
Kreu i Grupit Parlamentar në detyrë, Enkelejd Alibeaj vazhdon lëvizjet e tij për të mbajtur peng Partinë Demokratike, por edhe vulën. Dhe tashmë për të përfituar nga pushteti dhe ortakëria me Edi Ramën ai i bën një shërbim perfekt kryebashkiakut në detyrë, Erion Veliajt.
Sot, Alibeaj ka përjashtuar nga Grupi Parlamentar katër deputetë të PD-së, midis tyre edhe Belind Këlliçin.
Në fakt, më shumë sesa një goditje ndaj deputëtëve të tjerë, e gjithë lëvizja e bërë nga Alibeaj është goditja e Belind Këlliçit, i cili është dhe kandidati zyrtar për bashkinë e Tiranës.
Kështu Alibeaj i bën një qokë të radhës kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ditët e fundit pati një përplasje me Belind Këlliçin, pasi ky i fundit denoncoi një rrugë që po ndërohej pa u zhvilluar tenderi nga punjonjësit e administratës së bashkisë dhe më pas ky tender u anulua.

Pra, përjashtimi i Këlliçit ndodhi në kohën kur po zbulohej skandali i madh në bashkinë e Tiranës dhe kur e gjithë vëmendja mediatike duhet të ishte aty.
Akti i Alibeajt është një veprim i qartë politik, është një shitje, një pazar që ai ka bërë me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Të përjashtosh rivalin e Veliajt, dalë nga primaret e PD-së, është thjesht dhe vetëm t’i shtrosh rrugën më tej kryebashkiakut socialist në detyrë dhe t’ia bësh rrugën autostradë.
Alibeaj në fakt veprimin e ka bërë për të vrarë dy zogj me një gur.
Së pari, për të ulur numrin e firmave që kanë mbështetësit e Berishës, të cilët së bashku me Ervin Salianjin po bashkohen në një grup deputetësh, për të larguar Alibeajn nga kryetar grupi dhe për të vendosur Salianjin.

Gjithçka ka dy qëllime në aktet e bëra nga Alibeaj. E para, të sigurojë karrigen e tij si kryetar i Grupit Parlamentar, pasi përjashtohen këto firma dhe duhen më shumë numra dhe deri tani Alibeaj ka përjashtuar edhe 10 deputetë të Partisë Demokratike.
Tashmë Grupi Parlamentar ka rreth 36 deputetë dhe do të duhen rreth 19 firma për të shkarkuar Alibeajn, por grupi i Berishës ishin rreth 15 apo 16 deputetë, të cilët kishin firmosur për largimin e Alibeajt dhe vendosjen e Salianjit, tashmë është reduktuar më 4 deputetë, pra rreth 12 deputetë ende të papërjashtuar.
Ndërkohë që Alibeaj kërkon të mbajë peng kreun e Grupit Parlamentar, vazhdon betejën e tij gjykatave me procedura për të marrë vulën, por nga ana tjetër duke u sjellë si një monstër politike dhe si një përçarës, i shërben në mënyrë të devotshme dhe shitet tek Erion Veliaj, duke i bërë dhe një shërbim këtij të fundit me përjashtimin nga Grupi Parlamentar i PD-së të Belind Këlliçit./ CNA.al
Deputetja e grupit të vulës, Flutura Açka ka dalë hapur ku...
Siç raportoi më parë CNA.al, Ervin Salianji ka nisur m...
Në zgjedhjet e 14 majit, Partia Demokratike do të dalë me ...
CNA.al ka raportuar ditët e fundit për intrigën që po luhe...
CNA.al ka raportuar ditët e fundit në lidhje me një intrig...
Kryeministri Edi Rama ka ftuar në Tiranë, liderët politikë...
“Tërmeti i dosjes 184”, njëherësh sekretari Organizati...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është shpr...
CNA.al ka raportuar dy ditët e fundit se Ervin Salianj...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka zbul...
Deputeti Agron Çela la Partinë e Lirisë për të kaluar ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve “ka mbyllur njërin sy” ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reagua...
Ish-presidenti Bamir Topi ka bërë një parashikim të re...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë pë...
Partia Demokratike, e përfaqësuar nga anëtari i Kryesi...
Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën në PD , Indrit Ho...
CNA.al ka mësuar nga burimet pranë PD-së, se Ervin Salianj...
Një intrigë e re politike në korridoret e opozitës. E...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...