
With the justification that Albania is in an environmental emergency, with the coming to power of the Renaissance, the Government paved the way for the concession construction of three incinerators.
Millions of euros have been paid from Albanian taxes for the construction of the three incinerators.
The incinerator concession is one of the most accused in Albania. A concession, also called the affair of the century.
It is a series of companies in partnership with each other, even companies registered in tax havens.
Së pari, në vitin 2014 u dha koncesioni për inceneratorin e Elbasanit me 22 milionë euro. Më pas në 2016 u firmos kontrata 28 milionë euro, për inceneratorin e Fierit.
Dhe në 2017 u firmos kontrata koncesionare 128 milionë euro, për inceneratorin e Tiranës, por që në shifra reale taksapaguesve shqiptarë pritet t’u kushtojë shumë herë më tepër.

Sipas përllogaritjeve të ekspertëve, inceneratori i Tiranës pritet t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë rreth 600 milionë euro. Për të mos folur për kostot e fshehura.
Por, ndërkohë që për Fierin dhe Elbasanin është hapur dosja, ka një hetim nga SPAK-u, dhe janë prangosur ish-ministri i Mjedisit dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i këtij institucioni, duket se për inceneratorin e Tiranës SPAK-u po ecën me hapin e breshkës.
Për inceneratori i Tiranës, ku duket se zullumi është edhe më i madh, dosja nuk është hapur ende.
CNA.al ka raportuar të dhëna dhe fakte që tregojnë abuzimin në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.
Sipas kontratës, ka një çmim për përpunimin e mbetjeve 29 euro për ton, për incenerim të mbetjeve. Por, në Tiranë nuk ka incenerator, ka vetëm një landfill.
Që do të thotë se taksapaguesit shqiptarë paguajnë për incenerim, ndërkohë që nuk bëhet incenerimi sepse nuk ka incenerator.
Por, nuk mbaron me kaq. Inceneratori i Tiranës merr para edhe nga ndërtuesit, për dherat që depozitohen në landfill.
Firmat i çojnë vetë dherat në Sharrë, në kodrat e natyrës, dhe kostot janë sipas vetë studimit të firmës 0.60 cent, ndërsa merret 10-fishi nga kompania e cila ka monopolin e dhënë nga qeveria shqiptare për 30 vite.
Pra, kompania e inceneratorëve në Tiranë edhe pse s’ka incenerim është paguar nga Bashkia Tiranë dhe qeveria shqiptare 40 milionë dollarë në gati pesë vite, por këtu nuk përfshihen të ardhurat e kompanisë nga dherat dhe inertet, jo vetëm nga ndërtimet e pallateve, por dhe nga ndërtimet e enteve shtetërore, siç janë rrugët, godinat, etj (tenderat për ndërtime).
Nga ana tjetër është edhe një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, me 50 faqe, i cili “ulëret”.
KLSH-ja ju ka kapur çdo shkelje ligjore, procedurat, dëmin ekonomik, duke theksuar se gjithçka është bërë në shkelje të ligjit dhe jo vetëm një herë. Duke theksuar se inceneratorët janë një gropë e madhe për buxhetin e shtetit. E për Bashkinë e Tiranës, e cila nga 12 milionë dollarë që paguante për pastrimin e Tiranës, do t’i duhet të paguajë 22 milionë dollarë në vit. E kështu me radhë. E, pra, të gjitha këto SPAK-u i ka.
Pra, janë pesë vite abuzime, klientelizëm, korrupsion, një ish-ministër dhe ish-sekretari i përgjithshëm në burg.
Janë dhënë qindra miliona euro nga taksat e shqiptarëve të varfër dhe ende shiten si sukses nga Qeveria.
Kur në fakt as Elbasani as Fieri nuk punojnë, ndërsa në Tiranë ka vetëm landfill, nuk ekziston inceneratori.

SPAK-u pas pesë vitesh i ka të gjitha faktet dhe provat në rast se do të jetë një institucion i vërtetë drejtësie.
Dhe kush mendon se historia e inceneratorëve fillon dhe mbaron me Lefter Kokën e ka shumë gabim.
A ka njeri që mund të besojë se një ministër dhe një sekretar i përgjithshëm lëvizën të gjitha levat e shtetit, për të bërë 14 vendime Qeverie në 24 orë?
Në fakt, për ata që e njohin ligjin dhe si funksionon ekzekutivi, personi përgjegjës që mbledh dokumentacionin dhe i kalon ato në mbledhjen e Qeverisë, është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Dhe ky është Engjëll Agaçi.

Personi përgjegjës për dokumentat që kalojnë, futjen në mbledhjen e Qeverisë dhe miratimin e tyre, është Engjëll Agaçi.
SPAK-u nuk mund të mbyllë sytë para fakteve dhe duhet t’i shkojë deri në fund aferës së inceneratorëve, për të çuar para drejtësisë çdo zyrtar të përfshirë. Qofshin edhe në godinën e Kryeministrisë, aty ku në dhjetor të 2014-ës, brenda ditës u firmosën 14 vendime./CNA.al
Activist Evi Kokalari, who came from the US to Albania...
Elio Laze, the so-called journalist, in addition to being ...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...