
“Sudja” e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se vijon misionin e saj në shërbim të përçarjes dhe shkatërrimit të kësaj force politike.
Ndërsa së fundi, duket se Tabaku po tregon hapur se është në “luftë” me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në foto më poshtë, shikohet Jorida Tabaku e cila nuk fsheh gëzimin që ndodhet mes socialistëve, në një të ashtuquajtur takim, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në foto janë Jorida Tabaku si dhe deputetët socialistë, Anila Denaj, Etilda Gjonaj si dhe Blendi Klosi.

Dhe për më tepër, takimi në fjalë tentohet të shitet si një takim zyrtar, duke pretenduar se kanë shkuar me ftesë të Institutit Demokratik Amerikan (NDI).
“Me ftesë të Institutit Demokratik Amerikan (NDI), së bashku me kolegë deputetë po zhvillojmë takime të frytshme zyrtare me përfaqësues të institucioneve amerikane, si House of Parlament dhe Congressional Research Service, mbi politikat parlamentare.
Këto institucione të formuara më shumë se 100 vjet më parë kontribuojnë në proceset kërkimore për kongresmenët amerikanë.
Një përvojë e tillë do të na shërbejë ne si ligjbërës, për rritjen e vazhdueshme të cilësisë analitike, mendimin kritik dhe qasje më të rritur profesionale ndaj kërkesave gjithnjë e më të larta për demokraci”-thuhet në një postim në rrjetet sociale, të ish-ministres Denaj, ku në foto është edhe “Sudja” e PD-së.

Tentojnë të shesin një vizitë në SHBA, sikur do takojnë presidentin e SHBA, Biden, porn ë fakt e vërteta qëndron krejt ndryshe.
Në fakt ikin me OJF, me taksat e shqiptarëve, dhe tentojnë t’iu hedhin hi syve këtyre të fundit, a thua se këta janë “të preferuarit” e SHBA.
Por, në fakt Jorids & Co, duhet ta mësojë se votën nuk ta japin SHBA-të, por shqiptarët.
Dhe koha e ka treguar se nuk mjaftojnë disa foto me amerikanë, që të të votojnë demokratët. Dhe aq më tepër kur duket qartë loja e “Sudes” që është mjaft e lumtur mes socialistëve. Për të mos folur më pas për lejet e ndërtimit nga kryebashkiaku Veliaj, që e lumturojnë edhe më shumë./CNA.al
Presidenti Ilir Meta ka bërë një thirrje mëngjesin e s...
Avokatja Enida Bozheku ka komentuar protestën e 7 korrikut...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur me alternativa të q...
Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka krahasuar rikthimin e ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sonte në “Open”...
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, është shprehur se ...
Kreu i PD, Sali Berisha, i ftuar sonte në “Open”, mes ...
Pas rikthimit në krye të Partisë Demokratike, Sali Ber...
Deputeti Belind Këlliçi, ka folur për aferën e incener...
Kreu i PD, Sali Berisha, zbuloi se si do ta organizojë...
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, gjatë ...
kreu i PD, Sali Berisha, i ftuar këtë mbrëmje në emisi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zbuluar një bisedë që ka zhv...
“Do të jetë një stinë protestash”. Kështu u shpreh dep...
Kreu i PD, Sali Berisha, ka paralajmëruar hapur kryemi...
Një nga deklaratat më të forta të kreut të PD-së, Sali...
Kreu i Partisë Demokratike Berisha, është i ftuar mbrë...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka deklaruar se pro...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar protestën...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Dorian Teliti, dek...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...