditë mund të bëheshin drejtues të Gjermanisë Perëndimore, dhe për pasojë informatorë të rëndësishëm për RDGJ.
STASI kishte ndërkohë shumë njerëz brenda kishave, grupeve të krishtera dhe shtëpive botuese në Mynster, siç e tregoi edhe rasti i Frind. Sesi ky i fundit u josh të bëhej bashkëpunëtor, kjo mbetet një mister, dhe nuk dihet përmbajtja e saktë e raporteve të tij. Ka gjasa që ai shpresonte që bashkëpunimi me STASI-n, do të të përmirësonte kushtet e jetës për motrën e tij, e cila jetonte në Gjermaninë Lindore.
Ose ndoshta pastori, që për njëfarë kohe u përball me varësinë nga alkooli, ishte i ndjeshëm ndaj shantazhit. Ndërkohë, ka të ngjarë që shpërblimet monetare, të kenë luajtur një rol të rëndësishëm për shumë bashkëpunëtorë jozyrtarë në Perëndim.
Disa ish-bashkëpunëtorë të STASI në Gjermanisë Perëndimore, mbeten krenarë për punën që bënë për vëllezërit e tyre në Lindje. Peter Volter është njëri prej tyre. Si student i sociologjisë dhe filozofisë në Universitetin e Mynsterit në vitet 1970, ai iu bashkua një grupi studentësh marksistë të quajtur ?Spartakus?, që u financua në fshehtësi nga Gjermania Lindore.
Ai e vizitoi shpesh Berlinin Lindor, ku ra në kontakt me agjentët e STASI. Volter pati një karrierë të suksesshme si gazetar, duke punuar për Agjencinë Gjermane të Shtypit (PDSH), dhe mbajtur një pozicion të lartë në agjensinë e lajmeve Reuters. Peter Volter dërgoi raporte në Berlinin Lindor për mbi 12 vjet.
Ai u arrestua pas ribashkimit të Gjermanië. E pranoi se kishte punuar për STASI-n, por këmbënguli se nuk kishte qenë spiun apo agjent. Përkundrazi, ai e përshkroi veten si një ?skaut?. Një gjykatë në Dyseldorf e dënoi Volter me 2 vjet burg me kusht./ Spiegel.de-Përshtatur nga CNA.al
Një studim i ri, sugjeron se nëse ju pëlqen të hidhni gjithm...
Greta Tunberg, ka nisur një kryqëzatë për të shpëtuar planet...
Nga Edward Lucas ”Center for European Policy Analysis”* Kjo ...
Nga Jan-Werner Müller “The Guardian”Nëse ka një gjë mbi të c...
Natyra i qetëson shpirtrat tanë të stresuar. Ne e dimë në më...
Kur na shkon mendja tek haluçinacionet, shumica prej nesh pr...
Blitzkrieg-u (sulmi rrufe) i Gjermanisë naziste mbi Poloninë...
Nga Derek Thompson “The Atlantic”* Kur Xhon Bajden u ngjit n...
Përkundër besimit popullor se njerëzit në kohën e Mesjetës k...
Nga Garry Kasparov “CNN”* Në një vit zgjedhor, në të cilin v...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”* Ndërsa Covid-19 vazhdon q...
“Mjellma e zezë” në terminologjinë e financave përdoret për ...
* Një krem i mrekullueshëm, u prezantua në kryeqytetin fra...
Nga Pierre Haski “Internazionale”* Është e pashmangshme përj...
* Rastet e infeksionit me koronavirus po shtohen çdo ditë. D...
Rastet e reja me Covid-19, po rriten me një rritëm të friksh...
Bota e njeh si “babain” e teorisë së evolucionit. Shumëkush ...
Nga Simon Waldman “The National”* Sulmi ajror i së enjtes së...
Nga Jacob Heilbrunn “National Interest”* Po, ai mundet. Ish-...
Nga Timothy Garton Ash “The Guardian”* Një udhëheqës evropia...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...