“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Nga Ian Buruma ?Project Syndicate?
* Në shtatorin e vitit 1923, Tërmeti i Madh i Kantos shkatërroi pjesë të mëdha të Tokios, kryesisht për shkak të zjarreve. U përhapën zëra, të cilat përsëriteshin edhe nga gazetat kryesore, që akuzonin koreanët, një pakicë e përbuzur dhe e varfër, se kishin planifikuar të përfitonin nga katastrofa, duke nisur një rebelim të dhunshëm.
Japonezët më vigjilentë, të armatosur me shpata, shtiza bambuje, dhe madje edhe armë, nisën të eleminojnë çdo njeri që dukej si korean. U vranë gati 6.000 njerëz, ndërsa policia bënte sehir, dhe ndonjëherë merrte pjesë edhe vetë në ato masakra.
Ashtu si ndryshimi i klimës, pandemia COVID-19 është një shembull i përsosur, pse ne njerëzit kemi nevojë për multilateralizëm në një botë të globalizuar. Në vend se të përdorin një racizëm paksa të maskuar, por edhe politikat izoluese, udhëheqësit globalë – veçanërisht Shtetet e Bashkuara – duhej të kishin nisur që javë më parë organizimin e një përgjigje kolektive ndaj kësaj sëmundje.
Ai që përmenda më lart, nuk qe një dukuri unikale japoneze. Turmat që masakrojnë pakicat jopopullore, janë mjerisht tepër të zakonshme. Kur hindutë nisën të vrisnin myslimanët në Nju Delhi kohët e fundit, policia indiane ishte sa pasive, po aq edhe fajtore, sa ishin edhe autoritetet japoneze në vitin 1923.
Por nuk kemi nevojë të shkojmë aq shumë larg në kohë, në historinë evropiane apo amerikane, për të gjetur raste të ngjashme, apo edhe më keq, të linçimit dhe vrasjeve masive. Dhuna iracionale, lind shumë shpesh nga paniku. Dhe paniku, mund të lindë lehtësisht gjatë një krize shëndetësore, apo pas një fatkeqësie natyrore.
Mungesa e informacionit të vërtetë për publikun, mund të çojë në stisjen e teorive konspirative, të cilat bëhen vdekjeprurëse kur politikanët ose media, i nxisin ato me qëllim. Në Japoninë e vitit 1923, Ministria e Brendshme u kërkoi vetë policëve që të merreshin me koreanët, të cilët sipas saj dukej se po e kërkonin vetë belanë.
Në Nju Delhi, një politikan vendas i Partisë Baratija Janata në qeverisjen e vendit, Kapil Mishra, nxiti njerëzit të ushtronin dhunë, duke premtuar se do të dërgonte turmën për të prishur një protestë të qetë të myslimanëve, nëse policia nuk do të vepronte e para me ashpërsi. A mund të ketë pasoja të ngjashme paniku aktual ndaj koronavirusit të ri, COVID-19?
Fatmirësisht, deri më tani nuk ka pasur masakra. Por sjellja e disa politikanëve ka qenë më së paku shqetësuese. Në Itali, lideri i ekstremit të djathtë në opozitë, Mateo Salvini, është shprehur se emigrantët janë një kërcënim për vendin si bartës të virusit, ndërsa kritikoi qeverinë për shpëtimin në det të një numri refugjatësh afrikanë.
Ndërkaq, nacionalistët e ekstremit të djathtë në Greqi, po bëjnë thirrje për ngritjen e kampeve të përqendrimi për refugjatët, që të mbrohet popullsia vendase nga infektimi. Pastaj është presidenti amerikan Donald Trump. Shqetësimi i tij kryesor, është se paniku mbi COVID-19, do të dëmtojë tregjet e aksioneve.
Prandaj, gjëja e parë që bëri ishte akuza ndaj rivalëve të tij politikë për ?politizimin? e epidemisë. Kjo nuk është mënyra më e mirë se si duhet informuar publiku, dhe garanton një bazë solide për teoritë e konspiracionit. Djali i Trump, Donald Jr, shkoi më tej duke deklaruar se demokratët shpresojnë që sëmundja të vrasë miliona njerëz, vetëm që të mundin të atin në zgjedhjet e nëntorit.
Senatori republikan nga Arkansasi, Tom Kotën, njëherazi një kandidat i mundshëm i ardhshëm presidencial, përsëriti spekulimet se qeveria kineze e ka prodhuar vetë COVID-19 si një armë biologjike. Absurditete të tilla, ?zbuten? ndonjëherë, kur shkaktojnë shumë bujë në publik. Por dëmi tashmë është bërë. Një miku im në Nju Jork, pa javën e kaluar se si një mashkull i bardhë ndali enkas në rrugë 2 gra me pamje aziatike, për t?u thënë atyre se shpresonte që koronavirusi t?i vriste sa më parë, ?ashtu si bëmë ne me njerëzit tuaj në Hiroshima?.
