Vrasja e policit në Maliq/ Hita: Nëse DVP Korçë do kishte kërkuar ndihmë do ishin marrë masa më të forta
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...

Në vitin 2023, banorët e Tiranës kanë ende kërkesa bazike, por jetike, të paplotësuara. Në Shkozë, ku shtrëngoi duart me qytetarë të zonës, Belind Këlliçi u përball me një realitet të vështirë të mijëra njerëzve. Për shumë familje, problemi kryesor është shembja e banesës për t’u hapur rrugë projekteve në infrastrukturë.
Por teksa banesat u janë shembur, banorëve s’po u njihet e drejta e pronësisë. Belind Këlliçi tregoi rastin e një qytetari, të cilit i ishte shembur shtëpia nga Bashkia e Tiranës, ku jo vetëm që nuk është dëmshpërblyer, por i është vendosur dhe një gjobë nga IMT. Këlliçi premtoi se pas 14 majit, prona e qytetarit nuk do të preket.
“Një qytetari të Tiranës, i shembet shtëpia, kërkon të drejtën e vet, kërkon ndihmë në Bashkinë e Tiranës dhe përgjigjja që i vjen është që ty nuk të është shembur shtëpia dhe do të fus dhe 8 milionë lekë gjobë. Ndërkohë që është në rrugë! Unë ju jap fjalën që banesa e asnjë qytetari nuk do të preket pas 14 majit nga Belind Këlliçi. Prona është e shenjtë, unë jam i djathtë, unë besoj te prona, te kombi, te familja, pa diskutim prona është në themelin e shoqërisë sonë. Ju ato shtëpi që keni, i keni kursimet e një jete” - tha Këlliçi.
Teksa bashkëbisedonte me qindra banorë të Shkozës, Belind Këlliçi pati një ftesë edhe për socialistët, që mund të votojnë Erion Veliajn.
“Ku janë socialistët e Njësisë. Nr.1, këta që duan të votojnë Erion Veliajn. A ka mundësi të vijnë këtu me ne, të debatojmë, çfarë u ka bërë këto 8 vjet bashkia. Çfarë kanë përfituar nga bashkia në këto 8 vjet, nëse kanë të drejtë, patjetër t’i dëgjojmë, jemi vëllezër e motra. Ju jap fjalën…, e di që ju ka marrë lekët, e di që ju ka marrë taksat dhe nuk u ka bërë asgjë se flet vetë rruga, flasin vetë pamjet, flet vetë situata juaj. Unë jam një djal i ri dhe i përkas një gjenerate tjetër, i përkas një brezi të ri, unë nuk i ndaj qytetarët në të djathtë e të majtë, në demokratë e socialistë, në qytetarë me parti e pa parti. Ne jemi shqiptarë, ne jemi banorë të Tiranës, dhe kudo banorët e Tiranës, në çdo njësi, në qytet e në fshat, duhet të marrin shërbime të barabarta”, - u shpreh kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës.
Nga Shkoza, Belind Këlliçi u bëri përsëri thirrje qytetarëve të refuzojnë shitjen e votës, pasi me atë votë vendoset e ardhmja e qytetarëve për katër vitet e ardhshme.
“Fleta e votimit te ajo dhoma e fshehtë, ndan katër vitetet e ardhshme. Refuzoni 50 mijë lekëshin, refuzoni 100 mijë lekëshin se tallen me ju na vjedhin të ardhmen. Refuzoni të shisni të ardhmen dhe dinjitetin. Ju lutem administratës së Bashkisë Tiranë, refuzoni presionin që ju bëhet, ndëshkojeni me votë. Jeni vetëm ju dhe Zoti te kutia e votimit, te fleta e votimit”, - tha Këlliçi.
Përdorimit të artistëve për qëllime elektorale nga Erion Veliaj, Belind Këlliçi i është përgjigjur me ironi, duke u shprehur se: VIP-at e tij, janë fëmijët dhe qytetarët e Tiranës.
