
Dje, Enkelejd Alibeaj, me detyrën e kreut të Grupit Parlamentar bëri një lëvizje të befasishme. Ai përjashtoi katër deputetë pasi kishte marrë njoftimin se, Ervin Salianji kishte mundur të bashkonte firmat e deputetëve të Berishës dhe disa deputetëve të Lulzim Bashës për ta larguar nga posti i kryetari të Grupit dhe për tu emëruar vetë Salianji si kreu i Grupit Parlamentar të PD-së.

CNA.al sjell sot dokumentin e datës 15 janar të vitit 2022. Në dokument ku pretendohet se kanë qenë të pranishëm më shumë sesa gjysma e Grupit, janë përjashtuar vetëm 4 deputetë dhe nuk janë as emrat e Tritan Shehut , Agron Shehajt, Oerd Bylykbashit dhe Belind Këlliçit.

Pra lëvizja e djeshme e Alibeajt është thjesht dhe vetëm një njoftim mashtrues për publikun. Alibeaj ndoshta mund të mos ketë turp që të kapet duke mashtruar, por ky dokument tregon qartë gjithçka.
Dje, Alibeaj në njoftimin e tij shprehet se vendimi i datës 15 Janar në fakt me shkresën që po nxjerrim në sot, nuk ka patur asnjë përjashtim të 4 emrave që ka përmendur apo përjashtuar Alibeaj dhe nuk ka pasur asnjë formë tjetër statutore apo mbledhje të grupit parlamentar që i jep një vendim final pas një vendimi të ndërmjetëm.
“Sot, më datë 10.01.2023, ka përfunduar afati 1 vjeçar për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike të deputetëve të pezulluar Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj.
Në mungesë të aktit të distancimit, sipas vendimit nr.1 dhe nr. 1/1, datë 10.01.2022 të Kryesisë së Partisë dhe konfirmimit të Këshillit Kombëtar dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 15.01.2022, nga sot hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre nga Grupi Parlamentar.
Për këtë qëllim, është njoftuar zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë që deputetët Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 11.01.2023”, thuhet në njoftimin e Alibeajt.
Pra që Alibeaj dhe Grupi Parlamentar i kishte paralajmëruar këta se do të duhet të dënoheshin dhe tani pas një viti me qenë se nuk u dënuan aktet e dhunës të 8 janarit këta duhet të përjashtoheshin. Dokumenti i dorëzuar në Kuvend nuk e thotë një gjë të tillë. Pra vendimi i Enkelejd Alibeajt është thjesht i pavlefshëm dhe një mashtrim i bërë ndaj shqiptarëve.

Këtë e thotë njoftimi që ka bërë ai vetë dje dhe dokumenti që e ka çuar në Janar të vitit 2022. Mjafton të shohim faktet dhe rregulloren e Kuvendit. Alibeaj, dje thjesht dhe vetëm ka mashtruar. Na ka treguar se është një sharlatan politik i keqpërdorur nga kryeministri Edi Rama dhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj, sepse është zënë mat me fakte dhe me dokumente.
Pra, dje na tha se, ishte zbatuar një vendim i datës 15 dhe mjafton të lexoni dokumentin, i cili është pikërisht vendimi i 15 Janarit të 2022 që pretendon Enkelejd Alibeaj. Në fakt ai ka kundër dhe rregulloren e parlamentit ku sipas saj deputetët vetëdeklarohen se cilit grup i përkasin dhe nuk mund t’i përjashtojë Enkelejdi sepse po e heqin nga kryetar grupi pasi kështu ai do të përjashtonte çdo deputet dhe Grupi Parlamentar i PD-së do të ngelej thjesht dhe vetëm me numrin që do të donte ai dhe personat që ai do të donte ti mbante në grup.

Tashmë Enkelejdi thjesht dhe vetëm po pret që të shtohen më shumë firma dhe me veprimet e neveritshme dhe me sharlatanizmin e tij politik, thjesht dhe vetëm shton firmat e deputetëve, të cilët aq shumë po e urrejnë Enkelejd Alibeajn, sa janë gati t’i japin firmën edhe një llapaqeni dhe “Babaleje” publik, një tjetër mashtruesi politik si, Ervin Salianji./ CNA.al
Një nga njerëzit më afër Lulzim Bashës, analist i tij ...
CNA.al ishte e para media që raportoi disa ditë më par...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur ...
Prej disa ditësh, CNA.al ka raportuar për intrigën e Enkel...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
“Shkodra na bashkon”. Me këtë moto, kryeministri Edi Rama ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar s...
Skandali që u prodhua me tetë janar 2022 nga Lulzim Basha,...
Demokratët kanë reaguar ashpër pas vendimit skandaloz të E...
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar përjashtimet e depute...
Deputeti më i ri i Parlamentit të Shqipërisë, Petrit Doda,...
Një ditë më parë, Enkelejd Alibeaj, që po bën rolin e kreu...
Sekretari zgjedhor në PD, Ivi Kaso, e ka cilësuar përj...
Enkelejd Alibeaj përjashtoi sot nga Grupi Parlamentar ...
Kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim ditën e s...
Agron Gjekmarkaj ka bërë lojë fjalësh, teksa është pye...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës...
Analisti, Andi Bushati ka reaguar pas zbulimit të tenderit...
Myslim Murrizi, ish-deputeti i Partisë Demokratikeka reagu...
Tritan Shehu ka folur sërish për turpin e opozitës ashtu s...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...