Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Autoritetet spanjolle kanë çmontuar një rrjet trafikantësh droge të drejtyar nga shtetas shqiptarë. Agjentët e Policisë spanjolle zhvilluan një operacion gjatë fundjavës, ku u arrit çmontimi i një prej organizatave kriminale më të rrezikshme me origjinë shqiptare, dedikuar trafikut ndërkombëtar, qendra e operacionit të së cilës ishte në provincën e Valencias, në vendin iberik.
Në operacion, autoritetet arritën të arrestonin 17 persona, duke përfshirë liderin e grupit, i njohur për kontaktet e tij të gjera në Amerikën e Jugut (Ekuador dhe Kolumbi), si dhe në Evropë dhe Dubai.
Operacioni, i quajtur 'Alianza-Colaborazione', u zhvillua gjatë dymbëdhjetë muajve, i ndarë në tre faza ekzekutimi. Hetimi filloi në fillim të vitit 2023 pas marrjes së informacionit për një organizatë kriminale të drejtuar nga shtetas shqiptarë të krijuar në Valencia, e dedikuar trafikut të kokainës në shkallë të gjerë dhe pastrimit të parave.
Autoritetet identifikuan drejtuesin e organizatës, i cili drejtonte disa kompani me seli në Spanjë dhe përdorte automjete të nivelit të lartë për aktivitetet e tij.
Në fakt, autoritetet po hetojnë nëse ky rrjet kriminal do të kishte lidhje me disa nga shqiptarët që u kapën në fund të vitit të kaluar në Kolumbi, mes tyre edhe Besnik Nikolli, i kërkuar për ekstradim nga Franca, i cili u arrestua në Santa Marta në gusht. 2023.
“Hetuesit arritën të identifikonin anëtarët e tjerë të rrjetit kriminal dhe të hartonin strukturën e tij, si dhe të lokalizonin disa prona luksoze dhe magazina industriale në Valencia që organizata përdorte për operacionet e saj. Përveç kësaj, ata zbuluan një lavazh makinash që shërbente si qendra nervore e rrjetit, ku mbaheshin takimet kryesore për të shpërndarë funksionet dhe për të dhënë udhëzime”, thanë autoritetet.
Në tetë kontrolle të kryera gjatë operacionit, ndër të tjera u konfiskuan më shumë se 820 kilogramë kokainë, 226 500 euro cash, tre pajisje zbulimi GPS, 13 automjete (pesë me ndarje sekrete) dhe dy inhibitorë . Bashkëpunimi i HSI (Homeland Security Investigations) ishte themelor në suksesin e operacionit.
Të arrestuarit përballen me akuzat për anëtarësim në një organizatë kriminale, trafik droge, pastrim parash dhe sulme ndaj punonjësve të rendit. Të gjithë janë dërguar në burg me vendim gjykate.
Ky operacion paraqet një goditje të rëndësishme për organizatat kriminale të Evropës Lindore të krijuara në Spanjë, duke shënuar një sukses të rëndësishëm për zbatimin e ligjit në luftën kundër krimit të organizuar transnacional./ CNA
Personazhi i njohur i "TikTok"-ut, Kozak Braçi, ka përfund...
GJKKO ka lënë në burg 35-vjeçarin me tre emra, Muharem Kor...
Një aksident ka ndodhur në Mat ku katër këmbësorë janë për...
Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një shpërthim me tritol në Ma...
Policia në Lezhë ka identifikuar autorin që dogji me benzi...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peqin, ku punëtori i...
Policia e Tiranës ka njoftuar se është vetëdorëzuar 31...
Autoritetet kanë vëzhfuar një shtetas shqiptar, 40-vje...
Një zjarr masiv ka shkrumbuar dy banesa në lagjen Manalat ...
Disa nga “kokat” e krimit kanë përfunduar në prangat e...
5 raste dhune në familje janë regjistruar nga dita e d...
Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar është vënë në...
Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar që tentoi të d...
Policia ka zbardhur plagosjen e regjistruar mëngjesin ...
Policia ka arrestuar një 41-vjeçar nga Kamza, të shpal...
Një 15-vjeçare ka rënë pre e ngacmimit seksual në rrjete s...
Policia spanjolle tha të shtunën se shkatërrroi një nga or...
Policia ka dhënë detajet e para nga të shtënat me armë...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta ...
5 persona tentuan të bëjnë korrupsion në Gjykatën e Apelit...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...