LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

An exhaustive explanation and details about the real face of Evi Angelakis

2022-06-12 20:49:00, Editorial Elvi FUNDO
An exhaustive explanation and details about the real face of Evi Angelakis
Activist Evi Kokalari

Evi Kokalari or otherwise officially known as Evis Angelakis, a character, whose face has already been whitened by CNA.al , has been attacking me for several days, attacking CNA.al regarding the facts that we are revealing, of course insults, slander, scenarios, fabrications and untruths, for which he will have to prove them where they should.

Na sulmoi me kërcënime, me intriga, të cilat ne gjithmonë i kemi pasur përballë kur kemi luftuar me qeverinë, me inceneratorët, me Pasmaçinjtë e medias, me trafikantë droge e të tjera si këto. Ato nuk na bëjnë më asnjë përshtypje, jo më të kemi problem një individ që me tjetër identitet shfaqet në media, vjen në Shqipëri, premton se do të ngrejë Partinë Demokratike dhe do e bëjë konservatore. Ikën, kthehet, ikën, fsheh dhe nuk tregon shumë nga të vërtetat që ne po ia themi ditë pas dite.

Ka merak se po nxjerrim imazhin e saj, nuk e kemi për t’ia prishur, as për t’ia nxirë, e kemi për të thënë të vërtetat që ta kuptojnë demokratët se si një individ i tillë mund të jetë pjesë e së gjithës, pra përfshirë gjithë opozitën dhe opinionin publik në Shqipëri.

Më poshtë po sjell disa mesazhe për të kuptuar pse është deformuar në këtë, le ta quajmë “përplasje” të Evi kokalarit me ne. Ndoshta ajo do të përplaset nëse e quajmë kështu, ne kemi misionin tonë, punën tonë dhe rrugën tonë, por fakti se si inskenon apo përdor të paqena për t’i bërë të pavërteta me qëllim që ne të ndalemi.

Zonja Kokalari duhet të mësojë një gjë, NE NUK NDALEMI DERI NË DITËN E FUNDIT. Këtë do ta kesh me kapitale të shkruar gjithmonë.

Midis mesazheve, po nxjerr të parin kur Kokalari pak kohë më parë shkruante për punën e mirë që bëhet nga CNA.al dhe Elvi Fundo për inceneratorët. Kemi dhe dhjetëra përshëndetje të tjera të saj gjatë kohës së aktiviteteve dhe denoncimeve të CNA.al.

An exhaustive explanation and details about the real face of Evi Angelakis
Statusi i Evi Kokalarit për punën e CNA.al dhe Elvi Fundos

Befas, në ditët e para të qershorit zonja ndryshoi mendim, pas një qëndrimi që redaksia jonë mbajti ndaj saj. Zonja Kokalari, e cila thotë se nuk loboj dhe nuk ndërhyj, më ka shkruar dhe ka këmbëngulur në mënyrë të vazhdueshme, që unë të mos nxirrja dhe të mos bëja shkrime ndaj Flamur Nokës dhe të ndikoja te CNA.al që të mos publikoheshin ato.

Flamur Noka, që ta mësojë Evi, ka qenë një nga shokët e mi në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, një nga miqtë e mi, kemi ngrënë e kemi pirë bashkë dikur siç i thonë dhe asaj shprehjes, kemi ndarë shumë halle me njëri-tjetrin, por rrugët tona u ndanë. U ndanë kur PD-ja ishte në pushtet, kur Muli me gishtin e tij ‘pis’ ‘pis’, më çoi deri tek ajo që ndodhi në 2013-ën. Gjithsesi, më tej u ndamë, u afruam, u bashkuam e u ndamë.

An exhaustive explanation and details about the real face of Evi Angelakis

Flamuri me arrogancën e një të padituri, që kujton se partia është një pronë individuale, dhe nuk ka më shumë kontribute se shumë të rinj atje, i përkëdhelur për nga servilizmi, njeri që në tavolinë nuk dinte të thoshte më shumë se ia thashë doktorit dhe ma tha doktori, pa shkuar më tej te fakti që ai është një djalë me kontribute, besnik, kjo nuk diskutohet, por në qasjen shoqërore mund të jetë një djalë i shkëlqyer dhe në politikë është një zero me bisht.