Shumëkush shpreson që shumica e amerikanëve, përfshirë edhe shumicën e meshkujve të bardhë, të tmerrohen nga një sjellje e tillë. Problemi është se kur senatorë të njohur, dhe zyrtarë të tjerë të lartë, u bëjnë jehonë teorive dashakeqe të komplotit, njerëzit të tillë ndihen të lejuar të thonë dhe të bëjnë gjëra, që në rrethana normale nuk mund t?i bënin.
Dhe nuk duhen shumë njerëz të tillë, që të formohet një turmë e dhunshme. Është kjo arsyeja, pse është e gabuar që njerëzit që kryejnë një mori vrasjesh në emër të një ideologjie racore, politike, apo fetare, të cilësohen thjesht të vetmuar apo të çmendur.
Njerëz si Anders Breivik, që vrau 77 njerëz në Norvegji në vitin 2011, si pjesë e luftës së tij për të shpëtuar Perëndimin nga marksistët, multikulturalizmat dhe myslimanët, mund të jenë në fakt sulmues të vetmuar. Por njerëzit që përhapin teori konspirative, dhe që nxisin të veprojnë vrasës të tillë, duhet të mbajnë të paktën njëfarë përgjegjësie.
E njëjta gjë vlen edhe për ekstremistët myslimanë, që bëjnë thirrje për një ?luftë të shenjtë? për të pafetë, apo politikanët që pretendojnë se refugjatët që bartin me vete sëmundje të tmerrshme, janë duke kërcënuar vendet e tyre. COVID-19 është vërtet një kërcënim serioz, ashtu si të gjitha sëmundjet që mund të çojnë në një pandemi.
E megjithatë Trumpi u përpoq të reduktojë buxhetin për Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, teksa nuk ka zëvendësuar ekipet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, përgjegjëse për reagimin ndaj pandemive. Presidenti dhe mbështetësit e tij, nuk u besojnë ekspertëve dhe njeriu i caktuar prej tij për të udhëhequr luftën kundër koronavirusit, zv/presidenti Majk Pens, është skeptik në lidhje me shkencën.
Por është shkenca, dhe jo lutjet, e domodoshme për të frenuar një sëmundje që kërcënon sot botën. Ndërtimi i mureve të mëdha, ose mbyllja e njerëzve në kampe përqendrimi, përveçse janë akte çnjerëzore, nuk janë mjete efektive. Dhe shfrytëzimi i krizës për të nxitur urrejtje, mund të ketë pasoja vdekjeprurëse.
Ajo që na duhet është ekspertiza, bashkëpunimi ndërkombëtar, dhe fjalët e udhëheqësve tanë politikë, që synojnë të qetësojnë frikën e njerëzve. Mjerisht në shumë pjesë të botës, po shohim të kundërtën./ Përshtatur nga CNA.al
* Jozef Frind e mori në varr sekretin e tij. Kur vdiq në mos...
Një studim i ri, sugjeron se nëse ju pëlqen të hidhni gjithm...
Greta Tunberg, ka nisur një kryqëzatë për të shpëtuar planet...
Nga Edward Lucas ”Center for European Policy Analysis”* Kjo ...
Nga Jan-Werner Müller “The Guardian”Nëse ka një gjë mbi të c...
Natyra i qetëson shpirtrat tanë të stresuar. Ne e dimë në më...
Kur na shkon mendja tek haluçinacionet, shumica prej nesh pr...
Blitzkrieg-u (sulmi rrufe) i Gjermanisë naziste mbi Poloninë...
Nga Derek Thompson “The Atlantic”* Kur Xhon Bajden u ngjit n...
Përkundër besimit popullor se njerëzit në kohën e Mesjetës k...
Nga Garry Kasparov “CNN”* Në një vit zgjedhor, në të cilin v...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”* Ndërsa Covid-19 vazhdon q...
“Mjellma e zezë” në terminologjinë e financave përdoret për ...
* Një krem i mrekullueshëm, u prezantua në kryeqytetin fra...
Nga Pierre Haski “Internazionale”* Është e pashmangshme përj...
* Rastet e infeksionit me koronavirus po shtohen çdo ditë. D...
Rastet e reja me Covid-19, po rriten me një rritëm të friksh...
Bota e njeh si “babain” e teorisë së evolucionit. Shumëkush ...
Nga Simon Waldman “The National”* Sulmi ajror i së enjtes së...
Nga Jacob Heilbrunn “National Interest”* Po, ai mundet. Ish-...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...