Berisha sfidon Benet Becin/ Hajde në shesh shlyej detyrimet, as gjysma e fisit nuk do të të votojë
Kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha,...

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë pasditen e sotme në pritjen me rastin e 100 vjetorit të Komunitetit Mysliman Shqiptar.
Begaj tha se Bashkësia Islame e Shqipërisë dhe bashkësitë e tjera fetare, kanë dhënë kontribute të rëndësishme për Pavarësinë e Shqipërisë dhe shtetin Shqiptar.
“Sot është rasti të rikujtojmë faktin se bashkësitë fetare, ndër to dhe Bashkësia Islame e Shqipërisë janë kontribuese të rëndësishme për Pavarësinë e Shqipërisë dhe gur konsolidues të shtetit Shqiptar.
Organizimi i besimtarëve myslimanë, që përbënin shumicën e popullsisë së vendit, në një institucion mbi baza kombëtare, krejtësisht shqiptar dhe të mëvetësishëm nga institucionet fetare të huaja është tregues sesa i rëndësishëm dhe i shenjtë ishte për klerikët dhe myslimanët shqiptarë pavarësia dhe sovraniteti edhe në kuadrin fetar.
Si fryt i përpjekjeve të kahershme të klerikëve myslimanë shqiptarë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dëshmuar ndër vite se feja dhe kombi për ta ka qenë dhe është i pandashëm si dy nocione që nuk përjashtojnë njëra-tjetrën”, u shpreh ai, ndërsa u ndal te bashkëjetesa fetare.
“Pa dyshim, që bashkëjetesa dhe harmonia fetare midis komuniteteve të ndryshme fetare në Shqipëri është një pasuri sa e çmuar dhe e rrallë, dhe për këtë ka kontribuar që në themelimin e tij, komuniteti mysliman shqiptar.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i angazhimit të këtij komuniteti, ndër vite, ka qenë ndihma e shtresave në nevojë, si një vepër që i afron më shumë me Zotin. Rasti emblematik është ai i zotit Zyber Hallulli, Myfti dhe Kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitet 1913-1914 që hapi strehën vorfnore, e cila edhe sot mban emrin e tij.
Pas viteve ‘90 bashkësitë fetare përfituan të drejtat e tyre të sanksionuara në nenin 10 dhe 24 të Kushtetutës të Shqipërisë, aplikimin e të drejtave të njeriut sipas parimeve të Këshillit të Evropës në Kushtetutën tonë për të drejtat e besimit”, deklaroi ai.
Kreu i Shtetit theksoi se do të mbështesë besimtarët e çdolloj feje dhe do të promovojë harmoninë e bashkëjetesën fetare.
“Unë jam besimplotë se klerikët e sotëm myslimanë shqiptarë, ashtu dhe ata të komuniteteve të tjera, si udhëheqës shpirtërorë, do të vijojnë të punojnë së bashku, për të frymëzuar shqiptarët për t’u angazhuar së bashku, pavarësisht besimit fetar, për përparimin dhe begatinë e vendit, për mirëqenien e shtëpisë sonë të përbashkët, Shqipërisë.
Dëshiroj t’ju siguroj se si President i Republikës do të vazhdoj të jem një partner i fortë i juaji dhe i besimtarëve të çdo besimi; do të vazhdoj të jem mbështetës dhe mbrojtës i lirisë së besimit; promotor e promovues i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare si një vlerë kombëtare”, nënvizoi Presidenti./ CNA.al
Kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha,...
Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka prezantuar ...
Kandidati i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt p...
Më 14 prill të këtij viti, një muaj larg ditës së zgjedhje...
Ish-lojtari kombëtares shqiptare dhe i Besës së Kavajë...
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur këtë të martë q...
Kryebashkiaku Erion Veliaj priti aktorin e famshëm hollivu...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka mbështetu...
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për bashkinë ...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, ish LSI-së së incenerato...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka folur mbrëmj...
Herë pas here, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje biz...
Kryeministri Edi Rama, në një takim me vajza dhe gra, ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmu...
Në nëntor të 2022-shit, zv.kryeministrja dhe ministrja...
Juristi dhe ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk i ka...
Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, ka shkuar dit...
Kandidati i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...