web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush ishte gruaja e Hitlerit, Eva Braun/ Si e ushtroi pushtetin e saj në prapaskenë

11 Mars 2020, 07:40, Blog CNA

* Në vitin 1935, Eva Braun shkroi në ditarin e saj: “Moti është i mrekullueshëm, dhe unë e dashura e burrit më të madh të Gjermanisë dhe mbarë botës, detyrohem të rri në shtëpi, dhe ta shoh atë nga përtej dritares?. Braun ishte asistentja e fotografit personal të Hitlerit, por me një sekret: Ajo ishte e dashura e Adolf Hitlerit.

Gjatë dekadës që pasoi, Braun dhe Hitleri patën një marrëdhënie plot ulje-ngritje, që në fund u mbyll me vetëvrasjen e tyre të përbashkët. Hitleri ka të ngjarë ta ketë parë Eva Braunin si një reflektim të vetes së tij.

Po kush ishte kjo grua?

Pas Luftës së Dytë Botërore, shumë historianë e përshkruan Braun si një ?bjonde memece?, që luajti një rol të parëndësishëm në histori.

Por në shumë aspekte, Braun ishte ithtarja më besnike e Hitlerit. ?Kjo grua erdhi tek unë në një kohë, kur të gjithë të tjerët po largohen prej meje. Ju nuk mund ta besoni se çfarë do të thotë kjo për mua?- i tha në konfidencë Hitleri ndihmësit të tij.

Në vitin 1929, Adolf Hitleri hyri në studion e fotografit të tij personal Hajrih Hofman. Eva Braun, asistentja e Hofman, doli me vrap për të blerë birrë dhe mish viçi bavarez për mikun. Kur u kthye, 17-vjeçarja Braun i tha Hitlerit ?Guten Appetit? (Ju bëftë mirë!). Pastaj u skuq.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, që të dy do të strehoheshin në një bunker në Berlin, ku u martuan, teksa do të kryenin vetëvrasje një ditë më pas.

Por në vitin 1929, Braun ishte thjesht një bjonde seksi, që e kuptoi të ardhmen që fshihej tek Fyhreri 40-vjeçar. Ajo rridhte nga një familje katolike. Bashkë me dy motrat e saj, Eva u rrit në Mynih. Ajo udhëtonte shpesh me familjen, sidomos në Itali. Kur u ngjit në pushtet, Hitleri rrethohej nga shumë gra.

Ato përpiqeshin t?i puthnin çizmet, ndërsa disa prej tyre arritën në histeri e sipër të gëlltisin edhe zhavorrin mbi të cilin ai kishte shkelur. Vetë Fyhreri i kishte neveri lidhjet romantike. ?Një burrë shumë inteligjent, duhet të zgjedhë gjithmonë një grua primitive dhe budallaqe!?- deklaroi në një rast.

Dhe për vite me radhë, Braun ishte vetëm njëra nga shumë gratë me të cilat kishte lidhje Hitleri. Por Braun donte më shumë sesa kaq. Sipas historianit Alan Bullok, Eva do të bëhej dominante në marrëdhëniet e tyre: “Iniciativa ishte e gjitha në anën e Evës. Ajo u tha miqve të saj se Hitleri ishte i dashuruar me të, dhe se do ta bindte që një ditë të martohej me të?.

Më 1935, Braun u trondit nga lajmi se Hitleri kishte zgjedhur një të dashur të re. Por ajo e dinte se nuk nuk mund të priste monogami prej tij. Megjithatë, Braun u ndje e injoruar nga Hitleri gjatë marrëdhënies së tyre. Hitleri ishte i fiksuar pas privatësisë së lidhjeve të tij intime.

Ai zhduku çdo letër që mori nga Eva Braun, dhe të gjitha gratë e tjera. Ai nuk pranoi që të martohej deri një ditë para vdekjes së tij. Në vend të kësaj, Hitleri promovoi mitin se ishte i martuar me punën e tij, duke ia kushtuar jetën Gjermanisë. Një familje do të ishte një shpërqendrim për të, theksonte Fyhreri.

Ndaj njohja nga publiku e ndonjë të dashure, do të shkatërronte imazhin e Hitlerit. Braun krijonte shpeshherë shpresa, por kalonte më pas në dëshpërim, madje mendonte vetëvrasjen. ?Uroj të mos e kisha parë kurrë atë. Jam e dëshpëruar. Tani do të blej më shumë tableta për gjumë, të paktën atëherë do të jem gjysmë e mërzitur, dhe nuk do të mendoj aq shumë për të?- shkroi ajo në vitin 1935.

Po atë vit shkroi: “Kam vendosur të pij 35 pilula gjumi, në mënyrë që këtë herë vdekja të jetë e sigurtë!?. Por sekretarja e Hitlerit, Krista Shrëder e pa tentativën e Braun si një dredhi:?Ajo kreu me dinakëri një tentativë vetëvrasjeje. Dhe sigurisht që pati sukses, sepse si politikan Hitleri nuk mund t?i mbijetonte një vetëvrasje të dytë nga një i afërm me të?.

Dhe në fakt pas përpjekjes për vetëvrasje, Braun dhe Hitler u bënë më të afërt. Ajo u zhvendos në dhomën e miqve në një nga vilat e Hitlerit, dhe gjatë luftës nisi të jetojë në Chalet Berghof në Alpet e Bavarisë. Ndërkohë, edhe pse ishte e dashura e Hitlerit për më shumë se një dekadë, Braun kurrë nuk u anëtarësua në Partinë Naziste.

Por ajo i mbështeti politikat e Hitlerit, dhe u bë një nga figurat më të rëndësishme në rrethin e brendshëm të diktatorit. Në fund të viteve 1930 dhe fillimin e viteve 1940, Braun nisi të kontrollojë qasjen e të tjerëve tek Hitleri. Liderët nazistë si Albert Shper dhe Jozef Gëbels, i kërkuan Eva Braunit që të forcojë lidhjet e tyre me Fyhrerin.

Kësisoj Braun, ishte më shumë se sa një vajzë e cekët. Brenda hierarkisë së rrethit të brendshëm të Hitlerit, ajo kishte një pozitë të forte. Në Berghof, Braun luajti rolin e gruas së Fyhrerit edhe pse pa martesë. Për botën e jashtme, marrëdhënia e saj me Hitlerin mbeti e fshehtë.

Por në prapaskenanë, Braun u bë eksperte e marrëdhënieve me publikun e Rajhut të Tretë. Ajo e filmoi Hitlerin në Berghof, duke e portretizuar atë si një udhëheqës të kujdesshëm që i donte shumë fëmijët. Ajo e fotografonte vazhdimisht diktatorin, dhe ia shiste fotot Hajhrih Hofmanit, duke u bërë një grua e pasur.

Më 29 prill 1945, ndërsa sovjetikët po sulmonin Berlinin, Adolf Hitleri dhe Eva Braun u martuan më në fund. Dasma e tyre u zhvillua në një bunker nëntokësor, me pjesëmarrjen e disa besnikëve të Fyhrerit. Më pas, Hitleri u tërhoq në dhomë të shkruante testamentin e tij të fundit.

Për të shmangur turpin e kapjes gjallë, Hitleri vendosi të kryejë vetëvrasje. Braun pranoi që të vdiste bashkë me të./ Allthatsinteresting-Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga