Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...

Ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë ,Arben Ahmetaj është larguar nga vendi. Prej disa javësh nuk dihet se ku ai qëndron.
Avokati i tij ka bërë publikisht një deklaratë ku thekson se ndodhet në Angli.
Pra është i rrezikuar Arben Ahmetaj me faktet, të vërtetat dhe dokumentat që di ky i fundit.
Ai ka folur publikisht menjëherë pasi u prodhua një lajm i rremë në një nga mediat kombëtare, ku u tha se kishte lëvizur 1.8 milionë euro apo 18 milionë euro kur në fakt kishte transferuar vetëm 18 mijë euro.
Fake news-e të vazhdueshme u prodhuan për Ahmetajn përgjatë kohës që filloi procesi ndaj tij.
Grupe të mëdha mediatike, vetë politika, kryesisht mediat pro kryeministrit dhe qeverisë filluan akuzat dhe sulmet ndaj një njeriu, i cili për 10 vite kishte qenë në krah të djathtë të Ramës, ministër, zëvendëskryeministër e kështu me radhë.
Por menjëherë filloi një sulm, një sulm që tregoi se, qeveria e kishte problem. Propaganda e saj nuk e donte Arben Ahmetajn.
Por imazhi duhej shkatërruar, ai duhej të hynte në burg dhe t'i faturohej përgjegjësia për inceneratorët.
Ende nuk ka asnjë dokument dhe fakt të nxjerrë nga SPAK-u për tigrin e Rilindjes.Ai është hetuar për pasurinë dhe jo për korrupsionin. Ai është hetuar për lidhjet e tij personale dhe ndërkohë personat që e kanë pësuar dhe janë ndjekur janë bashkëjetuesja, ish bashkëshortja dhe familjarët e tij.
Akuzat për Ahmetajn janë për fshehje pasurie dhe mosdeklarim i saj apo pastrim i produkteve të veprës penale.
Por në asnjë rast nuk është nxjerrë asnjë dokument që Ahmetaj firmos për inceneratorët përfshirë këtu edhe atë Tiranës ku SPAK thotë se, nuk ka bërë aq sa duhet për ta ndalur.
Në fakt, inceneratori i Tiranës më shumë se sa punë e Ahmetajt apo ndonjë ministri si Lefter Koka ka qenë çështje vullneti e qeverisë .
Inceneratorët janë reklamuar dhe janë mbrojtur fort nga kryeministri Rama. Që nga ai Elbasanit, Fierit, deri tek Tirana ku na u tha se ishte një kompani holandeze.
Faktet dhe të vërtetat që di Ahmetaj i rrezikojnë atij jetën dhe këto të vërteta dhe fakte Ahmetaj filloi t’i artikulonte kur u prodhua "fake news" i parë dhe menjëherë u hesht.
Nuk pati asnjë lloj reagimi kur ai foli për kontakte inceneratorësh dhe ortakët e tyre.
Shumë thonë se, Ahmetaj duhet të flasë dhe duhet mësuar e vërteta nga shqiptarët, por ndaj tij është lëshuar një batërdi mediatike dhe politike për ta stepur apo për t’i prishur imazhi, që kur ai të flasë të bëhet i pabesueshëm, por shpresojmë që të flasin dokumentat.
Pak ditë më parë u kap një grup kriminal ku shefi i forcave Operacionale, njeriu i cili duhet të kryejë arrestimet e krimit për llogari të SPAK-ut apo për llorgari të Policisë së Shtetit, Gjykatave dhe Prokurorisë dilte i lidhur me krimin, i jepte informacion krimit.
Biznesmenë me status të investitorëve strategjikë porosisni vrasje.
Palca e shtetit është e inkriminuar dhe dikujt të cilit i dihen se ka fakte dhe dokumenta që mund të inkriminojë komplet pushtetin dhe qeverisjen, ajo që do të ndodhë është e thjeshtë , pasi nuk kupton me media dhe me drejtësi, duhet të kuptojë me padrejtësi dhe t’i mbyllet goja sepse mund të rrezikojë piramidën e shtetit shqiptar.
Të gjithë strukturën e përfshirë në aferën e inceneratorëve, e cila shkon rreth 700-800 milionë euro dhe "koka" e Arben Ahmetajt për krimin do të vlente shumë më pak se ato çmimet që diskutonin kriminelët për vrasjen e rivalëve të tyre.
Jeta e njeriut në Shqipëri nuk ka vlerë. Çmimi i saj në rastin më të shtrenjtë ishte diku tek 100-110 mijë euro dhe banditët sillen nga jashtë për të ekzekutuar dhe jashtë mund të gjenden banditët për të kryer krimet.
Lidhjet e tyre dhe bashkëpunimi në Shqipëri është tashmë i provuar dhe ngjarjet e fundit na tregojnë se ata që dinë të vërteta për korrupsionin dhe për krimin në Shqipëri, tashmë janë më të rrezikuar se kurrë dhe këtë na e tregoi hetimi i SPAK dhe zbulimi i një oficeri me uniformë, i cili ishte drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit siç janë edhe dhjetëra të tjerë apo rasti më i fundit kur gardistët dhe oficerët qëllojnë të dehur rrugëve apo kryejnë përplasje dhe incidente me qytetarët.
Arroganca e pushtetit dhe e krimit po arrin çdo ditë e më shumë kulmin./ CNA
Biznesmeni, Gjergj Luca me lopatën në dorë teksa punon pre...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar nga detyra kry...
Ed Sulejmani apo Eduart Sulejmani, njeriu i cili duhet të ...
Qeveria "Rama" pritet të bëjë ndryshime thelbësore në qeve...
Policia e Sarandës ka arrestuar një 54 vjeçar pasi u kap t...
Në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, me kërk...
Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur një shqetësi...
Duke nisur nga dita e sotme mes Shqipërisë dhe Maqedonisë ...
Unioni i Transportit Publik përmes një letre zyrtare d...
Genc Fuga një aktor i shumënjohur, një nga njerëzit e sken...
Në rrjetet e gazetarëve dhe në qarqet politike po kalon in...
Pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës është kthyer në një ...
Zjarret janë kthyer në një problem madhor për vendin tonë ...
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka reaguar në lidhje ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë me publikun një ...
Dje CNA raportoi në lidhje me një drejtues të policisë, i ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar për ngjarj...
Një figurë e nderuar e qytetit të Korçës është ndarë nga j...
Aktori dhe regjisori Genci Fuga ndodhet në gjendje të ...
Aktori shumë i njohur dhe i dashur për shqiptarët Genci Fu...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...