Meta “ngre” alarmin/ Shqipëria, e fundit në rajon për lirinë e medias
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në kuadër të ditës bo...

Kryeministri Edi Rama, bashkë me Zv/Kryeministren Belinda Balluku, Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë zhvilluar një takim me mjekët dhe infermierët e Klosit dhe Matit, ku kanë bërë me dije edhe rritjen e targetuar të pagave për mjekët e familjes me 20 mijë lekë dhe infermierët me 15 mijë lekë, deri në vitin 2024.
Kryeministri Edi Rama, theksoi se me rritjen e pagave për bluzat e bardha, vendi ynë shkon në nivelin e lartë të pagave në rajon.
"Jam shumë i kënaqur që arritëm më në fund këtë kthesë të madhe, jo vetëm për bluzat e bardha, por për të gjithë. Filluam me mjekët specialistë, si një sinjal domethënës për të gjithë, jo vetëm për bluzat e bardha por për të gjithë dhe pastaj për të tjerët. Mjekëve specialistë nuk do t'u rritet paga vitin që vjen, sepse e kanë marrë këtë vit të gjithën. Por të gjithë të tjerëve në rrogën që do merrni tani do keni rritjen e parë dhe pastaj në prill ju do të merrni edhe shtesën tjetër. Do t'ju rritet paga me 20 mijë lekë mjekëve dhe për infermierëve 15 mijë lekë të rinj. Faktikisht me këto rritje ne shkojmë në nivelin e lartë të rajonit",- theksoi kryeministri Edi Rama.
Manastirliu e konsideroi rritjen e pagave një zotim të mbajtur nga qeveria shqiptare.
"Bëhen efektive këtë muaj pagat e reja me +50 mijë lekë për mjekët specialistë. Kemi vijuar me mbajtjen e zotimit tonë për rritjen me 7% të pagave për mjekët e përgjithshëm dhe për infermierët dhe ashtu si kryeministri Rama e ka premtuar, në planin e reformës së pagave me rritjen e pagave për mjekët e përgjithshëm me 200 $ në muaj për të gjithë mjekët e përgjithshëm dhe për infermierët tanë e 150$ në muaj në vitin 2024",- tha Manastirliu.
Duke vlerësuar punën e bluzave të bardha dhe investimet e shëndetësisë në këtë qark, Manastirliu tha se vitet e fundit janë atashuar mjekë specialistë në Spitalin Rajonal Dibër, duke ofruar shërbime cilësore dhe afër vendbanimit.
"Sot në Spitalin Rajonal të Dibrës kemi mjekun obstetër, mjekun kirurg, kemi mjekët anestezistë, kemi mjekët pediatër, kemi mjekët e specialiteteve të ndryshme dhe madje Spitali Rajonal i Dibrës është një spital që kryen dhe ndërhyrje të shkallës së lartë të vështirësisë, falë angazhimit të mjekëve specialistë të rinj në këtë spital. Dhe jo vetëm, që kanë ardhur, por edhe do të vijnë, sepse ne jemi të angazhuar që përmirësimin e infrastrukturës ta shoqërojmë gjithmonë me mbështetjen me profesionistë",- tha Manastirliu.
Më shumë se 22 mijë punonjës të shëndetësisë, mjekë, infermierë, teknikë të shkencave mjekësore, por edhe punonjës të administratës spitalore do të përfitojnë nga rritja e pagave e cila ka hyrë në fuqi që këtë muaj./CNA.al
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në kuadër të ditës bo...
Kreu i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha, ka deno...
Në vitin 2023, banorët e Tiranës kanë ende kërkesa baz...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me bluzat...
Kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, tha se kryemin...
Kandidati i PD-së së Alibeajt për Tiranën, Roland Bejk...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit elektoral në Mat, ku ...
Rrugë krejtësisht të amortizuara, çezma pa ujë, mbetje...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, nga takimi elek...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të kishte gjëra q...
Kryeministri Edi Rama ka folur për përmbytjet duke e k...
Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar kreun e Bashkisë...
Kreu i “Lëvizjes Bashkë” dhe kandidati për bashkinë e ...
CNA publikoi sot dokumenta që tregonin se kompania e k...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlli...
Frrok Gjini do të bëhet deputeti më i ri i Kuvendit. M...
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kë...
Dashnor Sula është një nga deputetët e grupit të Enkel...
Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë pasditen e sotme n...
Kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha,...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...