CNA.al filloi të publikonte materiale për Flamur Nokën, shumë prej të cilave i kishim publikuar edhe më parë. Pra, nuk filluam një sulm ndaj Flamur Nokës në fund të majit apo në fillim të qershorit 2022, kemi publikuar materiale vit pas viti.

An exhaustive explanation and details about the real face of Evi Angelakis

Për këtë është dëshmitar Flamur Noka, rrethi i tij shoqëror apo të gjithë ata që ndjekin CNA.al në Partinë Demokratike prej vitesh.

Evi Kokalari nuk ka nga ta dijë se as nuk është marrë ndonjëherë më PD-në, as nuk i ka qarë ndonjëherë hallet PD-së, ka qenë në Amerikë kur Flamur Noka, Elvi Fundo apo edhe shumë të tjerë bënin opozitë, flas nga vitet 1997 deri në 2005-ën apo edhe më vonë, nga 2013-ta derisa na u shfaq Evi Kokalari në Tiranë.

Gjithsesi, shkojmë më tej me detaje. Zgjedhja e Flamur Nokës si Sekretar i Përgjithshëm, akoma për mua personalisht, pavarësisht njohjes apo miqësive të vjetra në PD, është gabim. E cilësoj kështu sepse përtej teorisë se ai është nga Kukësi dhe Berisha nga Tropoja, vijnë nga një qark i vogël, pra në të gjithë Shqipërinë në veri nuk ka më shumë se 200 mijë vota PD dhe duhet të zbriste më poshtë, duhej të hapej, në asnjë rast nuk ishte problem emri i tij si individ. Jo, problem është përfaqësimi.

An exhaustive explanation and details about the real face of Evi Angelakis

Flamur Noka është një djalë i mirë në një pozicion teknik, sekretar për një problematikë të caktuar, për rendin dhe sigurinë, luftën e denoncimet ndaj korrupsionit e çështjeve të tjera si këto, por kurrsesi një Sekretar i Përgjithshëm.

Nga Gaz Bardhi te Flamur Noka nuk është shumë mirë. Patjetër që është shumë më lart Flamuri, të paktën është më burrëror dhe besnik, por nuk bën për Sekretar të Përgjithshëm të PD-së.

Ne nuk mund ta vendosnim si media, por duke pasur një qasje si media kritike me qeverinë, në front ballor me të, mendojmë që na takonte t’i thoshim stop Berishës.

Nuk duhet Flamuri Sekretar i Përgjithshëm, ka emra të tjerë në oborrin e PD-së që mund të garojnë.

An exhaustive explanation and details about the real face of Evi Angelakis

Evi Kokalari ishte kompleksuar, kishte hall se zgjidhej Belind Këlliçi. Ne kemi kontaktuar me Belind Këlliçin, i cili na ka mohuar garën e tij, na ka pohuar se nuk do të kandidojë në asnjë nga postet drejtuese të PD-së. Në rast se Berisha e propozon, do të respektojë vendimet e kryetarit, por nuk do të shkojë vetë dhe nuk do të kandidojë.

Për më tepër, më pas mësuam se edhe në takimin me Berishën, Këlliçi ka kërkuar të mos jetë pjesë e garës, jo për shkak të akuzave që vinin nga Kokalari, por për shkak të një të vërtete të madhe. Është ende në rrugë për t'u rritur në politikë dhe më pas se atje në PD ai shihte që shumë emra me eksperiencën e tyre, mund të ishin mjaft të vlefshëm në rikthimin e një organizimi mjaft të fortë të opozitës.

