Studiuesi: Akuzat për ish-krerët e UÇK-së janë trillime
Askujt nuk mund t’ia priste mendja se ish-krerët e UÇK...

Kërkesa në rritje për kokainë në Europë po nxit ndryshime në rrjetet globale të prodhimit të drogës dhe kriminelët europianë po prodhojnë tani kokainë dhe metamfetaminë në terrenin e shtëpisë së tyre me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tyre në Amerikën Latine.
Carolina Sampó, koordinatore e Qendrës së Argjentinës për Studimet Transnacionale thekson se trafikimi i narkotikëve midis Amerikës Latine dhe Europës kryhet përmes mafias shqiptare dhe asaj italiane.
“Shpërndarja në Europë trajtohet nga organizata të tilla si mafia shqiptare apo italiane. Megjithatë, kartelet kolumbiane dhe meksikane kanë ndikimet e tyre. Kolumbianët marrin pjesë në këtë shkëmbim sepse prodhimi më i madh i kokainës është në vendin e tyre. Meksikanët kanë shumë përvojë në trafikimin nga Kolumbia në Shtetet e Bashkuara, Afrikë dhe Europë. Në fakt, u zbulua se organizatat kriminale meksikane ishin të ngarkuara me trekëndëshin e kokainës përmes Afrikës për ta trafikuar në Shtetet e Bashkuara, sepse kjo reduktoi mundësinë e sekuestrimit të dërgesave të tyre”, shprehet Sampo.
Sipas një raporti nga Qendra Europiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA) dhe Agjencia Europiane për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit (Europol), bashkëpunimi midis bandave europiane dhe amerikane latine, veçanërisht nga Meksika dhe Kolumbia, rezulton në prodhimin, konsumin dhe tranziti i kokainës dhe metamfetaminave të cilësisë së lartë në Europë.-raporton "Abcnews".
“Mbiprodhimi i kokainës në Kolumbi i shtyn organizatat kriminale të shikojnë gjithnjë e më shumë drejt Europës, ku çmimi i kokainës është gjithashtu më i lartë se në Shtetet e Bashkuara”, shprehet Martin Verrier, ndihmësprofesor në Qendrën Europiane në George C. Marshall.
Shumica e prodhimit të kokainës kryhet në Kolumbi, Bolivi dhe Peru; megjithatë, analiza e re ka nxjerrë në dritë se si kokaina po përpunohet tani në Europë, kryesisht në Belgjikë, Spanjë dhe Holandë.
“Ky fluks në rritje në Europë reflektohet në statistikat e EMCDDA, të cilat tregojnë një rritje të pastërtisë së kokainës së kapur dhe demonstrojnë një rritje të furnizimit”, tha Verrier.
Nga ana e tij, Alexis Goosdeel, drejtor i EMCDDA, shkruan se Europa po përballet me një kërcënim në rritje nga një treg më i larmishëm dhe dinamik i drogës, i nxitur nga bashkëpunimi më i ngushtë midis organizatave kriminale europiane dhe ndërkombëtare. Laurente Laniel, analist i lartë shkencor në EMCDDA tha për "InSight Crime" (organizatë që studion krimin e organizuar në Amerikën Latine dhe Karaibe) se “baza e kokainës që përdoret në Europë trafikohet në materiale transportuese, të fshehura kimikisht brenda strukturës së materialeve të tilla si plastika , qymyri druri etj. Kjo e bën kokainën më të vështirë për t’u zbuluar nga forcat e policisë”.
Ndërkohë që kërkesa në tregun europian vijon të rritet, kontinenti shërben gjithashtu si një portë për në Lindjen e Mesme dhe Azinë, ku çmimi për kilogram i kokainës është shumë më i lartë se në Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, sipas studiuesve narkotrafikantët holandezë sigurojnë që laboratorët të krijohen me të gjitha pajisjet dhe kimikatet e nevojshme dhe të kujdesen për asgjësimin e mbetjeve, ndërsa meksikanët ofrojnë ‘kuzhinierët’ e tyre që kanë ekspertizën e nevojshme për të prodhuar metamfetaminën kristal me cilësi të lartë.
“Kjo rezulton në nivele rekord të disponueshmërisë së drogës, rritje të dhunës, korrupsionit dhe rritjes së problemeve shëndetësore. Ne duhet të ndërmarrim veprime më të koordinuara jo vetëm në Europë, por edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë në vendet prodhuese dhe tranzitore”, tha Goosdeel.
Askujt nuk mund t’ia priste mendja se ish-krerët e UÇK...
Me anë të një komenti avokatja e Evi Kokalarit, e cila...
Gazetari dhe editori i CNA.al, Elvi Fundo, ka folur mb...
Gazetari dhe editori i CNA.al, Elvi Fundo, ka folur so...
Gazetari dhe editori i CNA.al, Elvi Fundo, ka folur mb...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shprehet se v...
Analisti Andi Bushati tha në emisionin ‘Shock’ se disk...
Prej rreth tre muajsh, firmat e ndërtimit dhe administ...
Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, ka komentuar ...
Ambasadorët e huaj kanë zhvilluar sot një takim me dis...
Dy kushërinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë...
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, ka...
Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, ka folur për skandalin...
Ish-zv.presidenti amerikan, Mike Pence, vjen në Tiranë...
Në kufirin ndarës mes Velipojës dhe Ulqinit, në zonën ...
Duket se “çudirat” në Ministrinë e Jashtme nuk kanë fu...
Në Shqipëri ka mbërritur për një vizitë pune të shkurt...
Prokuroria e Tiranës nis kryesisht hetimet për veprat ...
Deputeti Gazment Bardhi, në emër të Grupit parlamentar...
SHISH ka publikuar raportin publik të vitit 2021, për ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...