
CNA.al ka mësuar se Enkelejd Alibeaj ka firmosur përjashtimin e 4 deputetëve të Partisë Demokratike, pasi ai ka mësuar se sot në mesditë Ervin Salianji ka mundur të sigurojë 21 firma, pra për ta shkarkuar Enkelejd Alibeajn.
Pas mbledhjes së firmave, menjëherë ka ardhur reagimi i Enkelejd Alibeajt, i cili ka bërë përjashtimin e 4 deputetëve të PD-së, midis tyre Belind Këlliçin, i cili është dhe kandidati i primareve për bashkinë e Tiranës.

Në kohën kur po zbulohej skandali i madh në bashkinë e Tiranës me tenderin e rrugës “Xhon Belushi”, kur e gjithë vëmendja mediatike duhet të ishte aty, Alibeaj përjashton kandidatin e opozitës për Tiranën nga grupi parlamentar.
Pra, Alibeaj me një gur vrau dy zogj.
Së pari, uli kuorumin, duke qenë se nga Grupi Parlamentar duheshin 40 firma, nga të cilat 21 u siguruan, Alibeaj tashmë i heq 4 firma dhe e çon në 36 numrin e deputetëve, por i heq nga deputetët të cilët janë mbështetës të Sali Berishës dhe kanë firmuar për Ervin Salianjin.

Kështu siç e ka nisur, vetë me firmën e tij ai mund t’i shkarkojë të gjithë deputetët dhe një ditë të ngelet i vetëm kryetar i Grupit Parlamentar, qoftë edhe pa deputetë, apo bashkë me Gazin, Lulin dhe Joridën. Gjithsesi ka një detaj.
Burime zyrtare i thanë CNA.al se janë mbledhur firmat dhe firmat dorëzohen me nisjen e sesionit të ri parlamentar.
Pra, Alibeaj është i shkarkuar, por ai nga ana tjetër bën dy lëvizje, e para mbron veten, e dyta i bën një shërbim Erion Veliajt, pasi dihet tashmë që Alibeaj është një vegël që paguhet nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ne e sfidojmë publikisht Alibeajn për shkarkimet e sotme. A ka një dokument me shumicën e deputetëve të Grupit Parlamentar, me firmat e tyre, për shkarkimin e këtyre deputetëve. Pra, të Oerd Bylykbashit , Belind Këlliçit, Agron Shehajt dhe Tritan Shehut.
Le të tregojë Alibeaj një dokument për shkarkimin e kolegëve të tij me firmat e shumicës së Grupit Parlamentar, atij që konsiderohet me 40 deputetë, pra me 21 firma që shkarkojnë 4 deputetët e sipërpërmendur.

Në fakt, nuk ekziston një i tillë, pasi siç ka mësuar CNA.al, shkarkimet e Alibeajt bëhen nga vetë ai në zyrë, pas urdhrave që i jep Lulzim Basha nga zyra e tij në një godinë në qendër të kryeqytetit. Dhe i gjithë skenari duket se është një intrigë e ndyrë politike për të mbajtur Enkelejd Alibeajn, siç e theksuam në krye të Grupit Parlamentar, megjithëse me një grusht deputetësh dhe më tej t’i bëhet një shërbim Erion Veliajt për të goditur Belind Këlliçin, për ta përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PD-së edhe pse ai është kandidati zyrtar përballë kryebashkiakut Veliaj.
Tashmë, veprimi i Alibejat është mjaft i qartë. Dokument që ka mbledhur Grupin Parlamentar dhe grupi ka marrë një vendim për shkarkime deputetësh nuk ka. Ai e ka firmosur vetë dhe qëllimet janë dy, ato që përmendëm edhe më sipër, një të ruajë karrigen si kryetar i grupit, pasi u shkarkua më parë me 21 firma deputetësh dhe e dyta t’i bëjë një shërbim Erion Veliajt. Pra, të marrë llokma korrupsioni nga pushteti i Rilindjes./ CNA.al
Kreu i Grupit Parlamentar në detyrë, Enkelejd Alibeaj ...
Deputetja e grupit të vulës, Flutura Açka ka dalë hapur ku...
Siç raportoi më parë CNA.al, Ervin Salianji ka nisur m...
Në zgjedhjet e 14 majit, Partia Demokratike do të dalë me ...
CNA.al ka raportuar ditët e fundit për intrigën që po luhe...
CNA.al ka raportuar ditët e fundit në lidhje me një intrig...
Kryeministri Edi Rama ka ftuar në Tiranë, liderët politikë...
“Tërmeti i dosjes 184”, njëherësh sekretari Organizati...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është shpr...
CNA.al ka raportuar dy ditët e fundit se Ervin Salianj...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka zbul...
Deputeti Agron Çela la Partinë e Lirisë për të kaluar ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve “ka mbyllur njërin sy” ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reagua...
Ish-presidenti Bamir Topi ka bërë një parashikim të re...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë pë...
Partia Demokratike, e përfaqësuar nga anëtari i Kryesi...
Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën në PD , Indrit Ho...
CNA.al ka mësuar nga burimet pranë PD-së, se Ervin Salianj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...