Kështu ndodhi me të vërtetë, por Evi Kokalari nuk u ndal. Kokalari na dërgonte mesazhe se ne duhet të mos shkruanim për Flamur Nokën, sepse Flamur Noka ishte lehtësisht i heqshëm. Binte dakord me qëndrimet tona, por kontestonte Belind Këlliçin dhe këtë e bënte me një qëllim të caktuar. Një grup individësh që ajo ka afër, përfshirë këtu Edith Harxhin dhe një grup konservatorësh, të cilët nuk fituan në Këshillin Kombëtar, i servirën asaj një fletë me emrat e të rinjve, të cilët ajo i akuzoi se përse ishin më të shumë nga FRPD që kishin dalë në Këshillin Kombëtar të PD-së.

An exhaustive explanation and details about the real face of Evi Angelakis

Në fakt, ky duhet të ishte një lajm i mirë dhe jo gisht për t'u drejtuar ndaj Belind Këlliçit apo ndaj kujtdo tjetër. Përtej Belindit, në Kuvend kishte pasur edhe 3-4 fletë të tjera, për të cilat ajo nuk foli. E ndërsa ne nxirrnim materiale për Flamur Nokën, Evi sulmoi Belindin, duke na akuzuar se ne këtë e kishim bërë për Këlliçin.

Në fakt, e vërteta është krejt ndryshe. Ne nuk pranuam presionin, ndërhyrjen, lobimin dhe shantazhin e Evi Kokalarit për mos të thënë të vërtetën për Flamur Nokën, të cilën po e përsërisnim pasi e kishim thënë edhe shumë kohë më parë.

Më poshtë, po publikojmë mesazhet me zonjën Kokalari për të kuptuar se kush është ajo në të vërtetë. Që Flamur Noka ta kuptojë kush është Evi Kokalari. Këto mesazhe, t’i kuptojë edhe Sali Berisha, t’i kuptojë edhe Bleona Qerreti, t’i lexojë edhe kushëriri i Evit, Geri Kokalari, t’i lexojë edhe Belindi po të dojë.

An exhaustive explanation and details about the real face of Evi Angelakis

Dhe kam akoma të tjera për të publikuar, të cilat i kam të ruajtura, një pjesë të noterizuara, që zonja ta mbajë vëth në vesh këtë pjesë dhe mesazhi është i qartë: Zonjë, ti dhe ca si ti nuk kanë hallin e PD-së. Ata që i përkëdhel dhe i puth dhe ndoshta dhe të përdori Flamuri në sulmin ndaj Belindit, ti pranon konceptin që kam unë, që mund të jenë gomerë dhe të pavlerë, dhe s’duhet të jenë në atë post.

Bie dakord diku në mesazh. Diku thua se është i luftueshëm. Pikërisht, pranoje atë që ne po kryejmë. Luftën tonë që PD të kishte një Sekretar të Përgjithshëm, me një profil edhe më intelektual, edhe më qytetar, edhe më bindës për opinionin, sepse thelbi nuk fillon në PD dhe mbaron te 44 mijë anëtarë, por duhet të shkohet te mbi 700 mijë vota, ndoshta edhe 750.

An exhaustive explanation and details about the real face of Evi Angelakis

Prandaj, unë po i publikoj mesazhet në fund, mund t’i lexoni lehtësisht, së bashku me një tjetër mesazh që zonja e ka nxjerrë më përpara dhe për të kuptuar të vërtetën e për të pasur një sqarim shterues, ja pse Evi Kokalari është “tërbuar”, na akuzon, na sulmon, na fyen, shpif, gjen skenarë, sheh ëndrra. E vërteta është një dhe vetëm një. Ne shkruajmë kundër Flamur Nokës, sepse në parimin tonë duhet të ishte një Sekretar i Përgjithshëm me të tjera vlera siç i përmendëm më lart. Ajo sulmoi Belind Këlliçin. Ne ju përgjigjëm asaj pas akuzave që na dha dhe ne, sepse i kërkuam që të mos shkruante kundër nesh dhe të mos shpifte dhe fyente, sepse ne nuk na sillte materiale as Belind Këlliçi e askush tjetër që ajo shikonte në ëndrra.

