Studimi/ Ndotja e ajrit, vret më shumë sesa pirja e duhanit, luftërat dhe SIDA
* Ndotja e ajrit, shkakton më shumë vdekje sesa luftërat, pi...
A do të përshpejtojë virusi korona tendencën e shkëputjes prej globalizmit të preferuar nga Donald Trump? Henrik Böhme, beson se të paktën mund të pritet një rivlerësim për ndarjen globale të punës.
Thjesht shikoni një makinë që del nga linjat e montimit në Sindelfingen ose Wolfsburg të Gjermanisë: Qoftë një Mercedes i klasit E ose një Golf VW – “Made in Germany” nuk është më me të vërtetë e prodhuar po në këtë vend. Vetëm rreth një e katërta e të gjitha pjesëve të këmbimit vazhdojnë të jenë nga vetë prodhuesit e makinave, ndërsa pjesa tjetër sigurohet nga furnizuesit e shumtë. Pjesët e këmbimit vijnë nga të gjitha skajet e botës.
Kjo është një sfidë e madhe logjistike. Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit nuk është një sipërmarrje e thjeshtë. Dhe, nëse themi, që një kontejer me pjesë këmbimi të prodhuara në Kinë nuk mbërrin në portin e Hamburgut, Sindelfingen dhe Wolfsburgu mund të ketë shumë shpejt një problem të madh.
Skenarë të tillë aktualisht janë duke u analizuar nga shumë kompani në Gjermani dhe më gjerë. Prodhuesit e automjeteve merren me këtë çështje, dhe po kështu edhe prodhuesit e makinave, bizneset e vogla dhe të mesme dhe firmat e regjistruara në DAX (Indeksi gjerman i Aksioneve në Bursë). Tema është bërë virale edhe në sistemin e kujdesit shëndetësor në Gjermani, ku virusi i ri Korona ka bërë që të ndjehen më fort edhe mungesat në furnizimet me ilaçe.
Shumë njerëz po pyesin nëse po përjetojmë ndërkohë fillimin e fundit të globalizmit. A duhet të rivlerësojmë ndarjen globale të punës? A duhet që kombet ta rikthejnë prodhimin në vend? A ka ndonjë alternativë pune për fabrikën globale të konceptuar gjatë tri dekadave të fundit?
Riatdhesimi i prodhimit
Është zhgënjimi i parë ky për të gjithë ata që besojnë, se të gjitha problemet aktuale në botë janë shkaktuar nga globalizimi: Nuk ka zgjidhje të lehtë. Sepse globalizimi ka çuar në një rritje të madhe të pasurisë dhe mirëqenies, dhe jo vetëm në kombet e industrializuara.
Disa kombe ia kanë dalë të shkëputen nga statusi si vende në zhvillim dhe duke u zhvilluar si ekonomi në ekspansion, kanë arritur të nxjerrin me miliona e miliona njerëz nga varfëria ekstreme.
Sigurisht që nuk duhet të injorohen problemet që lidhen me kushtet e punës, ose standardet sociale dhe mjedisore. Por nëse dikush në Perëndim kërkon që prodhimi të riatdhesohet, nëse kjo do të ndodhte do të humbisnin shumë vende pune diku tjetër.
Dhe ju lutem jo standarde të dyfishta! Shumë njerëz indinjohen kur Presidenti i SHBA Donald Trump flet për “America first? dhe kthimin e vendeve të punës në Amerikë. Por kur ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmaier ose homologu i tij francez, Bruno Le Maire, flasin për krijimin e më shumë lehtësive prodhuese në Europë dhe kthimin e kapaciteteve kryesore të prodhimit, njerëzit këtu janë shumë më pak të shqetësuar, ose aspak.
Por kjo nuk do të thotë se nuk kërkohen ndryshime. Marrim shembull industrinë farmaceutike. Nëse Gjermania, ashtu si Franca, merr rreth 80% të të gjithë përbërësve të nevojshëm aktiv për ilaçe nga jashtë (40% vetëm nga Kina), atëherë duhet ndryshuar diçk në sistem.
