Deputetët e Bashës, në protestën e Berishës/ Vokshi: E kishin detyrim moral e politik
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka fol...

Deputetja Albana Vokshi, ka folur pasditen e sotme për problemet brenda Grupit Paralamentar të Partisë Demokratike.
Vokshi tha se grupi i PD-së ka ende vështirësi, për shkak të axhendës së ish-drejtuesit Lulzim Basha dhe pak deputetëve, të lidhur me të për interesa personale.
Ajo tha në emisionin “Kjo Javë” se pjesa tjetër e PD-së është më e fortë dhe e bashkuar, ndërsa bëri ftesë që çdo deputet t'i bashkohet strukturave të zgjedhura.
"Të gjithë e dimë që Grupi Parlamentar i PD-së ka vështirësitë e veta për shkak të axhendës së ish-drejtuesit dhe pak deputetëve, të lidhur me të për interesa personale, që nuk dua të merrem. Por pjesa tjetër e PD është më e fortë dhe e bashkuar dhe protesta e tregoi që jemi më të bashkuar dhe baza është e bashkuar.
Kushdo deputet është i ftuar, që nuk i është bashkuar Foltores, Rithemelimit apo strukturave të zgjedhura me një anëtar një votë, një PD më demokratike se kurrë më parë.
Kemi qenë shumë ftues dhe bashkëpunues në mënyrë konstante. Vijojmë bisedimet me një pjesë të deputetëve një pjesë e të cilëve janë me zemër me ne, por shumë shpejt do të hedhin edhe hapin e duhur.
Gjithësecili deputet është i lirë të mendojë dhe të gjykojë për vendime të rëndësishme. Por kushdo që ka mendim politik, jam e sigurt që vendin e ka aty ku është baza, anëtarësia, votuesit.
Pavarësisht ndikimeve apo imponimeve të faktorëve të brendshëm apo të jashtëm, shpresoj e besoj që ata do t'i përkasin shumë shpejt vendit që i takon apo do të jenë brenda pritshmërive të elektoratit që i ka mbështetur. Duhet të kthehen në bazë", u shpreh ajo.
Më tej, Vokshi theksoi se PD-ja është gati të vijojë të bëjë opozitë reale, për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.
“Kemi kaluar një proces jo pak të vështirë, riorganizmin e PD. Fakti i mirëorganizimit të protestës ishte testi i parë që u kalua me sukses edhe sepse elektorati na besuan. Pra jemi një forcë që qytetarët i besuan. Jemi një front për shpëtimin e Shqipërisë, ata besuan tek kjo forcë politike. A jemi ne gati? Po jemi! Ishim në shesh, do jemi në shesh, vetëm protesta, është rrugë me një kalim, nuk ka kthim pas. Do të shfrytëzojmë çdo hapësirë për të bërë opozitë reale”, nënvizoi deputetja./ B.A. – CNA.al
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka fol...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka denoncuar një ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me...
Në mbledhjen e radhës së Komitetit të Përbashkët të Po...
Në datën 7 korrik me mijëra qytetarë mbushën bulevardi...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ndërsa ironizon r...
Deputeti Erion Braçe është i pranishëm këtë të premte ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha n...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, u shpreh se protest...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi se ...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e ka cilësuar protestën ...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, u është përgjigjur d...
Anëtarja e Kryesisë së PD-së, deputetja Albana Vokshi,...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, gja...
Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar në lid...
Me mijëra qytetarë mbushën ditën e djeshme bulevardin "Dës...
Lulzim Basha pas tetë vitesh dështim në krye të PD-së ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikaur në rrjetin so...
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe krye...
Një ditë më parë në Tiranë u zhvillua një protestë madhësh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...