"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Nga Dimitar Bechev ?Al Jazeera?
* Në vitin 2016, Donald Trumpi i fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA, me premtimin se do të arrinte marrëveshjet më të mira në dobi të vendit në arenën ndërkombëtare. Megjithatë kur po mbushen 4 vjet si president, shumë nga premtimet nuk janë mbajtur.
As ?faza e parë? e marrëveshjes mbi tregtinë, që ai nënshkroi me Kinën pak kohë më parë, dhe as marrëveshja e sapoarritur e paqes me talebanët në Afganistan, nuk janë arritje shumë domethënëse në politikën e tij të jashtme. Por ai mund të shënojë një fitore të madhe në Evropë. Dhe kjo është ajo për të cilën po punon.
Të hënën e shkuar, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, dhe homologu i tij kosovar Hashim Thaçi, ishin që të dy në Shtëpinë e Bardhë për një takim me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Robert O?Brajen, dhe ambasadorin amerikan në Gjermani, Riçard Grenëll, që është gjithashtu i dërguari special i Trump për Serbinë dhe Kosovën që nga tetori i vitit të shkuar
Shumë analistë të Ballkanit, e panë atë takim si një shenjë të qartë se presidenti amerikan e ka shprehur pikëpamjen e tij, se Beogradi duhet të normalizojë lidhjet me Prishtinën. Raportet midis Serbisë dhe Kosovës, janë të tensionuara që nga lufta e vitit 1999, që shkaktoi vdekjen e më shumë se 10 mijë njerëzve.
Forcat e NATO-s, të udhëhequra nga SHBA-ja ndërhynë për t?i dhënë fund konfliktit. Pavarësia e Kosovës, e shpallur në vitin 2008, nuk është njohur nga Beogradi, Rusia dhe 5 vendet e Bashkimit Evropian. Ndërkohë, ai akt është njohur nga SHBA-ja, dhe më shumë se 100 vende të tjera të botës.
Bindja e Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës, në këmbim të lëshimeve nga Prishtina, do të zgjeronte ndikimin e SHBA-së në rajon, dhe siç spekulojnë, disa mund t?i sigurojë Trumpit fitimin e Çmimit Nobel për Paqe. Zgjidhja e kësaj mosmarrëveshje, do të nxirrrte BE-në në një dritë negative, duke nënvizuar dështimin e unionit për të zgjidhur tensionet në oborrin e saj të pasmë.
Dhe Grenëll, ka arritur tashmë një lloj përparimi në këtë drejtim. Më 14 shkurt, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ai mbikëqyri nënshkrimin e një marrëveshje për rinisjen e funksionimit të linjës hekurudhore mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe ndërtimit të një autostrade të re midis 2 kryeqyteteve.
Një muaj më herët, po Grenëll ndërmjetësoi një marrëveshje që parashikon rinisjen e fluturimeve për qëllime tregtare midis dy fqinjëve ballkanikë. Pastaj, i dërguari i Trump u mor me zgjidhjen e një çështje edhe më delikate: tarifat ndëshkuese që Kosova ka vendosur mbi importet serbe, në kundërpërgjigje të fushatës që Beogradi ka ndërmarrë për anulimin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
Si pasojë e kësaj fushatë që nga viti 2017, 15 vende kryesisht në Afrikë, e kanë tërhequr njohjen. SHBA-ja dëshiron që Kosova të heqë këto tarifa ndaj Serbisë, të cilat janë në kundërshtim me CEFTA-n, një marrëveshje rajonale e tregtisë së lirë.
Dhe Prishtina duket se është gati që ta dëgjojë këtë apel. Të hënën e shkuar, kryeministri i Kosovës Albin Kurti i dërgoi një letër presidentit Trump, ku e informonte se vendi i tij do të heqë gradualisht tarifat për mallrat nga Serbia dhe Bosnja, si një gjest të vullnetit të mirë.
Nuk është ndonjë habi pse funksionon diplomacia amerikane në Kosovë. Uashingtoni ka ende shumë popullaritet tek shumica shqiptare në Kosovë, ashtu si edhe tek shqiptarët e tjerë që jetojnë në Ballkan, për shkak të ndërhyrjes së vitit 1999. Edhe pse shumë njerëz në Kosovë, janë kundër heqjes së sanksioneve tregtare ndaj Serbisë, ata e shohin Uashingtonin si aleatin e tyre kryesor në arenën ndërkombëtare, ndaj nuk duan që ta mërzisin.
Nga ana tjetër, besueshmëria e BE-së në Kosovë ka pësuar një rënie të madhe. Ngurrimi i Brukselit për të hequr vizat për qytetarët e Kosovës, megjithë plotësimin e të gjitha kritereve teknike, i ka mërzitur shumë kosovarët. Edhe pse shumë gjëra po gatuhen në prapaskenë, normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, ka ende shumë sfida përpara.