Por, të mos harrojmë se si u krijua kjo varërsi. Prodhimi i brendshëm u rrit shumë, por edhe kostot e tij dhe industria u vu nën presionin e jashtëzakonshëm të shpenzimeve për sigurimet shëndetësore. Megjithatë është e gabuar të besosh, se Gjermania është plotësisht në duart e lojtarëve kinezë në shumë degë të industrisë. Ekonomia gjermane si pjesë integrale dhe përfituese nga ndarja globale e punës nuk varet nga ndonjë vend i veçantë. Asnjë prej partnerëve të saj tregtar nuk përbën më shumë se 10% të importeve dhe eksporteve të përgjithshme të vendit përkatësisht, sipas Shoqatës së Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë Gjermane (DIHK).
Kthim në shekullin XIX?
Sigurisht, COVID-19 po i nxit kompanitë të rivlerësojnë hallkat e tyre të furnizimit me qëllim të zvogëlimit të mëtejshëm të varësisë nga aktorët e zgjedhur në treg. Mund të ketë gjithashtu një debat mbi atë se sa i mirë është me të vërtetë koncepti “just in time” apo nëse do të ishte më i mençur kthimi në një politikë të blerjeve në avancë.
Unë nuk jam dakord me kreun e Dhomës së Tregtisë së Bashkimit Evropian në Kinë, Jörg Wuttke, i cili beson se kanë marrë fund kohët që kompanitë të prodhojnë atje ku kjo mund të bëhet në mënyrën më efikase. Veçanërsht kjo mund të ndikonte negativisht në Gjermani si një komb i orientuar nga eksporti.
Prodhimi ekonomik i Gjermanisë ra me 5% në vitin 2009 në kulmin e krizës globale financiare. Humbja do të ishte shumë më e madhe nëse globalizimi do të sprapsej. Kthim tek prodhimi vendas? Kthim në shekullin XIX? E duam këtë vërtetë? Koniunkturë e lartë për proteksionizëm?
Kush e dëshiron vërtetë një gjë të tillë duhet të parashtrojë disa argumenta të forta, për t’u bërë të qartë njerëzve humbjet e mëdha në mirëqenie, që do të ishin të pritshme./ DW
* Ndotja e ajrit, shkakton më shumë vdekje sesa luftërat, pi...
Nga Dimitar Bechev “Al Jazeera”* Në vitin 2016, Donald Trump...
Nga Ian Buruma “Project Syndicate”* Në shtatorin e vitit 192...
* Jozef Frind e mori në varr sekretin e tij. Kur vdiq në mos...
Një studim i ri, sugjeron se nëse ju pëlqen të hidhni gjithm...
Greta Tunberg, ka nisur një kryqëzatë për të shpëtuar planet...
Nga Edward Lucas ”Center for European Policy Analysis”* Kjo ...
Nga Jan-Werner Müller “The Guardian”Nëse ka një gjë mbi të c...
Natyra i qetëson shpirtrat tanë të stresuar. Ne e dimë në më...
Kur na shkon mendja tek haluçinacionet, shumica prej nesh pr...
Blitzkrieg-u (sulmi rrufe) i Gjermanisë naziste mbi Poloninë...
Nga Derek Thompson “The Atlantic”* Kur Xhon Bajden u ngjit n...
Përkundër besimit popullor se njerëzit në kohën e Mesjetës k...
Nga Garry Kasparov “CNN”* Në një vit zgjedhor, në të cilin v...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”* Ndërsa Covid-19 vazhdon q...
“Mjellma e zezë” në terminologjinë e financave përdoret për ...
* Një krem i mrekullueshëm, u prezantua në kryeqytetin fra...
Nga Pierre Haski “Internazionale”* Është e pashmangshme përj...
* Rastet e infeksionit me koronavirus po shtohen çdo ditë. D...
Rastet e reja me Covid-19, po rriten me një rritëm të friksh...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...