LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kriza e qendrës së djathtë, mund ta shkatërrojë nga brenda Bashkimin Europian

8 Mars 2020, 07:54, Blog CNA

Nga Jan-Werner Müller ?The Guardian?

Nëse ka një gjë mbi të cilën mund të bien dakord zyrtarët e Brukselit dhe euroskeptikët, ajo është se BE-ja ka përjetuar një dekadë krizash. Kriza e eurozonës, dhe zbatimi i masave fiskale shtrënguese, nxorrën në pah aspektin më represiv të Brukselit.
Ardhja e refugjatëve në vitin 2015, i testoi kufijtë e liberalizmit evropian. Brexit, hera e parë që një shtet anëtar largohet nga unioni, e plagosi vetë-imazhin e BE-së si një bllok gjithnjë e në zgjerim. Por sado serioze që janë këto sfida, asnjëra prej tyre nuk kërcënon ta trondisë aq shumë integrimin evropian, sesa ngritja e të djathtës ekstreme në qeveritë e 2 vendeve anëtare.

Problemi real i Evropës, qëndron në dështimin e partive të saj të qendrës së djathtë, për të shmangur ngritjen e ekstremit të djathtë. Në Hungari, kryeministri Viktor Orban, që do të kremtojë vitin e tij të 10-të në detyrë, ka hartuar një manual rregullash se si të minojë në mënyrë të fshehtë institucionet demokratike dhe shtetin ligjor, ndërsa ende zbaton sa për sy e faqe procedurat ligjore.
Gjatë dekadës së fundit, partia e tij Fidesz, ka pasur një shumicë të mjaftueshme në parlament për të ndryshuar kushtetutën, sipas tekave të tij autokratike. Ai e ka ndryshuar sistemin zgjedhor, në një mënyrë të tillë që e pamundëson rotacionin politik. Vitin e kaluar, ?Freedom House? e klasifikoi Hungarinë si një vend ?pjesërisht të lirë?, hera e parë që kjo ka ndodhur me një vend anëtar të BE-së.

Në vitin 2010, kur qeveria hungareze vuri nën kontroll rregullatorin e pavarur të mediave në vend, komisionerët e BE-së dhanë alarmin dhe kërkuan ndryshime në ligj. Orban i mashtroi ata me disa ndryshime kozmetike dhe përdori një argument që dëgjohet ene sot:nëse BE ndërhynte në një mënyrë shumë agresive, ajo do të shndërronte një tjetër shtet anëtar në një bastion të euroscepticizmit.
Mesazhi i nënkuptuar ishte i qartë:nëse Evropa nuk e pëlqen Orban, një ditë mund t?i duhet të përballet me një parti të ekstremit të djathtë, siç është partia nacionaliste hungareze Jobbik.

Në vend se t?u priste hovin liderve të këtij lloji, BE-ja u ka ka dhënë mundësi dhe shanse shumë politikanëve autokratë.
Miliardat e paguara në formën e subvencionev të infrastruktures, janë ekuivalentët e petrodollarëve për diktaturat e pasura me naftë. Njeriu më i pasur i Hungarisë – i parë nga analistët si një mik i Orban – është një përfitues i rregullt i tenderave të qeverisë.
Një dekadë e ca më parë, ai ishte një tregtar i vogël gazi në qytetin e lindjes së Orbanit. Sot ka një pasuri prej 1.3 miliardë eurosh. Për disa zyrtarë në Bruksel, mosveprimi ndaj Hungarisë dukej i arsyeshëm. Hungaria ishte ndoshta vetëm një ?mollë e kalbur? në një pemishte të lulëzuar, një vend politika e brendshme e së cilits nuk i interesonte veçanërisht kryeqyteteve të Evropës Perëndimore.

Por të tjerë shqetësoheshin se Brukseli nuk duhej të neglizhonte sjelljen e institucioneve politike të brendshme, pasi u kishte diktuar më herët buxhetet vendeve anëtare gjatë krizës së eurozonës. Këto të dy sjellje u dëshmuan të ishin fatale. Shumë shpejt, pati një ?mollë të kalbur? të dytë.

Jaros?lav Kazinski, udhëheqësi aktual i partisë polake Ligj dhe Drejtësi (PiS), deklaroi në vitin 2011, se ai dëshironte të krijonte ?Budapestin në Varshavë?. S?ka nevojë të jesh një komplotist, për të besuar se në një takim mes 2 politikanëve në vitin 2016, Kazinski u frymëzua nga strategjia e Orban për minimin e sundimit të ligjit.
Qëkur partia e tij u ngjit në pushtet në vitin 2015, PiS ka kapur gjyqësorin polak, dhe ka një kontroll të drejtpërdrejtë mbi organin që emëron gjyqtarë. Aranzhimet gjyqësore të vendit, sipas Freedom House, janë ?të papajtueshme me vlerat demokratike të Bashkimit Evropian?.

Duke qenë 2 liderë problematikë, sanksionet kundër secilit prej tyre u bënë praktikisht të pamundura. Si anëtare të Këshillit Evropian, Polonia dhe Hungaria mund të vendosin veton ndaj masave të tilla. Edhe pse kthesa autokratike e Hungarisë, mund të mos jetë e dukshme për një vëzhgues rastësor apo turistin që e viziton Budapestin, ajo kërcënon të zhbëjë projektin e integrimit evropian.

Dhe përgjegjësisë më të madhe për këtë që po ndodh, e kanë partitë që e kanë promovuar më shumë integrimin evropian:kristiandemokratët e qendrës së djathtë. Ato e kanë mbrojtur vazhdimisht Orbanin në Këshillin Evropian, ku Fidesz i përket Partisë Popullore Evropiane (EPP).
Për PPE-në, Orban është një aleat strategjik që garanton vota në parlamentin Evropian. Dhe ky model është i dukshëm në mbarë Evropën. Partitë e djathta të qendrës, kanë qenë të paafta të merren me ngritjen e ekstremit të djathtë. Për konservatorët tradicionalë, një opsion i paracaktuar është denoncimi i partive të ekstremit të djathtë, dhe tallja me politikat e tyre.

Partia Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, i ka miratuar politikat euroskeptike të UKIP, ndërsa Republikanët në Francë, kanë kopjuar programin dhe gjithnjë e më shumë retorikën e Marin Le Pen, lideres së ekstremit të djathtë. Në vend se të frenojnë kërcënimin që paraqet ekstremi i djathtë, partitë evropiane të qendrës së djathtë, i kanë sjellë ato në qendër të skenës politike.

Ngritja e ekstremit të djathtë në Poloni dhe Hungari, hedh dyshime edhe mbi njërën nga arritjet kryesore të BE-së. Bashkimi me ?Evropën?, konsiderohej dikur si një barrierë kundër rikthimit të autoritarizmit. Hungarezët dhe polakët që jetojnë sot nën qeverisje autoritare, kanë të drejtë të ndjehen të tradhëtuar nga Evropa. Në fund, ne mund të zbulojmë se kriza e qendrës së djathtë, po rrënon Evropën nga brenda./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga