
Vazhdon të ngelet qesharake, pa asnjë thelb në politikë, me një egoizëm të çmendur, ku gjatë gjithë kohës shprehet: “Unë, unë, e di unë, do vij unë, të ik unë”, a thua se politika shqiptare vjen vërdallë rreth Evis Angelakis, siç pretendon ajo që e ka emrin.
Në fakt ajo ka lindur si Evis Kokalari, por tani quhet Evi Angelakis.
Kjo e fundit në rrjetet sociale ka thënë se tashmë, pas situatave që po ndodhin në PD, sepse nuk quhet një parti konservatore, po quhet e djathtë e qendrës e të tjera si këto, grupi konservator duhet të shkëputet nga PD-ja.
Bashkëpunëtorja e Erion Veliajt që tashmë qartazi po bëhet një Lulzim tjetër, qartazi kërkon një ndarje të Partisë Demokratike.

Nuk mjafton situata kritike në të cilën është PD-ja, ku Lulzim Basha dhe të tijët kanë marrë peng grupin parlamentar.
Pra, nuk mjaftonte Luli, na duhet dhe një Lulzimse.
Nuk mjafton ndarja dhe përçarja e opozitës në klane e grupe, por na duhet dhe një ndarje tjetër me konservatorët e shpikur brenda PD-së nga Angelakis.
Se kush janë konservatorët brenda PD-së, kjo ende nuk dihet. Megjithëse, janë disa individë që në fakt konservatorizmin e të djathtën i përdorin për interesa të tjera, apo më shumë e përdorin për interesa krejtësisht personale, sepse nuk votohen, nuk kanë mbështetje dhe dalin me forma fraksioniste për të mbijetuar në politikë, apo brenda PD-së.
Nuk janë konservatorë, por dredharakë e humbës të PD-së. Ish-servila të Lulzim Bashës që duan ofiqe, pa vota duke u shitur si konservatorë.

Dhe Angelakis kërkon t’i shfrytëzojë dhe deklaron se duhet të lëvizet në drejtimin e duhur dhe është gati të kthehet të merret me politikë në Shqipëri.
Në fakt, as s’do t’ia dijë kush vjen apo s’vjen Angelakis, po mirë do të ishte ta kishte provuar sa i vlen lëkura, ajo bashkë me këta pseudokonservatorët e saj.
Ndoshta jo thjeshtë dhe vetëm për të ndarë PD-në, për të parë se sa konservatorë ka atje brenda, por edhe për të parë sa i vlen lëkura një njeriu që vjen në Shqipëri, ikën, vjen prapë e ikën prapë, deklaron se e ka mbyllur, s’ka punë me politikën shqiptare e të tjera si këto.
Por, nga ana tjetër deliron dhe mendon se ka mbështetje, ka vota në opinionin publik dhe mund të marrë votat e djathta.
Është e thjeshtë përtej kësaj ndarjeje që kërkon Angelakis, mjafton të vijë në Shqipëri, të regjistrojë partinë e saj, ose të regjistrohet si drejtuese e ndonjë grupi të caktuar dhe ta provojë me vota sa i vlen lëkura.
Kjo do të ishte më e mira nga të gjitha se sa fakti që një person anonim, i pavotuar kurrë, që s’gëzon asnjë lloj mbështetje politike dhe publike, imponohet a thua se është një faktor i rëndësishëm politik, kur në fakt thjeshtë dhe vetëm, është “një e marrë politike”, që mendon se ka gjithçka në dorë, se vlen shumë, por në fakt ndoshta vlen edhe më pak se Gaz Bardhi.

Ky i fundit të paktën ka Lulin, kurse Evi me shumë gjasa do të ngelet vetëm fare. As votën e saj rrezik s’ka për ta marrë se ka për t’ia dhënë dikujt tjetër, kush do t’i qëndrojë më afër në kohët kur ajo do të vijë të kandidojë.
Megjithëse ky duket opsion i pamundur, është thjeshtë dhe vetëm, shashka e saj e radhës, hedhur në rrjetet sociale nga larg, rrjete të cilat i përdor për të qëndruar në politikën shqiptare dhe për të pasur peshq, në fakt vlen më pak se një nga gurët e peshores që përdoren në laboratorët e farmacive./CNA.al
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Pri...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe ish-ministrja e bren...
Kryeministri Edi Rama nga Gjiri i Lalzit, ku po flet për b...
Pas deklaratave se ka dalë për inspektim e maskuar në plaz...
Biznesmeni Sinan Idrizi ka folur për blerjen e godinës së ...
Ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli është paraqitur di...
Çdo njeri e ka një ves, e me sa duket edhe njeriu më i pas...
Mjeku Ilir Allkja pranoi ditën e djeshme se ka marrë b...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyr...
Konfindustria i ka dërguar një kërkesë Kuvendit për çm...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mëngjesin e sot...
Legjenda e kinematografisë italiane, Gina Lollobrigida, is...
Carlos Bernat po e vuan në mënyrë të shumëfishtë krizën ak...
Mjeku Tritan Kalo ka ironizuar këtë mëngjes politikën ...
Presidenti amerikan Joe Biden është bërë sërish objekt dis...
NASA përplasi me sukses një sondë në një astereoid, gjatë ...
Qyteti i Vlorës është ‘zhytur’ në errësirë prej gati d...
Gazetari Blendi Fevziu thotë se Edi Rama po qeveris i ...
Të dielën që lamë pas, çifti më i njohur i showbizit, ...
Gazetari Blendi Fevziu ka folur mbrëmjen e sotme në em...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...