
The Special Prosecution Against Organized Crime and Corruption, otherwise known as SPAK, one of the new bodies of justice, has been strongly trumpeted by Albanian politics, but has also had the full support of international partners.
SPAK is seen as a hope for Albanians to finally find the missing justice. To finally crack down on crime and corruption, at the highest levels.
But, what happens
SPAK, is facing the test stone. The incinerators file is the "hot potato" in the hands of SPAK prosecutors, who have the opportunity to show Albanians that they are really at the claimed height.
Dosja e inceneratorëve, është një ndër koncesionet më të akuzuara në Shqipëri.

Gjithçka fillon në vitin 2014, pra me ardhjen e Rilindjes në pushtet, ku për dy vite firmosen tre kontrata koncesionare, 22 milionë euro në Elbasan, 28 milionë euro në Fier dhe 128 milionë euro në Tiranë.
Por, që në shifra reale, sipas përllogaritjeve të ekspertëve, taskapaguesve shqiptare pritet t'u kushtojë deri në 600 milionë euro.
Çështja e inceneratorëve tashmë është në duart e drejtësisë. SPAK-u ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, dhe atë të Fierit, por ende nuk është hapur dosja e Tiranës, ku duket se zullumi është edhe më i madh.
SPAK nuk mund të mjaftohet vetëm me dosjen e Fierit dhe Elbasanit.
Dosja e inceneratorëve duhet të hetohet nga fillimi, deri në fund dhe çdo person i përfshirë duhet të dalë para drejtësisë, qoftë ky edhe në godinën e Kryeministrisë.
SPAK-u duhet të hetojë vendimin e një dite në Kryeministri, ku për 24 orë, me një shpejtësi të rrufeshme, u mblodhën 14 mendime ministrish.

Nga ana tjetër, kujtojmë këtu se CNA.al ka publikuar një dosje të plotë, me dokumente dhe investigime të plota në lidhje me tre inceneratorët, ku bëhet fjalë për një seri kompanish në ortakëri me njëra-tjetrën, deri edhe kompani të regjistruara në parajsa fiskale.
Këto duhet të jenë në duart e SPAK-ut, i cili duhet të hetojë se ku kanë shkuar paratë e taksapaguesve shqiptarë.
SPAK-u nuk mund të harrojë mediat
Nga ana tjetër, duket se në këtë aferë, “thelën” e tyre e kanë marrë edhe mediat.
Sipas dokumenteve të publikuara nga CNA.al, gazetarë, media, deri edhe portale periferike kanë marrë para nga kompanitë që kanë marrë me koncesion inceneratorët në Shqipëri.
Që nga mediat e Irfan Hysenbelliut, Carlo Bollinos, Endrit Habilajt, apo deri edhe tek “Doktori” i Spitalit Amerikan, Baton Haxhiu kanë marrë pagesa rregullisht nga kompanitë që kanë marrë me koncesion inceneratorët në Shqipëri. Para këto të justifikuara si reklama.
Por, se çfarë reklamon një landfill apo pse duhet të reklamojë një kompani monopol, këtë duhet të sqarojnë para drejtësisë.
Për të mos folur deri edhe ortakëritë në media. Kujtojmë këtu rastin e aksioneres së Top Channel, Vjollca Hoxha, e cila del në ortakëri me pronarët e inceneratorëve, në të paktën dy kompani.
Së pari është Valtelina Kafe, e cila i ka shitur 51% të aksioneve, EM Capital Group, një kompani në pronësi të pronarëve të inceneratorëve.

Dhe një kompani e dytë, Kudo Pay, ku Vjollca Hoxha del në ortakëri me Stela Gugallën. Kjo e fundit tashmë e shpallur në kërkim nga drejtësia.


Tentakulat në Afrikë
Por, ndërkohë CNA.al së fundi ka publikuar të tjera dokumente, që tregojnë shtrirjen e tentakulave të inceneratorëve, në shumë vende të botës, në Afrikë apo Lindjen e Mesme, duke përdorur Shqipërinë si “trampolinë”.
Duke shitur si “histori suksesi” rastin e Shqipërisë, kompania që qëndron në majën e piramidës që ka marrë koncesionin e inceneratorëve në Shqipëri, po “shëtit” në shumë vende të botës.
Që nga Iraku, Zimbabve apo deri edhe në Ganë.
Për më tepër, në dokumente del edhe Mirel Mërtiri.
Së pari, doli që Mirel Mërtiri ka qenë drejtor i kompanisë “Integrated Technology Services”. Kjo e fundit kompania që ka marrë koncesionin e inceneratorit të Tiranës.
Gjithashtu, emri i Mirel Mërtirit dilte si administrator edhe në kompaninë "ER One Albania", ku bashkëjetuesja e tij Stela Gugallja është ortake me "Energy Recuperator", e cila ka si ortakë dy shtetas italianë, Ernesto Granelli dhe Mario Granelli.
Më tej, është dokumenti i publikuar nga CNA.al, ku Mirel Mërtiri del si negociator i "Geogenix B.V", në Zimbabve.
Dokumenti i dytë, është në Irak. Në vitin 2019, Mirel Mërtiri shfaqet drejtpërdrejt me firmën e tij në Irak, si përfaqësues i kompanisë "Integrated Energy B.V.".
Ndërkohë, së fundi emri i tij del edhe në një akt noterial, për të hapur llogari apo për të transferuar para në Zvicër.
Në dokumentin e tretë, të publikuar nga CNA.al, kompania "Integrated Energy B.V.” autorizon Mirel Mërtirin të transferojë paratë në Zvicër.
Pra, inceneratorët nuk mund të harrohen nga SPAK. Por, duhet hetuar çdo qindarkë e paguar, nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Tashmë kanë kaluar rreth tetë vite nga firmosja e kontratave koncesionare dhe janë paguar miliona euro nga taksat e shqiptarëve. Dhe sot që flasim në Shqipëri kemi dy inceneratorë që nuk funksionojnë, në Fier dhe në Elbasan, ndërsa në Tiranë nuk ka incenerator. Por, vetëm një landfill.
SPAK duhet të hetojë ku shkuan paratë e shqiptarëve dhe çdo qindarkë, duhet t’iu kthehet në buxhetin e shtetit. /CNA.al
One dead and three injured was the balance of a gun ba...
The government has submitted for consultation the draf...
Historitë e tipit, ku një shtetas shqiptar, në emigrim...
European Council - SPEECH ON BEHALF OF ALBANIA Dear Charl...
Dorian Tola and Mark Ndreca, respectively the Di...
Pesë ditë më parë, CNA.al, raportoi mbi një skan...
CNA.al published on Thursday the exclusive documents ...
CNA.al has published today an exclusive document, whic...
After we were handed a public letter from the SPAK, th...
Është sa qesharake, aq edhe e dhimbshme ajo që po ndod...
Evi Kokalari or otherwise officially known as Evis Ang...
We are still unclear how we should address, Evi Kokala...
Today, after abandoning the lost battle with the FRPD ...
A much-needed public question that many Democrats toda...
A company, without any income, is created within 24 ho...
One of the most accused concessions in these 30 years ...
Another name listed in the group of 99 of Erion Veliaj...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
One person was injured after a gunshot attack recorded thi...
An injury has occurred in Korça where an 18-year-old man h...
Saranda / Preliminary information At around 21:15, in nei...
A serious incident occurred in Saranda this Friday evening...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Japan's parliament has approved a bill to ease the rules o...
The Strategic Dialogue process between the United States a...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...
For three days of festival, up to 120 euros just for parki...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...