Faktet/ Pse Veliaj vonon procesin gjyqësor dhe frika që ka nga drejtësia
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...

Rrugë krejtësisht të amortizuara, çezma pa ujë, mbetje urbane të hedhura kudo, dhe mbi të gjitha, pronarë pa certifikata pronësie apo pronarë që rrezikojnë të mbeten pa prona.
Kjo është panorama që të ofron sot Lapraka, një ndër zonat më të mëdha të Tiranës, por që duket se ka njohur pak ose aspak investime gjatë këtyre viteve, nga bashkia.
Pikërisht kjo situatë e lënies në harresë të një zone me popullsi prej mijëra banorësh, ishte në fokusin e takimeve që kandidati i opozitës, Belind Këlliçi, zhvilloi me banorët e Laprakës.
Fillimisht, banorët ngritën shqetësimin e projektit të hekurudhës, i cili rrezikon t’i ndajë në dy pjesë duke ndërprerë marrëdhëniet mes komunitetit dhe familjeve.
“Ndan pjesën e pallateve me pjesën e banorëve përfundimisht. Dhe ky mur duke i ndarë, i largon nga shërbimet. Kërkesa e banorëve të kësaj zone, që të lidhen edhe me qytetin në krah tjetër, është dy ose tri mbikalime në varësi të nevojës që kanë”, - u shpreh një banor, si dhe kandidati për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Bled Marku.
Pikërisht kërkesës së Bled Markut, Belind Këlliçi iu përgjigj se ajo do të bëhet realitet pas 14 majit.
“Fjala ime është që ai projekt do të bëhet realitet pas 14 majit. Mbikalimet që janë kaq të nevojshme në këtë zonë, që kërkohet me u lidh të dyja zonat bashkë, nuk kushtojnë asgjë në një buxhet prej 246 milionë eurosh që ka bashkia e Tiranës”, - u shpreh Këlliçi.
Teksa përshkoi disa rrugë të amortizuara, pa asfalt dhe krejtësisht të lëna pas dore, Belind Këlliçi denoncoi para dhjetëra qytetarëve dhe kamerave të televizioneve, situatën e infrastrukturës në Laprakë.
Këlliçi kërkoi mbështetjen e qytetarëve, duke u shprehur se Erion Veliaj ka afatin e skadencës për 12 ditë.
“Shihni këtu, shihni ku kalojnë makinat përditë. Shihe ku kalojnë makinat, shihe këtë këtu! Kjo ka qenë kërkesë e banorëve, që kanë thënë: Belind na jep mundësinë që ne të tregojmë realitetin se nuk e shohim kurrë, as në media as në rrjete sociale, askund. Unë jam këtu për t'u shërbyer qytetarëve. Qytetarët e Tiranës nuk duhet të kenë më dallime. As të djathtë e as të majtë, as me parti e as pa parti. Jemi të gjithë qytetarë të Tiranës. Imagjinoni një nënë të re, me karrocën me fëmijë, që kalon në këtë rrugë. Kjo rrugë është në këtë gjendje tani që është thatë, po kur bie shi? Po kur bie shi, me çizme, 2023. Erion Veliaj 12 ditë e ka afatin e skadencës, 12 ditë!”-u shpreh Belind Këlliçi.
Sikur të mos mjaftojnë rrugët e amortizuara, që përkthehen në smog dhe kosto financiare për banorët e zonës dhe drejtuesit e automjeteve, një tjetër problem në Laprakë është mungesa e pastrimit të shpeshtë të mbetjeve urbane. Në disa zona të kësaj lagje, Këlliçi denoncoi, jo vetëm koshat plot me mbetje, por edhe ato të hedhura pranë tyre, për shkak se sipas banorëve, nuk pastrohen.
“Vetë me dorën e vet, Veliaj dhe Kryeministri kanë firmosur 430 milionë euro për pastrimin e Tiranës, shiheni ku është! Shiheni, jemi në Laprakë. Jemi 3 kilometra nga qendra e Tiranës, nga zemra, nga sheshi 'Skënderbej'. Kalojnë fëmijë këtu, a kalojnë fëmijët tuaj këtu, nipër e mbesa?! Kalojnë këtu çdo ditë. Çdo ditë”, - tha Këlliçi, duke vënë theksin te fakti se pastrimi është një nga arsyet e aferës së inceneratorëve, që sot u kushton miliona euro taksapaguesve.
