Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Gazment Bardhi, deputet i PD-së, është shprehur se do të duartrokasë kryetarin e PD-së Sali Berisha sa herë bën beteja me kryeministrin Edi Rama.
Në një intervistë në "A2CNN", Bardhi ka thënë se Berisha është i përqendruar te nevoja për pushtet brenda PD-së, duke hequr dorë nga opozitarizmi.
“Berisha thotë, çdo gjë që nuk e bëjmë ne është e shitur, është e keqe. Do ta shikoni, tani do të ngrihet komisioni për investitorët strategjikë, nuk do t’u bien aferave të Ramës, por do të akuzojnë deputetët e opozitës. Ky është mentaliteti dhe për këtë jam gati të vendos bast. Në këtë rast është i parashikueshëm.
Ai nuk ka betejë me regjimin e Ramës, por me demokratët. Ai duhet të heqë dorë nga shtyrja përpara e një beteje mes demokratëve, pasi kështu nuk fitojnë as demokratët as Shqipëria. Ne kemi një betejë, atë me regjimin e Ramës.
Sa herë Berisha të bëjë betejë me regjimin e Ramës, unë do ta duartrokas, pa asnjë diskutim. Për fat të keq, ai ka hequr dorë nga opozitarizimi, është përqendruar te nevoja për pushtet brenda PD-së”, është shprehur Bardhi.
Ndër të tjera, Bardhi ka komentuar edhe akuzat e lëshuara në drejtim të tij, për të mbajtur përgjegjësi për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
“Mbajta qëndrim për atë ngjarje. Ndiej keqardhje për humbjen e jetës së një qytetari, por dhe për faktin që një tjetër person, babai i 4 fëmijëve, qëndron në burg për këtë ngjarje. Kam bërë thirrje që kjo ngjarje të zbardhet.
Uroj që edhe Berisha ta ketë thirrjen që ngjarja të hetohet. Keqardhje për transformimin e qëndrimit të Berishës. E kuptoj që ai ka një betejë me Bardhin sepse ai mendon ndryshe. Mund ta bëjë atë përgjegjës për çdo lloj gjëje.
Demokratët e dinë që nuk jam shoqëruar kurrë me grupe kriminale, i kam pasur ata përballë. Për atë ngjarje nuk ka përgjegjësi jo unë, por asnjë demokrat i Elbasanit, që Taulant Balla kishte si shtabin elektoral një strukturë të mirëfilltë të krimit të organizuar.
Ka deklarata të këtyre individëve që thonë që jemi pjesë e shtabit të Taulant Ballës. Unë kam bërë gjithçka për të mos pasur asnjë konflikt gjatë fushatës. Jam përpjekur të jem në ballë të betejës për të shmangur rrezikshmërinë.
Berisha e di mirë që individët që përfaqësonin PD në atë konflikt ishin njerëz që vinin nga radhët e policisë së shtetit, profesionistë. Ata njoftuan policinë dhe kur ka ndodhur ngjarja e rëndë aty ka qenë prezente policia. Kjo ishte një porosi e lënë prerazi. I vetmi person i armatosur me armë ishte Arbër Paplekaj, i cili sot ndodhet përpara drejtësisë.
Mirëpo, asnjë tjetër nga stafi i PD-së nuk ishte i armatosur, ndërkohë që përballë kishin një grup të strukturuar kriminal, me makina të blinduara. Nuk dua të dal në konkluzione. Çështja është në hetime paraprake. Ajo nuk po hetohet nga SPAK-u, kjo është një tjetër gënjeshtër e Berishës. Berisha bën politikë mbi vdekjen, e ka bërë gjithmonë, është e rëndë, jo e moralshme”, u shpreh Bardhi.
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, E...
Sot do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, ku prite...
Jorida Tabaku po ecën në gjurmët e Lulzim Bashës. Skut...
Sot në orën 11:00 do të mblidhet Këshillli Kombëtar i ...
Sot Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar, k...
Pas zgjedhjes së Sali Berishës në krye të PD, deputetë...
Në muajin shtator të vitit të kaluar, Sali Berisha i c...
Ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Rithemelimit në...
Komisioni i Rithemelimit ka publikuar emrat e anëtarëve që...
Komisioni i Rithemelimit, është mbledhur mbrëmjen e sotme ...
Komisioni i Rithemelimit, njoftoi ditën e sotme se në ...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Indrit Hoxha ka ...
Edi Paloka, u zgjodh së fundmi kryetar i Këshillit Kom...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një...
Grupi i Lulzim Bashës, i cili pasi e kuptoi që demokra...
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka reaguar ndaj deklaratës...
Analisti Lorenc Vangjeli është ndalur te situata polit...
Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar procesin për zgj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komen...
Ndërsa çështja e vulës së PD-së, tashmë është zhvendos...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...