Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...

Jorida Tabaku është katapultuar në Partinë Demokratike dhe është pa asnjë kontribut në këtë parti. Për shkak të mbiemrit apo familjes së saj, që kuptohet është një nga dyert e mëdha të kryeqytetit, ka arritur të jetë këtu ku është sot, por edhe të ketë përfitime të mëdha gjatë këtyre viteve.
Në dalje të ndryshme, Tabaku fliste për aferën e inceneratorëve, për të cilin u ngrit edhe një komision hetimor, ku kjo e fundit ishte kryetare. Në fakt, edhe pse prej kohësh është dukur sikur ajo po mbronte interesat e qytetarëve, në fakt nuk po bënte asnjë gjë më shumë sesa shërbimin e pazarit Rama-Basha.
PD-ja që prej vitit 2013 e deri më sot vijon të jetë në opozitë. Prej 9 vitesh demokratët kanë ngelur pa përfaqësim, por edhe të dëmtuar, ndërkohë që për Lulzim Bashën apo një pjesë të deputetëve pranë tij ka qenë e kundërta. Përfitimet e tyre në opozitë kanë qenë mjaft të mëdha.
Në komisionin hetimor, edhe pse Veliaj ka aprovuar ndërtimin e djegësit të Tiranës, Tabaku stepej t’i zinte emrin në gojë apo edhe ta bënte përgjegjës për atë aferë.
Pikëpyetje të shumta u ngritën për këtë qëndrim të saj, ndërsa CNA.al ka zbuluar përmes një investigimi se Jorida Tabaku ka përfituar leje ndërtimi nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Bëhet fjalë për një leje ndërtimi dhënë te Fusha e Aviacionit, ku Jorida Tabaku do të marrë përqindjen e luanit pas lejes që ka dhënë Erion Veliaj për zhvillimin e pronës se saj.
‘Kompleks banimi me 9 ndërtesa kryesore me 7, 8, 11 dhe 12 kate mbi tokë dhe kate parkimi nëntokë. Ofron 90 000m2 apartamente, 60 000m2 ambiente tregtare dhe 34 000m2 hapësirë parkimi. Vendndodhja: Ish-Fusha e Aviacionit, afati i përfundimit: 2022, sipërfaqe totale: 140 000m2”, thuhet në lejen e ndërtimit.
Kjo është dhe lidhja që Jorida hesht për Lali Erin, sepse ka marrë leje për biznesmenë që Basha i akuzon si oligarkët.
Leja e dhënë nga Erion Veliaj është dhe çelësi që i ka mbyllur gojën ish-nënkryetares së Lulzim Bashës.

CNA.al arriti të siguronte ekskluzivisht lejen e ndërtimit që Veliaj i dha Tabakut. Përmes një vendimi me numër A-14294/6, është leja për ndërtimin e kullave që është lëshuar nga Bashkia e Tiranës. Leja në fakt nuk është dhënë drejtpërdrejtë në emër të deputetes, por të Majlinda Tabakut, nënës së saj.
Por, jo vetëm kaq.
Familjarët e Jorida Tabakut e kanë shtrirë veprimtarinë e tyre edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
Familjarët e Jorida Tabakut, babai i saj, njerëz afër saj, biznesmenë me të cilët ata bashkëpunojnë, kanë ndërtuar pallate në Itali. Sipas të dhënave që ka siguruar CNA.al edhe institucione ligjzbatuese në Shqipëri janë në dijeni të këtyre ndërtimeve.
Janë ndërtuar pikërisht në Gjenova të Italisë.
Por deputetja e Lulit, e cila ka nisur takimet me një grup të vogël njerëzish skutave, nuk ka dhënë asnjë herë përgjigje për këto leje edhe pse ajo heshti për aferën e inceneratorëve.
Pasuria e deputetes së Lulit nuk mbaron këtu. Jorida Tabaku disponon edhe vila luksoze në Gjirin e Lalëzit dhe shumë pasuri.

Vila të cilat kushtojnë disa qindra mijëra euro, por deklarohen me vlera ndoshta gjysmë për gjysmë me atë çka janë vërtetë në treg.
Sipas të dhënave të siguruara nga hipoteka e Durrësit, rezulton se vila 174 metër katrorë është në brezin e dytë të vilave luksoze në kompleksin Valamar dhe ka një sipërfaqe 420 metra katrorë truall.
Sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al, vila 174 metër katrorë është deklaruar me gjithë truall diku te 195 mijë euro, ndërsa të dhënat e tregut tregojnë se vlera e këtyre objekteve në Valamar, një nga rezidencat më luksoze në Gjirin e Lalëzit, shkon afërsisht dyfishin, kjo për faktin se çmimi mesatar i vendosur nuk ka lidhje me realitetin e tregut në atë zonë, por gjithsesi sipas Zyrës së Regjistrimit të Pasurive, duket se ky objekt ka një barrë bankare dhe rezulton i mbuluar nga një kredi nga një bankë e nivelit të dytë.
Por për këto vila, Tabaku është justifikuar se i ka pasuri të trashëguara./CNA.al
“Telenovela” me presidentin e ri duket se do të çojë d...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xheferaj, ka...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i ka drejtuar një...
Sot është afati i fundit i dorëzimit të kandidaturave ...
Pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Kryesisë së Part...
Komisioni i Votimit dhe Numërimit ka publikuar rezulta...
Ndonëse kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca kanë dekl...
Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi,...
Pas ndarjes nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani,...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një mesazh të g...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka r...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një d...
Votimi për Kryesinë e Partisë Demokratike ka për përfu...
Me thirrje proamerikane kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbyll...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit Ko...
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, ka...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në nisje të mbledhjes së Këshi...
Gazment Bardhi, deputet i PD-së, është shprehur se do ...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, E...
Sot do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, ku prite...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...