Në të tillë situatë, banorët nuk kursehen të shprehin pakënaqësinë ndaj Erion Veliajt, duke dhënë mbështetjen për Belind Këlliçin, tek i cili besojnë se do të sjellë ndryshimin në Tiranë.
“Flet vetë fakti, situata ku ndodhet, sepse këtu ka qenë parashikuar për pleqtë, stola, ambiente, por mbi të gjitha park lojërash për fëmijët, shiheni sot?! Je i mbështetur, se ka ardhur momenti, thika te palca. Ja, ne jemi në mes të metropolit dhe nuk jemi në metropol. Unë kam 29 vjet në këtë lagje. Asnjë invsetim nuk ka ardhur. Ka ardhur koha me e ndryshu se jemi turpëruar në sy të botës. 25 vjet ka, fut letrat, bëhet rruga, bëhet rruga, inshallah po e merrni ju dhe po bëhet gjithçka”, - thanë disa banorë të Laprakës.
Banorët kanë bindjen se shkak i situatës së krijuar në zonën e tyre me mungesën e investimeve nga bashkia, është fakti se ata konsiderohen si simpatizantë të së djathtës. Madje, në këtë zonë, qytetarë të shumtë denoncuan te Belind Këlliçi se nuk kanë marrë ende legalizimet e banesave, duke dyshuar se janë diskriminuar për shkak të bindjeve politike.
“As letra, as legalizim asgjë, nuk ka këqyrur askush njeri se je gjallë. Ne nuk e dimë arsyen pse nuk po bëhet legalizimi, kur 95% e zonës kanë marrë, vetëm ne jo. Shpresojmë dhe besojmë që të mos jetë çështje politike. Një përgjigje e z.Lame thotë do prisni se kemi shumë dosje. Kemi shumë fluks dhe nuk të ka ardhur radha”, - u shprehën banorët.
Për këtë situatë, Belind Këlliçi u shpreh se qytetarët mbahen peng, në mënyrë që t'u merret vota. Por, Këlliçi u bëri apel qytetarëve, që në 14 maj të votojnë ndryshimin dhe të dalin në votime, pasi te kutia e votimit janë vetëm ata dhe Zoti dhe askush tjetër.
“Jeni me ju mbajt peng me ju marrë votën, këtë e dinë njerëzit. Te kutia e votimit mos harroni, jeni ju edhe Zoti, nuk ju sheh njeri tjetër. Ndëshkojini këta për të gjithë këtë padrejtësi që ju bëjnë. T’i ndëshkojmë këta me votë për gjithë këtë padrejtësi që ju bëjnë. Të mbajnë llogari, të dalin para ligjit për se i kanë vjedhur qytetarët se janë vjedhur lekët e tua”, - tha Këlliçi.
Edhe në Laprakë, Belind Këlliçi prezantoi programin e tij me 5 prioritete: Transport publik falas; nënkalimi te sheshi "Skënderbej”; ulje e taksave dhe tarifave vendore; 500 oaze të gjelbra si dhe ndërtim të shkollave, çerdheve dhe kopshteve. / CNA.al
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, nga takimi elek...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të kishte gjëra q...
Kryeministri Edi Rama ka folur për përmbytjet duke e k...
Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar kreun e Bashkisë...
Kreu i “Lëvizjes Bashkë” dhe kandidati për bashkinë e ...
CNA publikoi sot dokumenta që tregonin se kompania e k...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlli...
Frrok Gjini do të bëhet deputeti më i ri i Kuvendit. M...
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kë...
Dashnor Sula është një nga deputetët e grupit të Enkel...
Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë pasditen e sotme n...
Kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha,...
Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka prezantuar ...
Kandidati i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt p...
Më 14 prill të këtij viti, një muaj larg ditës së zgjedhje...
Ish-lojtari kombëtares shqiptare dhe i Besës së Kavajë...
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur këtë të martë q...
Kryebashkiaku Erion Veliaj priti aktorin e famshëm hollivu...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka mbështetu...
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për bashkinë ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...