Të shtënat me armë/ Policia jep detaje, konfirmohet një i plagosur
Policia ka dhënë detajet e para nga të shtënat me armë...

Policia spanjolle tha të shtunën se shkatërrroi një nga organizatat kriminale më aktive, që drejtohej nga shtetas shqiptarë dhe sipas hetimeve kryente trafik ndërkombëtar të kokainës në lindje të Spanjës.
Sipas komunikatës zyrtare të policisë, agjentët e antidrogës kanë arrestuar 17 persona në provincën e Valencias dhe më shumë se 820 kilogramë kokainë janë sekuestruar në operacione të ndryshme.
Polica spanjolle thotë se mes të arresturve është edhe drejtuesi i grupit, i njohur nga agjentët për kontaktet e tij në Amerikën Latine, Evropë dhe Dubai.
Gjatë kontrolleve policore ndër të tjera janë sekuestruar edhe rreth 226 mijë euro, tre aparate për zbulimin e pajisjeve elektronike GPS dhe 13 automjete.
Operacioni “Aleanca e përbashkët” është zhvilluar për gati muaj, ndarë në tre faza. Fillimisht, thotë policia spanjolle, u identifikua drejtuesi i organizatës, i cili drejtonte disa kompani në Spanjë.
Në korrik të vitit të kaluar, hetuesit zbuluan dy automjete që i përkisnin organizatës në qytetin L'Eliana, provincën e Valencias, ku gjithsej efektivët gjetën 100 pako me kokainë.
Agjentët arrestuan dy drejtuesit e mjeteve të cilët kryenin funksionin e “korrierëve” për të kryer udhëtime dhe për të dorëzuar lëndën narkotike në grupe të tjera të trafikut të drogës.
Faza e dytë u zhvillua shtatorin e vitit të kaluar, kur një tjetër automjet i grupit kriminal u kap pasi u arratis me shpejtësi dhe goditi agjentët e policsë dhe u lokalizua pak kilometra më tutje ku ishte braktisur me 50 kilogramë kokainë brenda.
Faza e tretë u zhvillua gjatë muajit janar, në qytetin Benicassim. Agjentët zbuluan një furgon dhe një automjet që i përkisnin organizatës kriminale. Pas ndërhyrjes, drejtuesi i furgonit tentoi të largohej me vrap por u kap nga efektivët e policisë. Brenda furgonit u gjetën të fshehura në kuti kartoni 320 kilogramë kokainë.
Në përfundim të operacionit polica spanjolle thotë se u kryen tetë kontrolle në banesat dhe vendet e përdorura nga anëtarët e rrjetit, duke evidentuar sekuestrimin në njërën prej banesave të 350 kilogramëve lëndë narkotike si dhe më shumë se 200 mijë eurove.
Gjykatat spanjolle kanë urdhëruar për të gjithë të arerstuarit masën e "arrestit me burg".
Sipas hetimeve policore të EUROPOL-it dhe raporteve nga agjencitë ligjzbatuese europiane rrjetet shqiptare janë bërë aktive kohët e fundit duke transportuar nga Amerika Latine, kryesisht Ekuadori për në Europë, sasi të mëdha kokaine./ VOA
Policia ka dhënë detajet e para nga të shtënat me armë...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta ...
5 persona tentuan të bëjnë korrupsion në Gjykatën e Apelit...
Mëngjesin e së shtunës ka ndodhur një plagosje me thik...
Portugezi Ruben Saraiva, i cili u ekstradua drejt Shqi...
Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona, F. K., 21 vjeç d...
Këtë të premte, në Komandën e Departamentit të Policisë së...
Policia Shkodër ka vënë në pranga pas disa orësh ndjekje s...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Or...
Një aksident ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Krujë pasdite...
Europol njofton se nga një hetim i udhëhequr nga Spanja që...
Në një operacion policor në El Guabo të provincës El O...
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje ...
Policia në Korçë ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Sh.G...
Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është v...
Një 39-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë zjarri gruan e...
Dy emrat e njohur të grupeve kriminale në Shqipëri, Naim Z...
Pas krijimit të grupeve kriminale në Tiranë në vitet e par...
Altin Çoku, nën akuzë për shkaktimin e vetëvrasjes së 27-v...
Autoritetet në Turqi kanë arrestuar shtetasin Ibrahim Lici...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...