Ne nuk i tregojmë burimet tona, por ne sulmojmë Flamur Nokën, ajo sulmon Belind Këlliçin, pastaj i kthehet CNA.al, pastaj shkruan për Elvi Fundon, pra për mua, dhe ne duhet të heshtim, sepse Evi ka betejën e saj të jetës duke gënjyer se nuk ka lobuar.

An exhaustive explanation and details about the real face of Evi Angelakis

Në fakt, ka lobuar, ka punuar kundër dhe jo vetëm kundër Belindit. Ne do të publikojmë fakte se ka lobuar edhe për të zgjedhur ata që donte, edhe kundër Belind Këlliçit, dhe në mesazhe duket qartë influenca që ka në shumë gjëra dhe çfarë kërkon që të bëhet.

Ajo, kush është ajo?

Pra, pas 30 majit gjithçka ndryshoi sepse zonja që në publik njihet si Evi Kokalari, kurse në Amerikë njihet si Evis Angelakis sulmoi Belindin, CNA.al, Elvi Fundon, këdo tjetër thjesht dhe vetëm se nuk pranuam që të ishim vasalë të saj, që të bënim atë që thoshte ajo, që redaksia e CNA-së të përdorej nga Evi Kokalari edhe për ato informacione që ka kërkuar, për biznesmenë të caktuar, nga më kryesorët në Tiranë. Por këto do t'i publikojmë, kuptohet bashkë me mesazhet në ditët në vijim.

An exhaustive explanation and details about the real face of Evi Angelakis

E për të kuptuar një të vërtetë tjetër, njerëzit lehtësisht te CNA.al mund të gjejnë me dhjetëra dhe qindra artikuj, për Erion Veliajn, kundër kryebashkiakut të Tiranës, për të cilin Evi Kokalari nuk thotë një fjalë, me të cilin Evi Kokalari ka bashkëpunuar dhe sapo ne i publikuam videot me Veliajn dhe folëm për lidhjet me të majtën apo i treguam historikun se kush ishte, të gjitha me fakte dhe të vërteta, zonja u tërbua.

Pra, gjithë misioni i saj në Tiranë, më shumë sesa për mbështetjen ndaj Flamur Nokës, të cilin pranon që është lehtësisht i sulmueshëm e të tjera akuza ndaj tij, e sulmin ndaj Belind Këlliçit apo sulme të tjera të bëra ndaj personazheve të tjerë në PD, janë thjesht dhe vetëm për të çuar ujë në burimin e Erion Veliajt, i cili ka garën për kryetar bashkie vitin e ardhshëm dhe me sa duket do të jetë kandidat i përsëritur.

Evi Kokalari ka një qasje nervoz, e të turbulluar ndaj CNA.al dhe ndaj meje thjesht dhe vetëm se kemi ngelur të vetmit që zbulojmë lidhjet me Veliajn dhe e denoncojmë ditë pas dite.

An exhaustive explanation and details about the real face of Evi Angelakis

Çfarë ndodh me Tiranën? Që nga dosja e inceneratorëve deri te koshat që janë male me plehra.

Këto Evi nuk ka kurajë t’i thotë, por misioni i saj duket qartë. Për ata që mendojnë se ka ardhur për PD-në e kanë gabim. Zbriti për interesat e saj. Mesazhet zbulojnë tërësisht se kishte krejt dhe vetëm interesa personale. Misioni qartazi në mbështetje të Veliajt, për të goditur këdo që e sulmon Veliajn dhe rastësisht rezulton që Belind Këlliçi është një nga njerëzit që e ka sulmuar pa ndalim kryebashkiakun e Tiranës.

Rastësisht rezulton se CNA.al është një nga mediat që është në betejë të hapur me Erion Veliajn. Kemi pasur edhe gjyqe, kemi pasur edhe beteja. Gjithsesi, më tej do të ketë shumë materiale për zonjën në fjalë, për ato pyetjet që i kemi nisur, të cilave ende nuk u është përgjigur. E në rast se nuk përgjigjet, ne kemi boll materiale, për ditë e javë të tëra që të njohin të gjithë fytyrën e vërtetë të Evi Kokalarit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga