Konflikt mes vëllezërve në Kavajë/ Ndërron jetë 74-vjeçari, u godit me thikë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Blitzkrieg-u (sulmi rrufe) i Gjermanisë naziste mbi Poloninë, nisi më 1 shtator 1939. 16 ditë më vonë, 650 mijë ushtarë rusë – që vepronin nën Paktin e Mos-sulmimit Molotov-Ribentrop ? e sulmuan Poloninë nga lindja, duke pushtuar gjysmën e territorit të saj.
Rusia pretendoi se Polonia kishte pushuar së ekzistuari si shtet, dhe se ajo duhej të kujdesej për njerëzit e saj. Realiteti ishte tmerrësisht ndryshe. në fillim, rreth 500 mijë të burgosur polakë, ukrainas dhe bjellorusë u morën nga sovjetikët, ndërsa më 19 shtator 1939, Rusia ngriti Zyrën e të Burgosurve të Luftës, të drejtuar nga NKVD (më vonë KGB-ja) e frikshme.
Edhe pse më vonë u liruan 350 mijë robër të keqtrajtuar, më shumë se 40.000 të burgosur polakë mbetën të mbyllur në 3 kampe paraburgimi. Dhe gati 30.000 prej tyre do të vriteshin në një plan të hartuar enkas për ta shkatërruar ushtrinë polake, përmes eleminimit të shumicës së udhëheqësve të saj.
Masakra e Katinit siç u bë e njohur më vonë, filloi në pranverën e vitit 1940. Më 5 mars 1940, në bazë të një shënimi për Josif Stalinin nga shefi i shërbimit sekret Laventri Beria, 6 anëtarë të Byrosë Politike Sovjetike – Stalini, Molotovi, Kaganoviçi, Voroshillovi, Mikojani dhe Kalini – nënshkruan një urdhër për të ekzekutuar 25.700 ?nacionalistë dhe kundërrevolucionarë polakë?, që mbaheshin në kampe dhe burgje në Ukrainën dhe Bjellorusinë Perëndimore.
Udhëheqja sovjetike, dhe Stalini në veçanti, i konsideronin të burgosurit polakë si një ?problem?, pasi ata mund të rezistonin duke qenë nën sundimin sovjetik. Ndaj urdhëruan ekzekutimin e 8.000 anëtarëve të Korpusit të Oficerëve Polakë, 6.000 oficerëve të lartë të policies, dhe 8.000 anëtarëve të inteligjencës polake.
Midis atyre që u vranë në ato ditë ishin pronarë të mëdhenj tokash dhe të fabrikash, avokatë, zyrtarë publikë dhe klerikë të njohur. Vrasjet në Katin, përfshinin 20 profesorë universitarë, 300 mjekë, disa qindra avokatë, mësues dhe profesionistë të tjerë, 100 shkrimtarë dhe gazetarë, dhe gjysmën e Korpusit të Oficerëve Polakë, përfshirë 14 gjeneralë, 24 kolonelë dhe 258 majorë.
Për të bërë një krahasim, kjo do të nënkuptonte sot vrasjen e kryeministrit, ministrave, politikanëve dhe personaliteteve më të njohura të një vendi.
Masakra ishte një goditje e qëllimshme, që synonte të dëmtonte emocionalisht vendin, dhe ta zhyste shoqërinë polake në një depresion të thellë psikologjik. Ata që ishin vënë në shënjestër do të zhdukeshin pa gjurmë, duke i lënë familjet e tyre pa asnjë informacion lidhur me fatin apo vendndodhjen e tyre.
Kjo është pikërisht ajo që arriti Rusia me persekutimin ndaj Polonisë, dhe që i shërbeu mjaft mirë qëllimeve të saj kur mori kontrollin e plotë të këtij vendi pas Luftës së Dytë Botërore. Si për ironi, ishin nazistët, ata që duke injoruar shkeljet e tyre të tmerrshme si masakra e vitit 1941 e 33.771 hebrenjve në Babi Jar të Ukrainës, që bënë për herë të parë publike tmerret e Katinit, duke ngritur një komision për të hetuar varret masive që kishin zbuluar.
