
Tentakulat e kompanive të inceneratorëve, pra të personazheve të njohur publikisht, që kanë përfituar kontrata koncesionare qindra milionë euro me Qeverinë shqiptare, të cilat do të paguhen nga taksat e shqiptarëve, duket se po tentojnë të shtrihen në shumë vende të botës.
CNA.al ka sjellë me dokumente zyrtare dhe ekskluzive, një dosje të plotë në lidhje me koncesionin e inceneratorëve në Shqipëri, ku ndërlidhen të njëjtët emra, të njëjtët personazhe, por me emra kompanish të ndryshme, të cilat fillojnë në Tiranë, dhe përfundojnë në kompani guackë në Hollandë.
Pra një rrjet kompanish përfaqësuese të cilat drejtojnë dhe firmosin në bashkëpunim me Integrated Energy B.V.
Kompania Integrated Energy BV, është aksionere e vetme e kompanisë Integrated Energy BV SPV e cila ka fituar koncesionin e inceneratorit të Tiranës, ku një nga administratorët është shtetasi Giuseppe Ciaffaglione.


Ndërkohë, CNA.al ka vijuar investigimin, duke treguar shtrirjen e tentakulave të incenerarorëve, në disa vende të Afrikës.
Fillimisht kemi raportuar në lidhje me shfaqjen e tyre në Zimbabve, ku mediat kanë raportuar edhe në lidhje me një skandal, që ka të bëjë me një koncesion 300 milionë euro.
Sipas marrëveshjes, firma do të investojë 303,9 milion euro për një impiant mbetjesh i cili ashtu si në Tiranë, është një koncesion i dhënë për 30 vite, dhe që pretendohet se do të prodhojë energji.
Në fakt në Tiranë edhe pse kemi një kontratë koncesionare të tillë, nuk ka një incenerator, por vetëm një landfill.
Ndërkohë, sot CNA.al sjell një tjetër rast, ku tentakulat e incenerarorëve janë shtrirë edhe në Ganë.
Në dokumentin më poshtë, kompania Integrated Technology Services B.V, e cila në fakt është aksionerja e vetme e kompanisë që ka marrë koncesionin e inceneratorit të Tiranës, i ka drejtuar një letër, shprehje interesi ndaj autoriteteve në Ganë, për trajtimin e mbetjeve.
Dokumenti është firmosur nga drejtori i kompanisë në fjalë, Giuseppe Ciaffaglione, dhe ashtu sikurse shikohet edhe në foto, kërkohet që e njëjta skemë që është përdorur për inceneratorët në Tiranë, të aplikohet edhe në Ganë.

Për më tepër një detaj që duket qartë, është fakti se Shqipëria po përdoret si “trampolinë” për të shkuar në vende të tjera, në Afrikë apo edhe në Lindjen e Mesme.
“Ne besojmë se jemi të përshtatshëm për të punuar me ju, duke pasur parasysh zbatimin e suksesshëm të zgjidhjes së menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri si dhe përvojën tonë të gjerë në Administrimin e Menaxhimit të Mbetjeve.”-thuhet në letrën drejtuar Qeverisë, në Ganë.
Nga ana tjetër CNA.al ka publikuar dokumentin që tregon shtrirjen e tentakulave të inceneratorëve edhe në Irak. Kompania Integrated Technology Services, e Klodian Zotos, e cila duket se qëndron në majën e piramidës së kompanive që kanë marrë koncesionin e inceneratorëve në Shqipëri, është shfaqur edhe në Irak.
Sipas dokumentit të siguruar nga CNA.al, Integrated Technology Services, kërkon që pas “suksesit” me inceneratorët të shtrijë tentakulat tek Ujësjellësit, edhe në Irak, ashtu sikurse ka bërë në Shqipëri.

Është çuar fillimisht Mirel Mërtiri për mbetjet. Më pas shfaqet Klodian Zoto për matësat. Pra, e njëjta skemë e përdorur në Shqipëri, është çuar edhe në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.


Në Shqipëri u shit si një kompani holandeze, e regjistruar në guacka. Më pas kjo kompani shpërndahet në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, duke thënë se kemi eksperiencë në Shqipëri.
Ku në fakt në Shqipër është i qartë tashmë “suksesi”. Kemi një ish-ministër dhe një ish-deputet në burg, si dhe janë shpallur në kërkim pronarët e inceneratorëve.
Por, me projekte si ai i Tiranës, ku sipas dokumenteve zyrtare është 430 milionë euro, por që sipas përllogaritjeve të ekspertëve pritet që taksapaguesve t’iu kushtojë shumë herë më tepër, tashmë “Inceneratorët”, po tentojnë të shpërndahen në shumë vend të botës./
Residents of the Old Beach area in Vlora have complain...
For several days, the show Stop on TV Klan has broadca...
Koncesioni i inceneratorëve, i filluar në vitin 2014, pra ...
The next issue has led the investigative show "Stop" i...
Called the "brain" of incinerators in Albania, Mirel M...
A few days ago, CNA.al published an exclusive document, w...
Por, megjithëse ngjarja ka ndodhur 7 vite më parë, asn...
In recent days, Rilindja is holding a so-called "anti-...
Një padi për falsifikim dokumentesh për tjetërsim pron...
With the justification that Albania is in an environmental...
Activist Evi Kokalari, who came from the US to Albania...
Elio Laze, the so-called journalist, in addition to being ...
The Justice Reform and the vetting process were trumpeted ...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Two people are reported to have lost their lives in a seri...
A serious accident has occurred on the Tirana-Durrës highw...
Two employees of the "Jordan Misja" Penitentiary Instituti...
Është zbardhur ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Pogra...
Albania will be affected this Tuesday by relatively stable w...
On Monday, our country will be affected by stable weather ...
The heat wave that has swept across Europe is also causing...
The Director-General of the World Health Organization, Ted...
Europe is facing an unprecedented crisis due to heat waves...
Italian authorities have arrested four people suspected of...
The twin earthquakes that struck Venezuela last Wednesday ...
A self-imposed exile in the United States has been sentenc...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
Dairy prices in our country have become so expensive in th...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sol...
When citizens see that the euro drops a few points in a fe...
When talking about the euro exchange rate in Albania, it i...