LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Firmat për Salianjin/ Çfarë po ndodh me deputetët e PD-së?

11 Janar 2023, 17:42, Politikë CNA
Firmat për Salianjin/ Çfarë po ndodh me deputetët e
Foto ilustruese

CNA.al ishte e para media që raportoi disa ditë më parë në lidhje me një intrigë që po ndodhte në korridoret e Partisë Demokratike.

Deputeti Ervin Saliajni i kishte ofruar Sali Berishës, si zgjidhje në lidhje me drejtimin e grupit parlamentar, emrin e tij.

Në këtë rast largohej Alibeaj, Salinaji zgjidhej në krye të PD-së dhe gjithashtu i kishte renditur doktorit edhe emrat që ai kishte nga pas.

Sipas informacioneve që CNA.al dispononte, ai mundi të shkonte rreth 19-20 firma.

Ditën e djeshme ishte konfirmuar firma e 21-të. Pra Salianji nga dje mund të ishte kreu i grupit parlamentar të PD por ka reaguar menjëherë dhe Enkelejd Alibeaj.

Në shërbimin e fundit politik ndaj Edi Ramës por edhe kryebashkiakut Erion Veliaj ka përjashtuar katër deputetë të PD, mes tyre edhe Belind Këlliçin kandidtain zyrtar të opozitës për Bashkinë e Tiranës.

Po çfarë po ndodh në korridoret e PD-së?

Firmat për Salianjin/ Çfarë po ndodh me deputetët e

CNA.al sot ka mësuar se një grup i madh deputetësh dhe jo deputetësh, janë angazhuar së bashku me kolegët e tyre për të gjetur rrugën e bashkimit. Pra, tashmë pas përjashtimit të 4 deputetëve, edhe sikur të duhen 19 firma dhe janë katër më pak sepse nga 21, katër deputetët janë përjashtuar, efektivisht janë 17 duhen dhe dy të tjera, të mund të bëhen më shumë 17, 20, 22, pra të krijojnë një mazhorancë të fortë brenda grupit për të larguar Enkelejd Alibeajn.

Në këtë fushatë për mbledhje frimash janë angazhuar shumë deputetë të Berishës dhe jo.

Që nga Flamur Noka, i cili një vit më parë shkonte të protestonte tek oborri i PD-së dhe Ervin Salianji i dilte në ballkon me gazlotsjellës dhe një bisht lopate në dorë, deri tek emrat e tjerë të deputetëve që ishin në krah të Sali Berishës në 8 Janar, ditën kur Ervin Salianji, ishte llapaqeni kryesor publik i Lulzim Bashës.

Firmat për Salianjin/ Çfarë po ndodh me deputetët e

Më pas në 6 Mars, do të zhvilloheshin zgjedhjet e pjesshme vendore. Salianji deklaronte në studio se duhet të zbrisnin ufot në tokë që të fitonte Berisha dhe të tijtë, por Luli, Salianji & Co dolën të tretët dhe këtu filloi dredhia e llapaqenit të Lulzim Bashës, që nga ajo ditë filloi të sillej si llapaqen i pavarur dhe tashmë është një llapaqen dhe "Babale" që ka bekimin e Sali Berishës.

Kjo jo për meritë të doktorit, apo të dikujt tjetër, por meritë e Enkelejd Alibeajt. Kaq i urryer është kthyer ky personazh politik, një individ që opozita kishte shpresë, kaq i pështirë, kaq i pabesë, kaq i mjerë dhe i neveritshëm është bërë për PD dhe deputetët e saj Alibeaj, aq sa deputetët që kanë qenë në krah të Berishës apo edhe disa të tjerë që janë në grupin e Bashës të bashkohen me Ervin Salinajin.

Pra për të gjithë ata që duan të kuptojnë se çfarë po ndodh është e thjeshtë. Janë dy personazhe, një Ervin Salianji, llapaqen, “Babale”, skandaloz, një gjel i fryrë, përballë një tjetër gjeli të fryrë, të neveritshëm, ku midis të dyve detyrohen deputetët e Berishës dhe të Bashës të zgjedhin Salianjin.

Firmat për Salianjin/ Çfarë po ndodh me deputetët e

Mjafton ky krahasim për të kuptuar se çfarë po ndodh në grupin parlamentar të PD-së, se çfarë ka bërë Enkelejd Alibeaj dhe deri ku e ka çuar këtë grup me 9 përjashtime, me një sjellje krejtësisht ordinere politike dhe nga ana tjetër “Babalja”, duket si alternativë, si zgjidhje.

Kaq në gjendje katastrofike është Partia Demokratike, sa nuk ka më vlerë parimi se “Babalet” në 8 Janar morën bishtat e lopatës dhe iu binin demokratëve kokës dhe i sulmonin me gazlotsjellës por për të hequr një si Alibeaj do të duhet të pranosh dhe “Babalen” Salianjin. Kjo është shkurtimisht ajo çfarë ka ndodhur me deputetët e PD-së dhe firmat që po mbidhen për Ervin Salianjin./ CNA.al

Lajmet e fundit nga