Në prillin e vitit 1943, kur Gjermania pushtoi Smolenskun, oficeri i inteligjencës Rudolf von Gersdorf zbuloi një gropë të thellë në Pyllin e Katinit aty pranë. Ai mbikëqyri gërmimet që zbuluan trupat e rreth 4.243 të burgosurve polakë, secili i vrarë me një të shtënë në pjesën pasme të kokës.
Ishte zbulimi i tij që çoi në fund në zbulimin e vrasjes së më shumë se 27.000 të burgosurve polakë, të arrestuar pas pushtimit rus. Josif Stalini, një nga nënshkruesit e urdhrit të ekzekutimit, i kishte dhënë një kopje të tij majorit Vasili Blokin, që ta zbatonte atë.
Dhe Blokin e zbatoi me një zell të madh. Me urdhër të tij, të burgosurit u rreshtuan në Pyllin e Katinit, dhe më pas u qëlluan në pjesën e pasme të kokës, teksa trupat e tyre grumbulloheshin njëri pas tjetrit në një gropë të hapur. Blok kreu personalisht vrajen e mbi 7.000 të burgosurve polakë.
Ata u transportuan në Kalinin, rreth 300 kilometra larg, ku Blokin kreu kryen nga 300 vrasje çdo ditë për 28 ditë rresht brenda një dhome të quajtur ?Dhoma Leniniste?. Ai përdori qëllimisht një pistoletë të kalibrit gjerman ?Ëalther 25?, për të hedhur dyshime mbi nazistët.
Përgjatë viteve të luftës dhe më gjerë, thuhet se Blokin vrau me dorën e tij dhjetëra mijëra njerëz të pafajshëm. Në vitin 2010, Libri i Rekordeve Gines e cilësoi si ekzekutorin më të madh në histori. I varur nga alkooli, Blokin kreu vetëvrasje në vitin 1955.
Por me herët Stalin e shpërbleu me një pension mujor, dhe me Urdhrin e Banderolës së Kuqe për ?aftësinë dhe organizimin e tij në kryerjen efektive të detyrave speciale?. Në vitin 1991, Bashkimi Sovjetik e pranoi më në fund fajin për Masakrën e Katinit. Por edhe atëherë, pranoi vetëm 14.500 nga vrasjet, në një kohë që deri më sot Partia Komuniste në Rusi, e mohon tërësisht përgjegjësinë mbi këtë ngjarje./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Derek Thompson “The Atlantic”* Kur Xhon Bajden u ngjit n...
Përkundër besimit popullor se njerëzit në kohën e Mesjetës k...
Nga Garry Kasparov “CNN”* Në një vit zgjedhor, në të cilin v...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”* Ndërsa Covid-19 vazhdon q...
“Mjellma e zezë” në terminologjinë e financave përdoret për ...
* Një krem i mrekullueshëm, u prezantua në kryeqytetin fra...
Nga Pierre Haski “Internazionale”* Është e pashmangshme përj...
* Rastet e infeksionit me koronavirus po shtohen çdo ditë. D...
Rastet e reja me Covid-19, po rriten me një rritëm të friksh...
Bota e njeh si “babain” e teorisë së evolucionit. Shumëkush ...
Nga Simon Waldman “The National”* Sulmi ajror i së enjtes së...
Nga Jacob Heilbrunn “National Interest”* Po, ai mundet. Ish-...
Nga Timothy Garton Ash “The Guardian”* Një udhëheqës evropia...
Pluhuri, ozoni dhe të tjera lëndë dëmtuese për ajrin i kusht...
Reagimi natyror ndaj një sëmundje të re, është ndjenja e ank...
Nga Jelena Dragicevic “Harvard International Riview”* Më 15 ...
Nga Chris Patten “Project Syndicate”* Kur dramaturgu gjerman...
Rreth kësaj periudhe të vitit, miliona njerëz priren të heqi...
* Projekti Manhatan, i vënë në zbatim gjatë Luftës së Dytë B...
Nga Edward Lucas “Center for European Policy Analysis”* Në f...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...