
Gjykata e Apelit rrëzoi ditën e sotme dhe gjobiti grupin e vulës apo siç njihet ndryshe opozitën e improvizuar, e cila sulmoi gjyqtaren Irida Kacerja për çështjen e statutit të PD-së.
CNA.al ka zbardhur vendimin e gjyqtares së Apelit Edlira Petri, e cila ka refuzuar grupin e vulës për të përjashtuar Kacerjan.
Grupi i vulës pretendonte se Irida Kacerja kishte paragjykuar çështjen dhe se për këtë shkak duhej të përjashtohej nga gjykimi i saj, gjë që u kundërshtua nga gjyqtarja relatore e çështjes.
Por pas shqyrtimit të kërkesës, Gjykata e Apelit ka evidentuar se parimi i paanshmërisë nuk është shkelur nga Kacerja.
“Gjykata vlerëson se mungojnë arsye serioze për të besuar se paanësia e gjyqtares Irida Kacerja në lidhje me gjykimin e çështjes është e rrezikuar, për sa kohë që nuk rezulton që të evidentohen interesa apo gjykime personale, që lidhen me thelbin e pretendimeve të ngritura në ankim.
Gjykata vlerëson se kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit për shkak të vendimeve të ndërmjetme, jo vetëm që nuk gjen mbështetje ligjore, por përkundrazi vjen ndesh me parimin e pavarësisë dhe paanësisë së gjykatës”, thuhet ndër të tjera në vendim.
Pra, Apeli ka vlerësuar se “kërkesa për përjashtimin e gjyqtares nuk ka asnjë bazë që të pranohet dhe se nuk verifikohet asnjë arsye që objektivisht e bën atë të duket jo e paanshme”.
Për arsye të sjelljes së përfaqësuesit të grupit të vulës në proces, Gjykata ka vendosur që t’i gjobisë ata me 10,000 lekë.
“Gjykata e Apelit Tiranë, bazuar në nenet 72, 74, 75 dhe 76 të Kodit të Procedurës Penale vendosi:
- Mospranimin e kërkesës së ankuesit Partia Demokratike e Shqipërisë për përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja.
- Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
- Gjobitjen e kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë në shumën 10,000 (dhjetëmijë) lekë.
- Ky vendim është i formës së prerë.
- Një kopje e vendimit t’u komunikohet gjyqtares Irida Kacerja dhe kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë”, theksohet më tej në vendim.
Kujtojmë se kërkesa për përjashtim ishte paraqitur nga përfaqësuesi i PD-së, avokati Rezart Thupi, ndërsa ishte nënshkruar nga Gazment Bardhi./ B.A. – CNA.al








Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha në...
Enkelejd Alibeaj është bërë i gjallë, pas skandalit të për...
Për Ilir Metën, kreun e PL-së, Agron Çela është lajm i vje...
Lista e kandidatëve që do të garojnë për Bashkinë e Tiranë...
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi ka zbuluar mbrëmj...
Kandidati i PD-së për kryetar bashkie i Tiranës, Belin...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur për...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasan...
Dje, Enkelejd Alibeaj, me detyrën e kreut të Grupit Pa...
Një nga njerëzit më afër Lulzim Bashës, analist i tij ...
CNA.al ishte e para media që raportoi disa ditë më par...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur ...
Prej disa ditësh, CNA.al ka raportuar për intrigën e Enkel...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
“Shkodra na bashkon”. Me këtë moto, kryeministri Edi Rama ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar s...
Skandali që u prodhua me tetë janar 2022 nga Lulzim Basha,...
Demokratët kanë reaguar ashpër pas vendimit skandaloz të E...
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar përjashtimet e depute...
Deputeti më i ri i Parlamentit të Shqipërisë, Petrit Doda,...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...