Hashim Thaçi, që po lobon shumë për një marrëveshje përfundimtare, përfshirë idenë e një shkëmbimi territoresh, ndodhet në një pozitë gjithnjë e më të vështirë. Që nga zgjedhjet e tetorit 2019, Partia Demokratike e Kosovës e Thaçit është në opozitë.
Kryeministri i ri, njëherazi udhëheqësi i Vetëvendosjes, Albin Kurti, synon të ndjekë një linjë të ashpër ndaj Serbisë. Ai është shprehur hapur kundër planeve të Thaçit dhe Vuçiçit, për shkëmbime territoresh. Kurti ka qenë ndërkohë kritik, edhe ndaj alternativës së ofruar nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, për t?i dhënë një autonomi të gjerë komunitetit serb në Kosovë.
Kurti është i prirur t?i heqë Thaçit primatin e politikës së jashtme të Kosovës. Ministri i tij i Jashtëm, Glauk Konjufca, shkarkoi kohët e fundit ambasadorët e Kosovës në disa nga kryeqytetet kryesore të botës, përfshirë edhe atë në Uashington. Kurti mund t?i bindet herë pas here kërkesave të SHBA, por ai nuk do të nxitojë që të nënshkruajë një marrëveshje me Aleksandër Vuçiçin.
Dhe në fund, ?topi? mund të jetë sërish në ?fushën? e BE-së. Vëmendja e kufizuar e Trumpit nga tani e tutje, për shkak të afrimit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, do ta shtyjë Kosovën shumë poshtë përparësive të administratës së tij në muajt në vijim.
I dërguari i Trumpit për Kosovën dhe Serbinë, Riçard Grenell, është emëruar së fundmi drejtor i përkohshëm i të gjitha agjensive të inteligjencës amerikane. Detyrat e tij të reja, ka të ngjarë që të shmangin vëmendjen e tij nga Ballkani. Ndërkohë BE-ja, do të vazhdojë që të merret ngushtësisht me tensionet që rriten në oborrin e saj të pasmë.
Në maj, presidenca kroate e Bashkimit Evropian, do të organizojë në Zagreb samitin vjetor BE-Ballkani Perëndimor. S?ka dyshime se Kroacia, do ta vendosë në axhendën e samitin kërkesën e Kosovës për liberalizimin e vizave. Duke marrë një vendim të shpejtë mbi këtë çështje, BE mund të rifitojë besimin e Prishtinës, dhe të jetë sërish ndërmjetësja kryesore në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës.
Pavarësisht zhvillimeve të fundit pozitive, një pazar i madhe trumpian mbi Kosovën, nuk duket se ka gjasa që të ndodhë. Por, siç e tregon edhe suksesi i përpjekjeve të fundit diplomatike, mund të bëhen shumë gjëra për të ringjallur bisedimet e ngrira për normalizimin e raporteve midis Beogradit dhe Prishtinës. Meqë administrata Trump nuk ka gjasa të mbetet e fokusuar me të njëjtin intensitet dhe t?i përfundojë negociatat, BE-ja duhet që të rritë përpjekjet e saj për t?i dhënë zgjidhje kësaj çështje./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Ian Buruma “Project Syndicate”* Në shtatorin e vitit 192...
* Jozef Frind e mori në varr sekretin e tij. Kur vdiq në mos...
Një studim i ri, sugjeron se nëse ju pëlqen të hidhni gjithm...
Greta Tunberg, ka nisur një kryqëzatë për të shpëtuar planet...
Nga Edward Lucas ”Center for European Policy Analysis”* Kjo ...
Nga Jan-Werner Müller “The Guardian”Nëse ka një gjë mbi të c...
Natyra i qetëson shpirtrat tanë të stresuar. Ne e dimë në më...
Kur na shkon mendja tek haluçinacionet, shumica prej nesh pr...
Blitzkrieg-u (sulmi rrufe) i Gjermanisë naziste mbi Poloninë...
Nga Derek Thompson “The Atlantic”* Kur Xhon Bajden u ngjit n...
Përkundër besimit popullor se njerëzit në kohën e Mesjetës k...
Nga Garry Kasparov “CNN”* Në një vit zgjedhor, në të cilin v...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”* Ndërsa Covid-19 vazhdon q...
“Mjellma e zezë” në terminologjinë e financave përdoret për ...
* Një krem i mrekullueshëm, u prezantua në kryeqytetin fra...
Nga Pierre Haski “Internazionale”* Është e pashmangshme përj...
* Rastet e infeksionit me koronavirus po shtohen çdo ditë. D...
Rastet e reja me Covid-19, po rriten me një rritëm të friksh...
Bota e njeh si “babain” e teorisë së evolucionit. Shumëkush ...
Nga Simon Waldman “The National”* Sulmi ajror i së enjtes së...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...