Incinerators, five years of theft
With the justification that Albania is in an environmental...

Një padi për falsifikim dokumentesh për tjetërsim pronash është regjistruar në Prokurorinë e Tiranës me datën 19.10.2020.
Shtetasi Përparim Braçe ka paditur ish-drejtuesen e Hipotekës në Tiranë, Lediana Bardhi, dhe biznesmenin Luan Leka.
Gjatë hetimeve është zbuluar se janë të përfshirë në këtë skandal edhe zyrtarë të tjerë shtetorë.
Dy nga personat që janë vënë në hetim janë të punësuar pranë ASHK-së, ndërsa një tjetër te Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Zyrtarët nën hetim janë Ledian Bardhi, Rajmonda Dashi, Thanas Leka dhe Dario Vasili.
Lediana Bardhi, ish-kryeregjistruese në Tiranë, Rajmonda Dashi, ish-drejtoreshë e Hipotekës në Durrës, ndërsa Thanas Leka me detyrë si Drejtor në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Qendër.
Pa kaluar te hetimet, të cilat do t'i trajtojmë në një tjetër shkrim, është për t’u theksuar fakti se si një pronë është regjistruar në emër të biznesmenit Luan Leka, pa dokumentacionin përkatës.
Sipas dosjes hetimore, Leka e ka përfituar këtë pronë në mënyrë të dyshimtë, duke i mbështetur në ekspertizën e një eksperti të marrë nga vetë ai.
Prokuroria konfirmon se pasuria në pronësi të të kallëzuarit Luan Leka me numër.2/527/ND-NI,vol.29, fq..51, 1,1, Sip 97.7 është e regjistruar pa pasur dokumente ligjore për regjistrimin e saj.
“Njësia me sipërfaqe 97.7 e ndodhur në katin përdhe tek godina: Muhamet Gjollesha, referuar dokumentave ekzistues është në kundërshtim me ligjin “Për mungesë të ndarjes sipas ligjit përcaktuar në nenin 207 "Me marrëveshje mes bashkëpronarëve dhe akt noterial "dhe sipas nenit 227 të Kodit Civil.
Eshtë shkelur neni 43 te Ligjit 33/2012 "Per Regjistrimin e Pasurisë se ndarja behet me akt noterial e plan rilevimi, me kërkesë e me shkrim të pronarit të vetëm apo të të gjithë pronarëve pasurie të paluajtshme, "kërkesë, e cila shoqërohet me planimetri të sendeve pa të cilat nuk mund të kryhen veprime regjistrimi dhe ndryshim pronësie”, thuhet në vendimin gjyqësor të datës 10.06.2022.


Regjistrimi i pasurisë në pronësi të Luan Sami Leka me Nr.2/527. volum 29, Faqe 51, ZK 8250, "njësi" me sipërfaqe prej 97.7 m2, e ndodhur në katin përdhes të godines 7-katëshe+kat nëntokësor në Rr."Muhamet Gjollesha", referuar dokumentacionit që fillimisht është bërë nga regjistruesi Fetah Hasanaj në vitin 2011 dhe pajisur me certifikatë nga Lediana Bardhi, ish-Regjistruese e ZVRPP Tiranë, me Urdhrin Nr.3( 02.12.2015 është bërë duke përdorur si dokument planimetrinë e ndarjes së sipërfaqes prej 97.7m 1 nga gjeodet privat Abdulla Parllaku, i caktuar nga Luan Leka.
Punonjësit që kanë bërë përpunimin e dokumentacionit për regjistrimin e kësaj prone janë Rajmonda Dashi me detyrë ish-shefe sektori zona 1 në vitin 2015, Dario Vasili me detyrë ish-specialist te sektori zona 1 në vitin 2015, si dhe Thanas Leka me detyrë ish-specialist hartograf zona 1 në vitin 2015.
“Nga dokumentacioni i administruar në fashikullin e hetimeve, deklarimet dhe pershkrimin e fakteve rezulton se, punonjësit kanë regjistruar pronën prej 97.7 m2 në emër të shtetasit Luan Leka, pa patur asnjë lloj marrëveshje mes palëve , pa qenë e përcaktuar saktë pjesa takuese e pronës në katin përdhe”, thuhet më tej në vendimin gjyqësorë, të datës 10.06.2022./CNA.al

With the justification that Albania is in an environmental...
Activist Evi Kokalari, who came from the US to Albania...
Elio Laze, the so-called journalist, in addition to being ...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...