“Unë e kam ndarë llogarinë time, po ju them dhe njëherë, e thashë dhe qëparë, ai ka këto vilat që jetojnë nëpër vila dhe jashtë Shqipërie dhe që nuk ia kanë idenë se çfarë bëhet në Tiranë, VIP-at e mi jeni ju, janë banorët e Tiranës, janë banorët e Shkozës, ishin sot në mëngjes banorët e Laprakës, VIP-at e mi janë këta fëmijë, janë e ardhmja, janë këta qytetarë. Unë llogarinë e kam me qytetarët, nuk e kam me oligarkët”, - u shpreh Këlliçi.
Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Belind Këlliçi premtoi vëmendje dhe mbështetje për ta, duke nisur nga dëmshpërblimi për pronat e deri te ndërtimi i rrugëve, kopshteve, çerdheve, ujësjellësve etj.
“Unë ju premtoj vëmendje, ju premtoj mbështetje, ju premtoj dëmshpërblim me vlerën e tregut për ata që u janë prishur shtëpitë në mënyrë të padrejtë, ju premtoj trajtim, trajtim të ndershëm dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, ju premtoj vëmendje, ju premtoj investime në rrugë, pa diskutim ju premtoj investim në të gjithë rrjetin e ujit të pijshëm”, - tha Këlliçi.
Edhe në Shkozë, ashtu si në Laprakë dhe në të gjithë zonat e tjera periferike të Tiranës, problemet kryesore të banorëve janë mungesa e investimeve në infrastrukturë, marrja e pronës dhe mungesa e institucioneve arsimore.
“S`janë privatizuar, sepse zona tjetër është përjashtuar nga legalizimi. Këtë kërkojmë ne, kërkojmë rrugë, ujë, se punë, punojmë vetë. Ne për të punuar, punojmë vetë, ne duam rrugë, ujë, çerdhe për fëmijë, kopshte. Për legalizimet e shtëpive këtu është katastrofë. Këtu vetëm vijnë për fushatë. O do ta shembin shtëpinë time, vetëm se isha demokrate. Shtëpitë rreth e qark janë pa shembur. Tri kate e kam pasur, tre kalamajtë brenda edhe unë katër. Shtëpia më e madhe, shtëpi kështu sa nuk e ke idenë... Ne mund ta shohim me sipërfaqe këtë pjesën, pjesa deri aty është shtruar me asfalt, dhe këtu është si të hysh në Kabul”, - u shprehën disa banorët gjatë bashkëbisedimit me Belind Këlliçin.
Për t’u dhënë zgjidhje këtyre problemeve, Belind Këlliçi kërkoi mbështetjen e qytetarëve në 14 maj, duke i ftuar të gjithë që të shpërndajnë programin e tij te miqtë dhe të afërmit, me qëllim që të dalin në votime dhe të sjellin ndryshimin./ CNA.al
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me bluzat...
Kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, tha se kryemin...
Kandidati i PD-së së Alibeajt për Tiranën, Roland Bejk...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit elektoral në Mat, ku ...
Rrugë krejtësisht të amortizuara, çezma pa ujë, mbetje...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, nga takimi elek...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të kishte gjëra q...
Kryeministri Edi Rama ka folur për përmbytjet duke e k...
Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar kreun e Bashkisë...
Kreu i “Lëvizjes Bashkë” dhe kandidati për bashkinë e ...
CNA publikoi sot dokumenta që tregonin se kompania e k...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlli...
Frrok Gjini do të bëhet deputeti më i ri i Kuvendit. M...
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kë...
Dashnor Sula është një nga deputetët e grupit të Enkel...
Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë pasditen e sotme n...
Kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha,...
Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka prezantuar ...
Kandidati i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt p...
Më 14 prill të këtij viti, një muaj larg ditës së zgjedhje...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...